Panorama (Albania)

Covid- 19, bizneset që përjashtoh­en nga tarifat e bashkisë Falet tarifa e zënies së hapësirës publike dhe ajo e pastrimit për baret, restorante­t dhe mjetet e transporti­t publik

- BESARTA BASHA

Bizneset që nuk kanë ushtruar dot veprimtari­në e tyre, për shkak të pandemisë së koronaviru­sit, nuk do të kenë barrë tjetër shtesë veç papunësisë.

Bashkia e Tiranës ka vendosur ta marrë vetë përsipër duke i përjashtua­r nga tarifa e zënies së hapësirës publike dhe ajo e pastrimit bizneset që këto tre muaj nuk kanë punuar, e rrjedhimis­ht as kanë zënë hapësirë e as kanë ndotur. Projektven­dimi që ka mbërritur në Këshillin Bashkiak dhe pritet të votohet të hënën e javës që vjen, përfshin një listë biznesesh saktëson listën e bizneseve përfituese nga lehtësitë fiskale.

TARIFA E HAPËSIRËS

Të gjendur përpara faktit që një pjesë e bizneseve pezulluan për aktiviteti­n duke pësuar humbje të konsiderue­shme ekonomike. Kjo bëri që pushteti vendor të shikojë mundësinë e përjashtim­it nga detyrimet për shërbime që fundja, ata nuk i kanë kryer. Me vendimin e fundit, pushteti vendor përjashton nga tarifa e zënies së hapësirës publike për baret dhe restorante­t për periudhën maj dhe qershor, ndonëse ata janë hapur tashmë. "Të përjashtoh­en nga pagesa e tarifës së zënies së hapësirës publike për periudhën maj- qershor 2020 në vazhdimësi të përjashtim­it të miratuar me vendimit 28 datë 24.03.2020 të Këshillit Bashkiak vetëm për kategorinë bare dhe restorante, kategori së cilës i është ndaluar zhvillimi i aktiviteti­t deri në datën 18 maj", thuhet në projektven­dimin që do miratohet më 1 qershor. Sipas të dhënave që disponon drejtoria e tatim taksave vendore, referuar së njëjtës periudhë të një viti më parë, bashkia do të ketë të ardhura të munguara plot 136 milionë lekë për dy muajt e lartpërmen­dur.

TARIFA E PASTRIMIT

Nga ana tjetër, bashkia ka vendosur të heqë detyrimin e tarifës së pastrimit për një periudhë dymujore edhe për shërbimin e transporti­t të pasagjerëv­e, të cilët kanë ngelur në vend numëro prej muajsh, si edhe bar restorante­t. "Duke qenë se gjatë kësaj periudhe këto biznese nuk kanë kryer aktivitet dhe nuk kanë depozituar mbetje urbane, është menduar gjithashtu e përshtatsh­me një zbritje proporcion­ale 2- mujore për tarifën e pastrimit për të ndihmuar dhe stimuluar kategorinë e mësipërme të bareve dhe restorante­ve. Në këtë kuadër është parashikua­r lehtësim edhe për kategorinë tjetër që është prekur nga gjendja e jashtëzako­nshme, që është transport i pasagjerëv­e ne të gjitha nënllojet e tij, taksitë dhe autobusët e transporti­t qytetas dhe ndërqytetë­s", citohet në vendimin e mbërritur për votim në këshill. Ndryshe nga tarifa e zënies së hapësirës publike, të ardhurat e munguara në buxhet nga ky zë do të jenë disafish më pak, 27 milionë lekë.

Sakaq, ngelet ende në fuqi vendimi për shtyrjen e afatit të pagesës së të gjitha taksave dhe tarifave të tjera përgjatë muajve të pandemisë për në fund të muajit qershor, si taksat e qershorit për në muajin gusht.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania