Panorama (Albania)

Vodhën mijëra euro, si u zbulua grupi që klononte kartat

Në pranga janë vënë tre persona, dy prej tyre nënë e bijë

-

Zbulohet grupi i Durrësit që klononte karta bankare dhe kryenin rezervime fiktive për shtetas të huaj, duke përfituar të paktën 84 mijë euro.

Nënë e bijë, pronare të një subjekti në zonën e plazhit, dhe bashkëpunë­tori i tyre janë vënë në pranga pasi mashtronin shtetas të huaj me karta të klonuara dhe u rezervonin atyre pushime fiktive në Durrës. Sipas burimeve zyrtare të Policisë së Durrësit, shtetasit me inicialet B. G., 43 vjeçe, S. G., 24 vjeçe ( nënë e bijë), dhe M. B., 31 vjeç, banues në Durrës, u arrestuan me urdhër të Prokuroris­ë së Durrësit. "Është finalizuar operacioni policor i koduar ' BOOKING', për goditjen e veprimtari­së kriminale në fushën e mashtrimit kompjuteri­k, ndërsa në pranga ranë 3 persona. Ata akuzohet se klononin karta bankare, kryesisht të shtetasve të huaj, duke përfituar shumën 84 mijë euro. Në kuadër të operacioni­t policor të koduar ' BOOKING', pas një hetimi disamujor u siguruan prova bindëse për veprimtari­në kriminale të 3 shtetasve, për të cilët Prokuroria urdhëroi ndalimin e tyre, konkretish­t: B. G., 43 vjeçe, S.

G., 24 vjeçe, dhe M. B., 31 vjeç, banues në Durrës. Nga hetimet e kryera dyshohet se këta shtetas, në bashkëpuni­m me njëri- tjetrin, kanë përfituar shumën 84.000 euro, nëpërmjet kartave të klonuara, duke mashtruar shtetas të huaj që kryenin rezervime në hotele për turizëm", bëri të ditur Policia e Durrësit.

HETIMI

Burime nga Policia e qytetit bregdetar thanë për gazetën "Panorama" se, pas një hetimi disamujor u siguruan prova bindëse për veprimtari­në kriminale të tre shtetasve, për të cilët Prokuroria urdhëroi ndalimin e shtetasve të mësipërm. Nga hetimet, rezultoi se nënë e bijë dhe bashkëpunë­tori i tyre, kartat e vjedhura në Itali i klononin këtu në vendin tonë, ndërsa kishin hapur një faqe fiktive duke reklamuar hotele luksoze dhe mashtronin shtetasit e huaj, të cilët rezervonin pushime. "Kartat e kreditit që i siguronin nga një bashkëpunë­tor në Itali, 31vjeçari i klononte këtu. Ndërkohë, nënë e bijë, që kanë nën administri­m një lokal modest në plazh, kishin hapur një faqe ' BOOKING', ku reklamonin hotele dhe ambiente luksoze, me anë të të cilave mashtronin shtetas të huaj, të cilët binin pre dhe rezervonin pushime", thanë burime nga grupi hetimit. Zbulimi i këtyre shtetasve u bë pas disa denoncimev­e të shtetasve të huaj, që kishin rënë pre e mashtrimev­e. Menjëherë kanë nisur hetimet mbi denoncimet e bëra dhe nga vëzhgimi disamujor nga ana e Policisë, u bë i mundur zbulimi i mashtruesv­e që kanë përfituar edhe një shumë të konsiderue­shme parash.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania