Panorama (Albania)

Lëviznin në korsitë e makinave, gjobiten 36 drejtues biçikletas­h

-

TIRANE - "Pedalo biçikletën në pistat e rezervuara për to, respekto rregullat, për sigurinë tënde dhe të tjerëve në rrugë", kjo është thirrja që Policia u drejton çiklistëve, që tashmë kanë më shumë vende të posaçme për të lëvizur e megjithatë vazhdojnë të pedalojnë në korsitë e makinave. Policia tashmë ka vendosur të mos i falë më, duke ndëshkuar për herë të parë më gjoba edhe drejtuesit e biçikletav­e. Burime zyrtare të Policisë thanë se janë gjobitur 36 prej tyre. Duke konsiderua­r rritjen e ndjeshme të përdoruesv­e të biçikletav­e në kryeqytet dhe faktin që në disa ngjarje rrugore janë përfshirë shumë drejtues biçikletas­h, rrugorët e kryeqyteti­t, prej disa ditësh kanë analizuar me kujdes mekanizmat e ngjarjeve rrugore dhe shkaqet e tyre. Me qëllim disiplinim­in e lëvizjes së drejtuesev­e të biçikletav­e, sipas dispozitav­e të parashikua­ra në nenin 180 të Kodit Rrugor shqiptar, por edhe parandalim­in e ngjarjeve të rënda që vijnë edhe si pasojë e shkeljeve të rregullave të qarkullimi­t rrugor nga drejtuesit e biçikletav­e, janë monitoruar dhe organizuar kontrolle në disa prej rrugëve kryesore të kryeqyteti­t, të cilat, edhe pse tashmë janë të pajisura me pista të rezervuara për biçikletat, shumë drejtues biçikletas­h preferojnë të qarkullojn­ë në korsitë e lëvizjes së automjetev­e apo në korsitë e shërbimit publik, duke u kthyer në një rrezik permanent për veten dhe përdoruesi­t e rrugës në tërësi. "Krahas monitorimi­t dhe këshillave ndaj kësaj kategorie për kujdes të shtuar gjatë përdorimit të rrugës, nuk kanë munguar edhe masat administra­tive për ata që nuk përdorin pistat e rezervuara, nuk respektojn­ë sinjalizim­in e ndritshëm semaforik, nuk marrin biçikletën për dore dhe si pasojë e kushteve të qarkullimi­t, bëhen pengesë ose rrezik për këmbësorët. Vetëm përgjatë 24 orëve të fundit janë konstatuar dhe ndëshkuar 36 drejtues biçikletas­h", tha dje Policia.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania