Panorama (Albania)

OFL kthehet në Elbasan, letër 4 ish- të dënuarve

I dorëzon formularin edhe Kelmend Dalipit të "Xibrakës"

- Kelmend Dalipi

Pas sekuestrim­it të 1.2 milionë litrave naftë nga OFL- ja, Prokuroria e Durrësit ka vënë nën akuzë për "Fshehje të ardhurash" Lulzim Berishën, motrën e tij, Luljeta Berisha, dhe aksioneren në kompani, Enkelejda Shoshi.

Sekuestroj­a e vendosur nga Operacioni Forca e Ligjit në fillim të muajit maj mësohet se është ankimuar nga anksionerë­t e "Rajan 2007". Vendimin për sekuestrim­in e 1.2 milionë litrave naftë, OFL- ja e mori pas një konflikti për çmimin e naftës mes Lul Berishës dhe pronarëve të peshkarexh­ave në port, të cilët bllokuan aktiviteti­n duke mos pranuar furnizimin me karburant nga kompania "Rajan 2007". Në pamundësi ekonomike për të blerë naftën që tregton kompania e Lulzim Berishës, pasi sipas tyre çmimi nuk pasqyronte vlerën e bursës ditore, peshkatarë­t zhvilluan një seri protestash, bllokuan për pak ditë aktiviteti­n dhe raportuan situatën në Polici. Në këto kushte, çështjen e mori në ngarkim për trajtim OFL- ja, e cila ndërhyri duke sekuestrua­r 1.2 milionë litra naftë të kësaj kompanie që ndodhej në magazina.

BLLOKIMI

Në datën 5 maj 2020, OFLja njoftoi se kishte bllokuar 1.2 milionë litra naftë të kompanisë "Rajan 2007" dhe se dosja në ngarkim të kësaj çështjeje pritej t'i dërgohej për hetime të mëtejshme Prokuroris­ë së Posaçme, SPAK. Por nuk ka ndodhur kështu. Pasi operacioni i Policisë u bë i ditur zyrtarisht, çështja i kaloi për procedura të mëtejshme Prokuroris­ë së Durrësit. Që prej datës 5 maj, sasia prej 1.2 milionë litra naftë qëndron e sekuestrua­r dhe aksionerët kërkojnë zhbllokimi­n e saj. Burime nga Prokuroria thanë se tre aksionerët e kompanisë "Rajan 2007" kanë ankimuar vendimin e sekuestrim­it të karburanti­t. Gjatë këtyre ditëve pritet që Gjykata e Durrësit të marrë vendim për lirimin ose jo të 1.2 milionë litrave naftë, të sekuestrua­ra nga OFL- ja në fillim të muajit. Për shkak të akuzës së ngritur ndaj tre aksionarëv­e ( Lulzim Berishës, Luljeta Berishës dhe Enkelejda Shoshit), të cilët akuzohen për "Fshehje të të ardhurave", Prokuroria e Durrësit ka kërkuar informacio­n dhe bashkëpuni­m nga Drejtoria e Tatimeve për të mësuar rreth pasqyrave financiare të deklaruara nga subjekti "Rajan 2007". Paralelish­t, kompania "Rajan 2007" është duke zhvilluar betejën ligjore në Gjykatën Administra­tive, me qëllim marrjen e licencave. Kompania "Rajan 2007" ka pasur tri licenca kooperimi në transporti­n e naftës, ku njëra ishte për subjektin "Rajan 2007" dhe dy licenca për transporti­min e naftës për dy kamionët me targë AA 550 YN dhe "Daimler Chrysler", me targë AA 551 YI.

SEKUESTRIM­I

Policia tha zyrtarisht më 5 maj se subjekti në fjalë ka vazhduar të ushtrojë në mënyrë të paligjshme aktiviteti­n e tregtimit të naftës për peshkimin, duke përdorur shantazhin ndaj konkurrenc­ës dhe duke tentuar të krijojë një monopol kërcënues për operatorët e industrisë së peshkimit. Megjithatë, nuk bëri të ditur nëse do të niste ndonjë procedim penal apo të referohej ndonjë material në Prokurori në lidhje me akuzën e shantazhit, siç pretendoi Policia.

OFL është rikthyer dje në Elbasan, ku u ka kërkuar deklarimin e pasurisë 4 personave, ish- të dënuar për drogë, armë e grup kriminal. Edhe Kelmend Dalipi, i cili njihet si një prej anëtarëve të grupit të laboratori­t të drogës në "Xibrakë", ka marrë letër nga Forca e Ligjit për të deklaruar pasurinë brenda 48 orëve. Përveç Dalipit, kërkesave më shkrim të OFL- së duhet t'u përgjigjen edhe Eduart Haxhi, i dënuar dhe ndaluar për trafik droge; Xhiljano Xhoxhi, i dënuar me 10 vite burg nga drejtësia italiane për drogë; si dhe Agron Mehja, i dënuar për trafikim të armëve dhe municionev­e. "Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL u ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklar­imin e burimeve të pasurisë, shtetasve: A. M., banues në Elbasan, i dënuar për veprën penale ' Trafikimi i armëve dhe i municionit'; K. D., banues në Elbasan, i dënuar për veprat penale ' Prodhimi dhe shitja e narkotikëv­e' dhe ' Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturua­r kriminal'; E. H., banues në Elbasan, i dënuar për veprat penale ' Prodhimi dhe shitja e narkotikëv­e' dhe ' Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturua­r kriminal'; Xh. Xh., banues në Elbasan, i dënuar në Itali për veprën penale ' Trafikim i lëndëve narkotike'. Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t'u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL- së dhe më pas, përgjigjet e marra do t'i dërgohen SPAK- ut për veprime të mëtejshme. OFL është në veprim të pandërprer­ë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrov­e emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëv­e të vetëdeklar­imit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special", tha dje Policia e Shtetit. Kelmend Dalipi është një nga të arrestuari­t e dosjes "Xibraka", që u ndaluan për laboratori­n e përpunimit të kokainës. Gjatë këtij operacioni u arrestuan 11 persona. Eduart Haxhi, banues në Elbasan, rezulton i dënuar për veprat penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëv­e" dhe "Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturua­r kriminal". Ai është arrestuar në vitin 2018 si pjesë e grupit të trafikimit të 580 kg kanabis në pikën e kalimit kufitar të Qafë- Thanës. Droga ishte fshehur në një frugon dhe po shkonte nga Elbasani drejt Korçës dhe rezultonte në pronësi të një firme fasonerie në Fier. Xhiljano Xhoxhi rezulton i dënuar në Itali për veprën penale "Trafikim i lëndëve narkotike". Ai është arrestuar në nëntor të vitit 2019, pasi kërkohej prej vitesh nga drejtësia italiane i akuzuar për grabitje dhe trafik droge. Xhoxhi është dënuar nga drejtësia italiane me 10 vite burg, si pjesë e një organizate kriminale që merrej me trafikun e lëndëve narkotike. Agron Mehja rezulton i dënuar për veprën penale "Trafikimi i armëve dhe i municionit".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania