Panorama (Albania)

Vetëvendos­je proteston një ditë para vendimit të Kushtetues­es

Ambasada e SHBA: Partitë të pranojnë çdo vendim të Gjykatës

-

Një ditë përpara shpalljes së vendimit të Gjykatës Kushtetues­e mbi të ardhmen e qeverisjes në Kosovë, Vetëvendos­je mban një protestë, me rregulla të distancës sociale, kundër vendimeve të Presidenti­t Hashim Thaçi për mandatarin e qeverisë.

Protesta është cilësuar nga opozitarët si një formë presioni ndaj Gjykatës Kushtetues­e. Nga ora 17: 00, të enjten, Lëvizja Vetëvendos­je ka paralajmër­uar se do të mbajë një "provë" proteste në sheshin e Prishtinës, një organizim dyorësh në kohë pandemie, me leje edhe nga Policia e Kosovës. Por ish- partia e Hashim Thaçit, PDK ( tashmë e drejtuar nga Kadri Veseli) dhe LDKja e Isa Mustafës, AAK- ja e Ramush Haradinajt dhe Nisma e Fatmir Limajt, e cilësuan tendencë për të bërë presion ndaj Gjykatës Kushtetues­e dhe shkelje të masave për Covid- 19. Thaçi ka zgjedhur për formimin e qeverisë, një emër nga LDK- ja, partia e dytë në zgjedhjet e 6 tetorit të vitit të kaluar, dhe Vetëvendos­je e ka cilësuar të padrejtë këtë, si dhe një shkelje të Kushtetutë­s. Vetëvendos­je kërkon zgjedhje të reja pas rrëzimit të saj nga një mocion mosbesimi të ngritur nga LDK, në kohën kur ishin ende partnerë koalicioni. Situata në Kosovë mbetet e paqartë, të paktën deri kur Kushtetues­ja të marrë një vendim, nëse vendi do të shkojë drejt zgjedhjeve të reja apo Avdullah Hoti i LDK- së do të vazhdojë me formimin e qeverisë së re. Këtë version të dytë, Vetëvendos­je ka deklaruar se nuk ka për ta pranuar. Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, dhe kreu i LDK- së kanë deklaruar se do ta pranojnë çdo vendim të Gjykatës Kushtetues­e. Po ashtu, edhe partitë e tjera, si AAK, të cilat tashmë kanë rënë dakord me Hotin për të qenë pjesë e qeverisë. Ndërsa nga Vetëvendos­je thonë se do të pranojnë vetëm atë vendim që do të jetë në përputhje me Kushtetutë­n. Palët e kundërta kanë akuzuar njëra- tjetrën për presion ndaj Gjykatës Kushtetues­e. Nga Gjykata janë ankuar për të dyja palët. Ndërsa disa analistë mendojnë se në Kosovë po bëhet një lloj puçi kundër qeverisë, Ambasada Amerikane ka bërë thirrje për të gjitha palët, që sido që të jetë vendimi i Gjykatës Kushtetues­e, ta pranojnë atë. "Ne besojmë se është kyçe për demokracin­ë kosovare që të gjitha partitë dhe institucio­net të respektojn­ë vendimet e Gjykatës Kushtetues­e", thuhet në një reagim.

 ??  ?? Albin Kurti
Albin Kurti
 ??  ?? Protestë e Vetëvendos­jes në kohë pandemie
Protestë e Vetëvendos­jes në kohë pandemie

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania