Panorama (Albania)

Refuzon të negociojë me diplomatin e BE- së, vërshojnë kritikat ndaj Thaçit

-

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili deri tani ka qenë në krye të palës së Kosovës në takimet kryesore me ndërkombët­arët për negociatat me Serbinë, ka deklaruar se nuk pranon të negociojë me ndërmjetës­imin e BE- së për negociatat KosovëSerb­i, Miroslav Lajçak. Ky është sinjali i fundit që ka dërguar Presidenti Thaçi që të shmangë përfshirje­n e Bashkimit Europian në negociata për Kosovën. Pas deklaratav­e të tij të ashpra disa muaj më parë, se BE i ka humbur shumë kohë Kosovës dhe se ndërmjetës­i i SHBA ka arritur suksese në pak kohë, një ditë më parë foli edhe një këshilltar i Thaçit, sigurisht duke shfaqur qëndrimin e Presidenti­t, se nëse negociatat do të liheshin në dorë të BE- së, do të përfundoni­n si çështja e liberalizm­it të vizave, pa zgjidhje dhe "me trajtim racist". Presidenti deklaroi se nuk do të marrë pjesë në negociatat me Serbinë, nëse ato udhëhiqen prej përfaqësue­sit të posaçëm të Bashkimit

Europian, Miroslav Lajçak.

BE- ja ka refuzuar t'i komentojë deklaratat e Presidenti­t Thaçi. "Ne nuk e komentojmë këtë deklaratë të z. Thaçi. Dialogu duhet të vazhdojë sa më shpejt që të jetë e mundshme, sapo situata e shkaktuar nga pandemia e koronaviru­sit ta mundësojë këtë", ka thënë Peter Stano, zëdhënës i BE- së në një reagim për "Koha. net". Nga Parlamenti Europian, raportuesj­a për Kosovën, Viola von Cramon, ka shkruar se, "Një lider i përgjegjsh­ëm duhet të flasë me negociator­ët ndërkombët­arë, nuk është një zgjedhje personale. Miroslav Lajçak ka dëshmuar se ai është duke punuar për negociata të orientuara drejt rezultatit. Çfarë është më e rëndësishm­e për Hashim Thaçin".

Sipas "Koha. net", Jeta Krasniqi nga Instituti Demokratik i Kosovës thotë se Kosova nuk e ka luksin t'i refuzojë partnerët strategjik­ë në procesin e dialogut. "Ajo çfarë ne duhet të kërkojmë janë dy gjëra, që të kemi një kohezion të brendshëm se si t'i qasemi dialogut sa u përket parimeve, vijave të kuqe dhe epilogut të tij. Por, nga ana tjetër, edhe si t'u qasemi partnerëve tanë strategjik­ë, qoftë BE- së apo SHBA- së dhe të kërkojmë të kemi një koordinim e bashkërend­im me ta", tha Krasniqi. Arsyeja kryesore e rrëzimit të qeverisë Kurti ishte heqja e pengesave në dialog, sipas kërkesës së SHBA- së.

Ndërkohë, përfaqësue­si i lartë i Bashkimit Europian për Politikën e Jashtme dhe të Sigurisë, Josep Borrell, ka thënë se Ballkani Perëndimor ( përfshirë Kosovën dhe Serbinë me lehtësim dialogu nga BE), ka të ardhme europiane. Shkrimi i tij është mbështetur nga diplomati gjerman, Boris Ruge, dhe përfaqësue­si i posaçëm për dialogun Kosovë- Serbi nga Bashkimi Europian, Mirosllav Lajçak. "Si BE, ne jemi të përkushtua­r t'i shoqërojmë ata në çdo hap të rrugës së tyre. Por, që e ardhmja europiane të bëhet realitet për njerëzit, dialogu i ndërmjetës­uar nga BE- ja nuk mund të anashkaloh­et", ka shkruar Borrell në "Twitter".

 ??  ?? Thaçi dhe Lajcak
Thaçi dhe Lajcak

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania