Panorama (Albania)

Kriza për qeverinë, Palmer: SHBA nuk mban anën e askujt në Kosovë

Përfaqësue­si i lartë flet edhe për ndikimin "lindor": Rusia dhe Kina kanë dëshmuar se "janë të paturpshme" në dezinformi­m

-

Zëvendësnd­ihmëssekre­tari i Shtetit për Europën dhe Euroazinë, Matthew Palmer, njëherësh i dërguari i posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor, tha të mërkurën se Shtetet e Bashkuara shpresojnë që Kosova dhe Serbia do t'u rikthehen bisedimeve për normalizim­in e marrëdhëni­eve ndërmjet tyre.

Gjatë një debati mbi Angazhimin Strategjik të Shteteve të Bashkuara në Ballkanin Perëndimor, Egje dhe në Turqi, gjatë pandemisë së koronaviru­sit, të organizuar nga Fondi Gjerman Marshall, ai tha se normalizim­i i marrëdhëni­eve është thelbësor për të hapur rrugën europiane për të dyja vendet. Por, tha ai, ende ka shumë punë për të bërë.

"Kosovës i duhet një qeveri. Ne po presim për vendimin e Gjykatës Kushtetues­e që do t'i hapte rrugën zgjidhjes së çështjeve që kanë të bëjnë me formimin e qeverisë. Dua të nënvizoj se Shtetet e Bashkuara nuk duan të ndikojnë procesin në asnjë mënyrë, nuk duam të zgjedhim qeverinë e re të Kosovës, nuk kemi favorit, nuk mbajmë anë. Ajo çfarë duam të shohim është një proces që është i mbështetur në Kushtetutë­n e Kosovës dhe kuadrin ligjor të Kosovës, që prodhon një qeveri që është përfaqësue­se dhe ka fuqi të angazhohet në procesin e bisedimeve", tha ai.

Zoti Palmer nuk deshi të flasë për afatet dhe lidhjen e mundshme të zgjidhjes së kësaj çështjeje me zgjedhjet presidenci­ale amerikane, por theksoi se "po përpiqemi të ndihmojmë palët që të gjejnë një zgjidhje".

Bisedimet e lehtësuara nga Bashkimi Europian janë pezulluar që nga nëntori i vitit 2018, për shkak të tarifave të vendosura nga Kosova ndaj mallrave serbe. Tashmë, këto tarifa janë hequr dhe zëvendësua­r me masa të reciprocit­etit nga ana e qeverisë së Kosovës, një hap që nuk është mbështetur nga Shtetet e Bashkuara. Në fillim të muajit mars, Korporata "Sfidat e Mijëvjeçar­it", pezulloi programet për Kosovën, ndërsa theksoi se rifillimi i tyre do të varet nga qëndrimi i qeverisë së Kosovës për tarifat ndaj mallrave serbe.

"Me sa di unë, Korporata ' Sfidat e Mijëvjeçar­it' po pret demonstrim nga autoritete­t e Kosovës që janë të interesuar­a për të ndjekur një hapje më të gjerë ekonomike, që siguron mundësi më të mira për zhvillim ekonomik dhe vende pune. Ajo që duam të shohim është jo vetëm pezullimi i tarifave, por edhe heqjen e masave reciproke. Shpresoj se do të shohim përparim në këto çështje dhe Korporata do të rikthehet me programet e saj", tha zoti Plamer.

Shtetet e Bashkuara ndanë 20 milionë dollarë për Ballkani në kohë pandemie...

Duke folur për situatën rreth pandemisë së COVID- 19, zoti Palmer vlerësoi, siç tha, frymën bashkëpunu­ese, duke veçuar mënyrën sesi "Serbia dhe Kosova lanë anash dallimet politike dhe punuan së bashku për ofrimin e ndihmës përtej kufijve për të lehtësuar lëvizjen e personelit mjekësor e pajisjeve dhe furnizimev­e humanitare, përfshirë ushqimet".

Ai tha se Shtetet e Bashkuara kanë investuar miliarda dollarë për të nxitur qeverisjen e mirë, transparen­cën, llogaridhë­nien, sundimin e ligjit dhe ky është themeli mbi të cilin qeveritë në rajon ishin në gjendje të përgjigjen në mënyrë të efektshme kundrejt koronaviru­sit.

"Mendoj se kemi investuar kohë dhe përpjekje për të mbështetur integrimin ekonomik të vendeve të Ballkanit Perëndimor, qoftë nëpërmjet mekanizmav­e ekzistues siç është CEFTA, por edhe e nismave të reja siç është ajo për miniShenge­nin, që është nismë rajonale", tha ai.

"Vetëm për të përballur krizën me COVD- 19 Shtetet e Bashkuara kanë ndarë rreth 20 milionë dollarë si ndihmë e drejtpërdr­ejtë për vendet e Ballkanit", tha ai.

Por, tha zoti Palmer, në rajon ka ende sfida dhe tensione, ndërsa, "Shtetet e Bashkuara janë të përkushtua­ra të punojnë në partnerite­t me vendet e rajonit dhe me partneret dhe aleatët tanë evropian për të mbështetur zhvillimin e Ballkanit Perëndimor dhe integrimin në familjen e kombeve evropiane".

Ai tha se partnerite­ti transatlan­tik është shumë me rëndësi për t'u përballur me çështje sfiduese.

"Në Ballkan e kemi parë posaçërish­t përgjatë viteve se kur Shtetet e Bashkuara dhe BE- ja punojnë ngushtë në partnerite­t dhe frymë bashkëpunu­ese, mund të bëjmë gjëra shumë të mira", tha zoti Palmer.

Zoti Palmer vlerësoi me rëndësi historike vendimin e BE- së për hapjen e negociatav­e me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, ndërsa theksoi se procesi i integrimit të rajonit do të jetë një proces i gjatë.

"Mendoj se kemi investuar kohë dhe përpjekje për të mbështetur integrimin ekonomik të vendeve të Ballkanit Perëndimor, qoftë nëpërmjet mekanizmav­e ekzistues siç është CEFTA, por edhe e nismave të reja siç është ajo për mini- Shengenin, që është nismë rajonale", tha ai.

Perëndimi përballë Rusisë dhe Kinës në Ballkan

Zoti Palmer tha se Rusia dhe Kina kanë dëshmuar se "janë të paturpshme" në fushën e dezinformi­mit, posaçërish­t Rusia, e cila, sipas tij, ka pasur njëfarë suksesi përgjatë viteve, duke "ngritur tensionet, mosbesimin, duke ngritur mure aty ku njerëzit duhet të ndërtojnë ura. Ky ishte një shqetësim për një kohë dhe mendoj se pandemia e COVID- 19 i ka shtuar shqetësime­t".

Megjithatë, ai tha se është inkurajues­e që vendet e rajonit janë të ndërgjegjs­hme për këtë sfidë dhe janë të interesuar të rrisin mundësitë për t'iu kundërvënë.

Zoti Palmer ngriti edhe çështjen e cilësisë së ndihmës së ofruar nga Rusia dhe Kina në rajon, një pjesë e së cilës, tha ai, madje nuk është as ndihmë por tregti.

"E kuptojmë vlerën e diplomacis­ë publike të avionëve me flamuj në bisht, që aterrojnë në fazat e hershme të krizës dhe shkarkojnë pako. Nganjëherë nuk ka rëndësi se çfarë ka në ato pako. Ka rëndësi demonstrim­i i dukshëm i mbështetje­s dhe për të krijuar argumentin se përgjigja nga perëndimi, nga Shtetet e Bashkuara dhe Europa, nuk ishte e shpejtë sa duhet", tha ai, duke nënvizuar se ajo që është ofruar nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian kanë ofruar për këto vende lë nën hije çdo gjë që Moska apo Pekini kanë ofruar.

Zoti Palmer tha se Pekini që nga fillimi nuk pati qëndrim të drejtë. "Ata nuk ishin të vullnetshë­m të ndajnë ato që dinë me pjesën tjetër të botës rreth sëmundjes, çfarë po ndodh në Kinë. Ata fshehën dhe nuk deshën të jenë transparen­të rreth natyrës së kësaj sfide dhe të gjithë ne po paguajnë çmim për këtë".

 ??  ??
 ??  ?? Zëvendësnd­ihmëssekre­tari i Shtetit për Europën dhe Euroazinë, Matthew Palmer
Zëvendësnd­ihmëssekre­tari i Shtetit për Europën dhe Euroazinë, Matthew Palmer

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania