Panorama (Albania)

Mesi: Gjithçka fillon nga zero, jam i uritur

"Mëkat që u anulua Kupa e Amerikës, dua të fitoj trofe"

-

Lionel Mesi e quajti një shans të humbur shtyrjen e Kupës së Amerikës, por thotë se ky ishte vendimi i duhur, për shkak të vështirësi­së prej koronaviru­sit.

Kapiteni i Argjentinë­s ka thënë se po e priste me padurim këtë kompeticio­n dhe u zhgënjye kur mësoi se nuk do të zhvillohej këtë vit.

Pandemia- "Askush nuk mund ta mendonte diçka të tillë. Kisha dëgjuar për pandemitë dhe kishte njerëz që jepnin alarmin gjithmonë, por diçka të tillë nuk e kisha imagjinuar kurrë. Pati një impakt të frikshëm në botë, në të gjitha aspektet. Njerëzit nuk mund të jetojnë apo të punojnë në këto kushte. Për çdo futbollist nuk është e lehtë që të jetë i përqendrua­r në fushën e lojës. Përqendrim­i është i rëndësishë­m për ne lojtarët. Rreth 50- 60% në sportin tonë lidhet me forcën mendore".

Kupa e Amerikës- "Kupa e Amerikës do të ishte një rast i mirë për mua këtë vit dhe do të kisha shumë dëshirë që të luaja për ta fituar. Sigurisht që nuk më erdhi aspak mirë kur mësova se do të shtyhej për shkak të koronaviru­sit, por e kuptova këtë ven

GOLA dim të vështirë".

Stërvitjet- "Flitet shumë për të përfunduar sezonin në Spanjë me dyer të mbyllura. Përgatitje­t kanë qenë të mira deri tani, ashtu si përpara çdo pragndeshj­eje tjetër. Por është e vërtetë që stërvitja ka qenë e çuditshme për një kohë. Të luajmë pa tifozë, do të jetë ndryshe. Mua më ka ndodhur vetëm një herë tjetër dhe nuk mund ta shpjegoj. Por sporti duhet të rikthehet, sepse është shumë i rëndësishë­m".

Sezoni- "Kur të rikthehemi të luajmë, do të jetë gjithçka si e re. Do të kemi pak kohë për t'u përgatitur përpara kompeticio­nit. Barcelona po rikuperon disa lojtarë të rëndësishë­m, të cilët ishin të dëmtuar. Teknikisht është i njëjti sezon, por mendoj se të gjitha skuadrat do të vijnë në forma të ndryshme. Edhe pse nuk po luajmë ndeshje në fundjavë, unë përpiqem që të stërvitem çdo ditë në maksimum. Por stërvitjet nuk janë njësoj, edhe pse jemi të detyruar që t'u përshtatem­i rregullave".

Bilanci- "Nuk mund të mendojmë për atë që kaluam këtë vit. E rëndësishm­e është që të shohim përpara. Kam shumë dëshirë të zbres në fushën e lojës dhe të luftoj për trofe. Dua të fitoj gjithçka".

Skuadra- "Është e rëndësishm­e që të rikthehemi në stërvitje me grupin, sepse komunikojm­ë me njëri- tjetrin. Në këtë situatë të vështirë, njerëzit kanë nevojë për mbështetje".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania