Panorama (Albania)

Pesë muaj në malore, Ibra në Suedi të meditojë të ardhmen

-

Një garë me pengesa, si ato që kapërcen pela e tij "Dieni e madhe". Problemi qëndron te Zlatani, që nuk i priste kaq shumë vështirësi në aventurën e tij të dytë kuqezi, por nuk është kjo arsyeja përse dje ka vendosur të kthehet në Suedi. Sulmuesi është kthyer në vendlindje e nuk do të rikthehet përpara së hënës, teksa të enjten tjetër e pret vizita e radhës për të monitoruar gjendjen e dëmtimit në pulpë. Në pesë muaj, në fakt, kanë ndodhur shumë gjëra e ku dëmtimi është i fundit i një liste të gjatë. Suedezi e sheh gjendjen aktuale dhe e di se nuk është i njëjti Milan me atë që kishte pranuar pesë muaj më parë. Në dhjetor ishin Maldini e Boban ata që e bindën, por pas kroatit tashmë rrezikon edhe italiani. Ardhja e Rangnikut është vetëm një "shtesë" e çdo ditë Ibra bindet se situatat nuk janë menaxhuar si duhet. Nën akuzën ka përfunduar Ivan Gazidhisi, që duke ndryshuar përsëri trajner, do të tentojë revolucion­in e radhës te "Djalli". Takimi me administra­torin duhet të ndodhë në fund të sezonit me 38- vjeçarin, që thuhet se do të kërkojë më shumë se një prezantim të thjeshtë të atij që pritet të jetë projekti i ri. Boban e Maldini i kishin premtuar rinovimin e kontratës dhe garanci teknike, por tashmë gjithçka ka ndryshuar. Pandemia ka ndikuar jo pak, por fakti që qëndroi në Suedi për t'u stërvitur në liri të plotë, nuk ishte shkaku i vetëm i largësisë së tij. Ai ka menduar dhe reflektuar, por dëmtimi i çon bisedimet me klubin në kohë shtesë. Nëse pranon të qëndrojë, do të ketë nevojë për garanci, që do të jetë përsëri një pikë kyçe në ekip. "Nëse nuk të pëlqejnë fituesit, atëherë mos luaj me ta", ishte mesazhi që dërgonte pak javë më parë nga rrjetet sociale. Në një situatë të rënduar në aspektin moral, rinisja e sezonit dukej mënyra më e mirë për të kapërcyer pengesat, teksa objektivi i parë për fushën ishte ndeshja e kampionati­t me Juven, që me gjasë do të luhet në mesin e korrikut.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania