Panorama (Albania)

Duka: Presim qeverinë për Superioren, në qershor vendosim për Champions- in

-

Edhe një herë tjetër, në një prononcim për mediat e huaja, presidenti i FSHF- së ka deklaruar se futbolli në Shqipëri pret përgjigjen e qeverisë për rifillimin. Armand Duka, edhe në cilësinë e anëtarit të Komitetit Ekzekutiv të UEFA- s, krahas situatës në vendin tonë, ka folur edhe mbi vendimet që do të ndërmarrë UEFA dhe për mënyrën se si do të mund të përcaktohe­t pjesa e mbetur e ndeshjeve të Ligës së Kampionëve. "Do të ndërmarrim një vendim se si do të përfundojn­ë kompeticio­net europiane edhe se kur do të jetë dita përfundimt­are për mbarimin e kampionate­ve", është shprehur Armand Duka, në cilësinë e anëtarit të Komitetit Ekzekutiv të UEFA- s. PROPOZIMI I FIFA- s Duka ka treguar se çfarë është propozuar nga FIFA në lidhje me kontratat e futbollist­ëve që përfundojn­ë në qershor. "FIFA ka propozuar që të shtyhet përfundimi i kontratave të futbollist­ëve për shkak të situatës emergjente. Tani ky sugjerim duhet të merret parasysh nga federatat e ndryshme të futbollit", është shprehur Duka. KAMPIONATE­T DHE CHAMPIONS- i Gjatë fjalës së tij, ai ka shpjeguar se çfarë do të ndodhë në Komitetin Ekzekutiv të UEFA- s, në lidhje me kampionate­t europiane dhe kampionate­t kombëtare në vende të ndryshme të Europës. "Më 17 qershor do të marrim një vendim se si do të përfundohe­n garat europiane dhe cila do të jetë dita e fundit kur duhet të përfundojn­ë kampionate­t. Një ide që po vlerësohet është zhvillimi i çerekfinal­eve të Ligës së Kampionëve me ndeshje teke dhe luajtja e gjysmëfina­leve dhe finales në Stamboll. Vendimi do të merret në 17 qershor", tha më tej ai. SITUATA NË SHQIPËRI

Presidenti i FSHF- së ka komentuar se çfarë ndodh me futbollin në vendin tonë, duke kujtuar edhe një herë se gjithçka varet nga qeveria. "Të gjitha skuadrat po stërviten. Presim të fillojë kampionati më 3 qershor. Po presim një përgjigje pozitive nga qeveria shqiptare. Në protokolli­n tonë, nëse një lojtar preket me COVID- 19, karantinoh­et vetëm ai dhe jo i gjithë ekipi në të cilin ai luan", ka deklaruar presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, si dhe anëtari i Komitetit Ekzekutiv të UEFA- s, Armand Duka.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania