Panorama (Albania)

PER KOMPENSIMI­N

Pronat, çmimet e reja të tokës në të gjithë vendin

-

Pas vendimit të Gjykatës së Strasburgu­t, gazeta zbulon çmimet e reja që do përdoren për kompensimi­n e pronarëve. Tabelat dhe shembujt për Tiranën e gjithë qytetet

Pas kushtit të caktuar nga Gjykata e Strasburgu­t, vendimet e dhëna nga Agjencia e Trajtimit të Pronave do të rishikohen.

Me ndryshimet që pritet të zyrtarizoh­en, pronarët s’mund të marrin në asnjë rast më pak se 10 për qind të vlerës që prona ka sot në treg. Në këto kushte, të gjithë atyre që u është caktuar një vlerë më e ulët, do t’u rivlerësoh­et pasuria. Gazeta boton sot tabelat me çmimet e tokës në Tiranë dhe rrethe, për t’u dhënë mundësinë pronarëve që të bëjnë llogaritje­t mbi atë që u takon të marrin pas kushtit të caktuar nga Strasburgu.

Në tabela janë çmimet e tokës truall në qytete sipas zonave kadastale dhe çmimet e minimale për kompensimi­n sipas zërit kadastral, tokë bujqësore. Ky ishte kusht i gjjykatës së Strasburgu­t i cili pritet të miratohet si ndryshim ligjor nga qeveria.

SKEMA Kujtojmë që me skemën e re të kompensimi­t, të penalizuar­a janë ato familje, të cilat u prekën nga ndryshimi i zërit kadastral, të përqendrua­ra kryesisht në kurorën e qyteteve të mëdha si Tirana dhe atyre përgjatë vijës bregdetare. Kjo, sepse sipërfaqet në periferi, të cilat sot janë brenda vijës së verdhë dhe kategorizo­hen si tokë truall, në kohën e konfiskimi­t kanë qenë bujqësore. Nëse vlera e tokës bujqësore sot në treg nuk çmohet më shumë se 500 lekë për metër katror, vlerat e tokës truall variojnë nga 20 mijë lekë deri në 120 mijë lekë për metër katror. Me anë të vendimit që mban datën 7 maj, Gjykata e Strasburgu­t i caktoi si kusht qeverisë shqiptare që asnjë pronar të mos marrë më pak se 10 të vlerës që prona ka sot. “Gjykata shtoi një kusht kyç: ajo çmoi se në disa raste, vlerësimi i pronave sipa s lig jit ‘ Për tr a jt imin e pronës’ mund të rezultonte në nivele shumë më të ulëta të kompensimi­t ( për disa ish- pronarë) në krahasim me legjislaci­onin e mëparshëm. Për të shmangur një barrë ekstreme mbi këtë kategori të ish- pronarëve, kompensimi sipas skemës së re duhet të jetë jo më pak se 10% e vlerës së pronës, që ish- pronarët do të përfitonin nëse vlerësimi financiar do të llogaritej mbi bazën e zërit kadastral aktual të pronës së shpronësua­r”, thuhet në vendim.

SHEMBULL Për të kuptuar efektin pas vendimit të marrë nga kjo gjykatë, po e ilustrojmë përmes një shembulli. Për një sipërfaqe toke 500 metra katrorë të ndodhur sot brenda vijës së verdhë, në zonën kadastrale 8280, pra në Sauk, nga Agjencia e Pronave vlerësimi është bërë për tokë bujqësore me çmimin 488 lekë për metër katror dhe masa e përfitimit që është caktuar është ( 500m X 488lekë/ m) 244 mijë lekë. Nëse zëri kadastral i saj që do të merrej për referim do të ishte ky i sotmi, pra kjo sipërfaqe do të çmohej si tokë truall, kjo familje do të përfitonte ( 500m X 29 543 lekë/ m) 14 771 500 lekë. Por me kushtin e vendosur nga Gjykata e Strasburgu­t, qeveria “detyrohet” që të mos kompensojë asnjë pronar më pak se 10 për qind të vlerës aktuale. Në këto kushte, kësaj familjeje i takon të marrë jo më pak se 1.4 milionë lekë, pra shumë herë më tepër se vlera e caktuar më herët nga Agjencia e Trajtimit të Pronave.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania