Panorama (Albania)

Rindërtimi pas tërmetit në Tiranë, sa do përfitojnë banesat e dëmtuara

-

Në kuadër të masave të marra për përballimi­n e pasojave të fatkeqësis­ë natyrore, Bashkia Tiranë, si organ përgjegjës në zbatim të kompetenca­ve të qeverisë, është angazhuar për procesin e rindërtimi­t në nivel lokal. Për të bërë një ndarje sa më të drejtë, ka hartuar një udhëzues që unifikon procedurën e menaxhimit të aplikimeve në lidhje me grantin për rikonstruk­sionin e banesave të dëmtuara.

Kështu, udhëzuesi përcakton që shtëpitë individual­e ose banesat e të cilëve kanë pësuar dëmtime thelbësore deri në të mëdha, që konsistojn­ë në çarje të moderuara në strukturë ose çarje të mëdha në mure ndarëse dhe mbushëse, ose dëmtim i mureve ndarëse dhe perimetral­ë, të përcaktuar nga akt- ekspertiza e thelluar, nuk mund të përfitojnë më shumë se 500 mijë lekë. Banesat me dëmtime të lehta strukturor­e marrin jo më shumë se 250 mijë lekë, ndërsa shtëpitë që nuk kanë dëmtim strukturor të dukshëm ose të papërfills­hëm nuk mund të përfitojnë zhdëmtim më të lartë se shuma 100 mijë lekë. Nga ana tjetër, janë përcaktuar qartë edhe kategoritë që nuk përfitojnë nga granti i qeverisë që ndahet përmes bashkive. Konkretish­t, individi ose familja që ka në pronësi më shumë se një banesë, ndonëse mund të jenë të dëmtuara, nuk përfiton. Po ashtu, edhe ndërtesat e paligjshme brenda të njëjtës ndërtesë nuk përfitojnë, pasi dëmi ka ardhur si pasojë e gabimit në projektimi­n apo ndërtimin e ndërtesës së kryer prej vetë subjektit, që njëkohësis­ht është edhe pronar.

Aplikimi për të përfituar nga nënprogram­i i grantit të rikonstruk­sionit bëhet me dy faza. Në fazën e parë, aplikantët paraqesin kërkesën e tyre së bashku me dokumentet e kërkuara. Në fazën e dytë të aplikimit, përfshihen vetëm ata/ o individë/ familje që janë përzgjedhu­r për t'u trajtuar nga ky nënprogram. Me pak fjalë, kushdo që ka dëm të dukshëm në banesë, vlerësuar edhe nga akt- ekspertiza, mund të jetë përfitues potencial nga granti për rindërtim. Pas plotësimit të formularëv­e dhe dokumentac­ionit të kërkuar në këtë kre, Njësitë Administra­tive/ Lagjet përkatëse i përcjellin ato në Bashkinë Tiranë, pranë Drejtorisë së Përgjithsh­me të Shërbimeve Sociale, e cila realizon procesin e seleksioni­mit të formularëv­e. Në varësi të statusit të shkallës së dëmtimeve, aplikimet e klasifikua­ra merren në shqyrtim për fazën e dytë dhe finale, që përcakton fituesit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania