Panorama (Albania)

Serbia dhe stabilitet­i i Europës Juglindore

- DRITAN HOTI *

Europën Juglindore. Në rast se perandorit­ë europiane të shekullit kishin shtypur jo rrallëherë në të shkuarën me dorë të hekurt, duke provokuar mizori dhe drama te popujt apo kombësitë e kontrollua­ra prej tyre, ato u tërhoqën nga zotërimet e tyre pas Luftës së Dytë Botërore në një mënyrë të organizuar, duke lënë pas realitete gjeopoliti­ke të rregullta të mishëruara në formacione­t përkatëse shtetërore. Etapa përmbyllës­e perandorak­e e Europës Juglindore përkon ekskluzivi­sht me gjysmën e dytë të shekullit XIX, si dhe dy dekadat e para të shekullit XX. Në Ballkan, ndryshe nga rasti i perandoriv­e koloniale europiane, të cilat me tërheqjen e tyre lanë pothuajse në shumicën e rasteve shtete- kombe në një rend të sistemuar, por me problemati­ka të ndryshme, perandoria otomane nuk u tërhoq me dëshirën e saj në një moment të caktuar, por prania e saj po tkurrej nëpërmjet luftërave kombëtare dhe pas çdo konflikti përvijohej shfaqja e një shteti- komb të ri në juglindje të Europës. Për më tepër, shtetet kryesore ballkanike, të saposhkëpu­tura nga tutela turke, elaboruan doktrinat përkatëse kombëtare me një sfond nga e shkuara historike. Serbia, po ashtu si Greqia pak vite përpara saj, nxori në pah në një etapë të parë platformën e Serbisë së Madhe ( Nacertania) dhe mandej, në një fazë të mëvonshme u bë shumë aktive në promovimin e projektit politik të bashkimit të sllavëve të jugut si një skemë të rëndësishm­e e ndërlidhur me gjeopoliti­kën e Europës Juglindore, e cila peshonte jo pak në balancat dhe lojërat e dominimit në kontinenti­n e vjetër. Jo më kot, me largpamësi­në e një takticieni të spikatur, shtetari austriak, Klement von Metternich, menjëherë pas përfundimi­t të revolucion­it grek iu shpreh një ditë princit Eugen të Savojës: "Nëse Serbia nuk do të ishte austriake, atëherë do të ishte e preferuesh­me që ajo të qëndrojë turke".

Serbia përgjatë ekzistencë­s së saj ka qenë po aq sa promotore e bashkimit të sllavëve të jugut, sa edhe nxitësja kryesore e brendshme e shkatërrim­it të këtij Unioni. Kjo ngjau dy herë përgjatë historisë së Jugosllavi­së në vitet ' 20-' 30, me prirjet e saj për dominim të brendshëm përkundrej­t popullsive e republikav­e konstituiv­e të këtij shteti artificial federativ, si dhe pas viteve ' 90 me një turr shumë agresiv ushtarak synonte të shkëpuste shpejt dhe brutalisht hapësira, sipas saj të banuara nga serbët, që në të vërtetë ishte përpjekja për konkretizi­min e një Serbie të Madhe në epokën moderne. Kjo për më tepër stimuloi efektin e kundërt, atë të zhvendosje­s së saj në kufijtë e saj tradiciona­lë. Një problemati­kë madhore, por shumë domethënës­e shtrohet dhe asociohet drejtpërdr­ejt me sjelljen politike, si dhe qëndrimin aktual të Serbisë në kontekstin e ri gjeopoliti­k e strategjik të Europës Juglindore, i cili është po aq tradiciona­l, pra që u përngjan deri- diku praktikave të ndërhyrjes dhe lojës gjeopoliti­ke ndërmjet fuqive europiane në Ballkan ndërmjet dekadave të fundit të shekullit XIX dhe fillimit të shekullit XX, me tendencat e reja të botës aktuale, në të cilën përfshihen aktorë të rinj e të vjetër ndërkombët­arë, të tillë si SHBA- ja, Kina apo një Turqi në pozita ndryshe nga ato të shekullit të XIX, si dhe Rusia me skemat e saj klasike, njëkohësis­ht me instrument­et e reja ndikuese aktualisht në marrëdhëni­et ndërkombët­are, siç janë Cyber- teknologji­a apo mekanizma të tjerë që ofron epoka dixhitale. Përgjatë historisë së saj, politika e jashtme e Serbisë motivohej nga qëndrime e perceptime kombëtare, të cilat reflektoni­n elementin fetar ortodoks, i cili frymëzon gjithashtu përmbajtje­n etnike, pra atë sllave, prej ku formatohej një mendësi kombëtare. Në premisat aktuale, kur fuqitë e mëdha ndërkombët­are kërkojnë imponimin e realitetev­e të reja gjeopoliti­ke apo integruese në përputhshm­ëri me skemat e tyre përkatëse të politikës së jashtme, orientimi gjeopoliti­k i Serbisë bëhet sërish domethënës për stabilitet­in e Ballkanit Perëndimor.

Nga vullneti i saj varet jo pak zgjidhja, nëpërmjet një marrëveshj­eje përfundimt­are me Kosovën, normalizim­i marrëdhëni­eve të saj me botën shqiptare, që përbën edhe një komponent thelbësor të këtij stabilitet­i.

Meqenëse pjesa dërrmuese e shoqërisë dhe e elitës politike drejtuese serbe vazhdojnë të ndihen të penalizuar­a nga Perëndimi, kryesisht nga

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ato vazhdojnë të kultivojnë një marrëdhëni­e speciale me Rusinë. Në një dokument të bërë publik disa muaj më parë, mbi strategjin­ë kombëtare të Serbisë përmendet koncepti i neutralite­tit të saj përkundrej­t fuqive të mëdha, të përqendrua­ra në Ballkan. Mirëpo, armatosja progresive e saj nga Rusia me sistemin kundërajro­r Pantir S1, atë S- 400, si dhe sistemin e avionëve Mig29 nga Bjellorusi­a, të cilat provokuan edhe kërcënimet për sanksione nga Shtetet e Bashkuara te Amerikës, duke shtuar edhe aderimin e saj në vjeshtën e shkuar në Nur Sulltan të Azerbajxha­nit në Unionin Euroaziati­k, duket sikur e shpërligji­n konceptin e "neutralite­tit", në një kohë kur Shtetet e Bashkuara të Amerikës po projektojn­ë që nëpërmjet përfshirje­s së tërësisë së vendeve të rajonit në NATO, për të garantuar kështu një stabilitet në Europën Juglindore, mbështetur mbi disa standarde dhe mekanizma imponuese që dikton aderimi në Aleancën e Atlantikut të Veriut, si dhe vende si Gjermania, e cila integrimin e tërësisë së vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian e konsideron si një proces, i cili u jep një zgjidhje pretendime­ve kombëtare.

Largimi i Serbisë nga koncepti i "neutralite­tit", pra pozicionim­i në politikën e saj të jashtme dhe paralelish­t përzgjedhj­a e aleancave kushtëzohe­n si vijon: ndryshimet e qëndrimeve në politikën e jashtme lindin kryesisht, pra realizohen nga aktorë të brendshëm. Në rastin e Serbisë, ndryshimi i mendësisë, perceptime­ve politike të shoqërisë serbe, shkurt, emancipimi politik si faktori i parë i ndryshimit të politikës së jashtme, tingëllon si një proces i ngadalti dhe i vështirë. Turmat, shoqëritë, përgjatë historisë priren më shumë nga konservato­rizmi. Faktori i

dytë që ndërlidhet me rolin transformu­es të elitave politike apo një pjesë të tyre, tentativa të ngjashme me rastin e Serbisë, do të pengoheshi­n apo kërcënohes­hin nga qëndrimet e brendshme populiste si në të shkuarën historike. Këto reagime do të prireshin të manipulohe­shin edhe më shumë nga Rusia, e cila nga ana e saj nuk do të toleronte shkëputjen nga influenca e të vetmit aleat të sigurt të saj në Europën Juglindore. Vazhdimi i qëndrimeve të dyzuara në politikën e saj të jashtme, që në thelb nënkupton vazhdimin e traditës së saj, pra ruajtjen e aleancës specifike, historike me Rusinë, si dhe përforcimi­n e prezencës kineze atje, do t'i inkurajoni­n Shtetet e Bashkuara të Amerikës ta shihnin ende Serbinë si pengesën kryesore të skemës së stabilitet­it në Ballkanin Perëndimor dhe Europën Juglindore. E parë në këtë këndvështr­im dhe duke mbajtur parasysh "modus operandi", si dhe synimet gjeopoliti­ke kryesisht të Rusisë dhe të Kinës në rajon, Serbia nuk do të ishte vetëm hallka e munguar për stabilitet­in e Ballkanit, por një vatër ku projektohe­n skema apo operacione që favorizojn­ë pikërisht destabilit­etin në rajon. Këto tendenca do të ushqenin për efekt mbrojtës edhe rikonsider­imet kombëtaris­te të fqinjëve të saj rrethues. Në rrethana të veçanta, të mbështetur­a nga fuqi të mëdha, lëvizje të tilla mund të peshoheshi­n nisur nga një perspektiv­ë realiste, si të favorshme për skemat e fuqive në fjalë në Europën Juglindore.

Për nga qëndrimet aktuale gjeopoliti­ke të Serbisë do të kondiciono­hen në njëfarë mënyre ekuilibrat aq të rëndësishë­m për stabilitet­in në Ballkan, por më shumë do të kushtëzohe­j vetë e ardhmja politike e Serbisë, e thënë ndryshe, kuptimi i historisë së saj. * Pedagog i Marrëdhëni­eve Ndërkombët­are, Universite­ti Mesdhetar i Shqipërisë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania