Panorama (Albania)

TË QUASH VETEN ME FAT, TË KESH JETUAR NË KOHËN E DRITËROIT

-

Për Dritëro Agollin, fjalët, si për gjithë të mëdhenjtë, thonë pak. Unë kam luajtur dy personazhe, të shkruar nga pena e tij, në fillim të karrierës time dhe në kulmim të saj. E nisa me një djalosh, me shpirt të pasur e plot ëndrra, Martinin te “Mosha e bardhë” dhe pastaj me karakterin tashmë mitik, Mato Grudën. Dy natyra krejt të ndryshme ... dhe u zhyta në thellësitë e tyre plot pasion krijues.

Përpara xhirimit të “Njeriu me top”, kërkova ta takoja Dritëronë veçmas për Mato Grudën, por nuk ndodhi... Ishte i zënë dhe unë nuk ngulmova.

Dialogoja me të në imagjinatë, me pyetje pambarim, të çuditshme shpesh dhe merrja përgjigje edhe më të habitshme, si në një ëndërr...! Ato dialogë më ndoqën sa herë edhe në ditët e xhirimeve... Kur munda ta takoj pas filmit dhe i tregova “pengun” tim, Dritëroi më pa një çast e tha me atë zërin e shtruar: “Më mirë që s’u pamë, ndonjëherë aktori gjen te personazhi i shkrimtari­t ato që ky nuk i ka menduar dhe del për mirë... Ne i shkruajmë, ju i ngjallni...”.

Ta ketë parë ai Maton me fytyrë e natyrë ndryshe?!”, mendova.

Te shprehja proverbial­e e Mato Grudës: “Atë e di unë”, gjatë bisedave të mia imagjinare, Dritëroi, si një orakull, ma kishte kthyer përgjigjen: “Atë e di ti!”. Dhe arti i aktorit mbërthehet fort në të vetmen vjegë. Në atë të të bërit, “e di ai” apo s’e di se çfarë duhet të bëjë, i mbetet ta kryejë, ta mishërojë..!

Kisha recituar disa vjersha brilante të Dritëroit, si dhe poemën liriko- epike “Nënë Shqipëri” në televizion, veç këtyre roleve.

Por s’kishim pasur rastin ta takoja e të flisnim një herë të vetme. S’ndodhi. Kur u takuam më pas për herë të parë, u përshëndet­ëm si dy miq të afërt, me ndjesi të mirë e simpati ndaj njëri- tjetrit. E dija nga të tjerë se ai më çmonte si artist dhe ky fakt më gëzonte. Dritëroi fliste mirë e i përkrahte të rinjtë.

Shkoi kohë... Kur erdha nga Amerika, pas disa vitesh larg Shqipërisë, më ndodhi ta takoja në një kafe verore, përpara Galerisë së Arteve, ulur në një tryezë, nën degët e rrapit gjigant, që e prenë më pas.

“Dritëroi!”, - thashë, dhe ndjeva furinë e gjakut brenda venave si zjarr... U afrova dhe e përqafova me mall, si të kishim qenë ndarë para ikjes sime me dhimbje... (?!) Mungesa të qe shkaku, largësia...? Shkëmbyem fjalë. Për ta ushqyer bisedën, i them: “Kam një raki të rrallë, të staxhionua­r me vite”. Dhe vështrova nga Sadija, e cila veçse buzëqeshi, kurse Dritëroi, edhe pse nuk pinte si dikur, me atë mirësi burri që rrezatonte e që rrallëkush e kishte dhe me zërin e ngrohtë e kumbues prej aktori e mbi të gjitha me peshën e fjalëve, më thotë: “Faleminder­it!”.

Heshti pak e pastaj vijoi: “Sapo mbarova një vjershë

nazeqare, por reale për moshën që ikën e na lë dhe plakjen që e vë njeriun poshtë... E kam titulluar “Çaste ngushëllim­i” ... dhe e lexoi kryefund. Pastaj shënoi mbi të: “Timos... mikut tim të vjetër”...

Teksa shkruante, dora kishte filluar t’i dridhej pak e të ngathtësoh­ej, por bukurshkri­mi binte në sy, një veçori kjo që shkonte kundër me përfytyrim­in tim për natyrën e “shkujdesur” të poetit të madh, përtej rregullave e mendësive të së zakonshmes... Përjashtim­i fuqizon rregullin e natyrës!

U ndamë, me dëshirën për t’u parë shpejt... Dhe u pamë disa herë, përherë me dëshirë e dashuri njerëzore.

( Kurora e bardhë e flokëve të lëshuara e të gjata, që ia hijeshonin pamjen, më sillnin përfytyrim­in iluzor, se isha para një perëndie...!)

Ato çaste takimi kemi folur shumë për poezinë, poetët e mëdhenj, Pushkinin, Lermontovi­n, Bodlerin, Edgar Po- në, për artin e përkthimit në poezi, për “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo”, për satirën e Gogolit dhe ngjashmëri­në e humorit therës të Dritëroit me të; për fuqinë e shkrimtari­t dhe emocionet e vërteta, për botimet e tij në gjuhë të huaja dhe, sigurisht, për fatet dhe filozofinë e jetës, temë e ndjerë e bisedave të tij.

Kam qenë një nga ata fatlumë, që pata fatin ta njoh e të jetoj në një kohë me të. Koha e paktë e miqësisë sime me Dritëroin nuk ka qenë zbrazëti, por një kohë intensivis­ht e jetuar, në një përmasë më të madhe se kohështrir­ja... në thellësi.

DRITËROI PËRMES SHKRIMEVE EPISTOLARE

Një tekst i beftë Elona, po mrekullohe­m nga “Dashuri në moshën e Krishtit..! “Lexova një sërë letrash, dhe, pastaj, në fund, ‘ Sekreti i një dashurie jetëgjatë’ dhe mora emocione tronditëse për gjithë sa shprehej aty, me art e bukuri, thellë, që më preku shpirtin..! ( Përgëzoje, të lus, Sadijen nga unë). Lexova ndërkaq dhe esenë e Sh. Sinanit, e cila është një studim serioz, plot larmi dhe elegant, që zbulon endokozmos­in e poetit gjeni, botën e papërsërit­shme e mahnitëse të tij në hapësitë e shpirtit e më përtej...! Letrat, pastaj, si një album sonatash e sonetesh njëherazi, nëse mund ta them kështu, me aq brishtësi humor e freski, si lojëra e dritëhije mendimesh, sa intime, aq poetike, si kujtesë e art i epërm..! Zot, e jetova këtë mëngjes me Dritëroin unik! Lexova, po ashtu, librin me poezi, që tingëllon aq i freskët, sa i trishtë, e i përkorë në çdo varg...! Të falënderoj për dhuratën e çmuar! Një pjesë letrash i lashë për t’i shijuar më pas. I kurseva se s’do desha të mbaronin..! Bëra edhe një përzgjedhj­e poezish nga më mbresëlënë­set. Aforizmat do t’i lexoj kohë

tjetër. Të falënderoj edhe një herë, urimet më të përzemërta...! Të fala Sadijes dhe të gjithëve, ju përqafoj me dashuri. T imo Nëntor, 2018

Ato çaste takimi kemi folur shumë për poezinë, poetët e mëdhenj, Pushkinin, Lermontovi­n, Bodlerin, Edgar Po- në, për artin e përkthimit në poezi, për “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo”, për satirën e Gogolit dhe ngjashmëri­në e humorit therës të Dritëroit me të; për fuqinë e shkrimtari­t dhe emocionet e vërteta, për botimet e tij në gjuhë të huaja dhe, sigurisht, për fatet dhe filozofinë e jetës, temë e ndjerë e bisedave të tij.

 ??  ?? Timo Flloko
Timo Flloko
 ??  ?? Timo Flloko në rolin e Mato Grudës, në filmin “Njeriu me top”
Timo Flloko në rolin e Mato Grudës, në filmin “Njeriu me top”
 ??  ?? Enver Hoxha dhe Dritëro Agolli
Enver Hoxha dhe Dritëro Agolli

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania