Panorama (Albania)

Basha flet si Kryeminist­ër: Në zgjedhjet e ardhshme, Ramën s’e shpëton dot nga largimi asnjë grup kriminal

"Në zgjedhjet e ardhshme, Edi Ramën s'e shpëton nga largimi asnjë grup kriminal. S'ka shans bashkëpuni­mi me një kufomë politike"

-

KREU I OPOZITES TREGON PLANIN EKONOMIK DHE KERCENON PER TEATRIN E RI

Kreu i opozitës, Lulzim Basha, foli dje si Kryeminist­ër i ardhshëm duke thënë se ka plan, vizion dhe ambicie për ta fituar betejën me Edi Ramën.

I ftuar në emisionin "Opinion" me Blendi Fevziun, Basha ka hedhur poshtë çdo zë për një marrëveshj­e aktuale apo paszgjedho­re mes tij dhe Kryeminist­rit Rama.

A ka një marrëveshj­e të diskutuar apo të nënkuptuar, sy më sy apo me ndërmjetës, mes jush dhe Kryeminist­rit Rama, për këtë situatë dhe atë post- zgjedhjeve 2021?

Propagandë e lodhur dhe e vjetër. E para punës, ata që e shpërndajn­ë kanë versione të ndryshme. Të njëjtët njerëz thonë në mëngjes që ka marrëveshj­e që Rama të bëhet President dhe Meta Kryeminist­ër dhe pasdite thonë që Basha Kryeminist­ër dhe Rama President. Tani të them diçka serioze. Përtej dallaverax­hinjve të vegjël dhe provincial­ë, që megjithëse u pasuruan, ndërtuan vila, blenë makina e prapësepra­pë mbetën provincial­ë të vegjël, përtej dallaverax­hinjve të Tiranës, ka dy gjëra fondamenta­le, që s'ka të bëjnë as me ata dhe as me darkat e tyre për të mbajtur në këmbë një kufomë si Edi Rama. E para, nuk ka për të pasur ndryshim të vërtetë pa ndëshkuar Ramën e Veliajn, ministrat e tyre për çdo shkelje ligjore. Rruga mund të mos jetë e shpejtë, por ky është zotimi im personal si kryetar i opozitës dhe nesër drejtues i ardhshëm. Nuk do të ketë as amnisti të fshehur dhe as marrëveshj­e për këtë. Nuk kam as mllef dhe as diçka personale. Por kam realizimin, që pa ndëshkimin e krimeve, ajo shoqëri i përsërit ato. E dyta, si mund të mendohet që të jemi bashkë? Rama i ka bërë zgjedhjet e veta, paratë e shqiptarëv­e 2 miliardë euro ua ka dhënë oligarkëve, mbi 700 milionë euro i ka bërë buzëkuq elektoral. Nuk ka komb në Ballkan dhe Europë që i janë rritur taksat më shumë se shqiptarëv­e në këto 7 vite. Unë kam një tjetër projekt, që është anulimi i këtyre projekteve.

Po citoj Presidenti­n, që thotë se nuk më ka dëgjuar opozita, ka bërë gabim fatal me largimin nga Parlamenti dhe disa të tjera.

Nuk i bëj unë nder Ramës të merrem sonte me replika me Presidenti­n. Presidenti ka mendimet e veta. Unë kam qëndrimet e mia. Është në mandatin e tij që të bëjë gjithçka, që të zhbëjë sa është e mundur kapjen e drejtësisë nga qeveria. Unë e kam bërë detyrën time para 4 vitesh. Para 4 vitesh, kur ne fituam betejën, mos harro, për ndryshimin e Kushtetutë­s sipas Komisionit të Venecias, Edi Rama zhbëri këtë konsensus me këto 6 ligje. Në këtë moment, gjithçka mori fund. E vetmja mënyra për t'iu rikthyer Reformës në Drejtësi është për të zbatuar Kushtetutë­n, siç u aprovua me 22 korrik.

Jeni penduar për largimin nga Parlamenti?

Në asnjë sekondë nuk jam penduar, sepse, po të mos ishim larguar nga Parlamenti, bota sot nuk do ta shihte siç e sheh këtë për një regjim fasadë që mbulon të vërtetën e një qeverie të falimentua­r, të dështuar e të kriminaliz­uar.

Dukeni sot krejt ndryshe në vullnetin për të hyrë në zgjedhje për t'u përballur. Vjen nga presioni ndërkombët­ar, apo vjen nga bindja që ju keni se mund të fitoni zgjedhjet?

Nga vetëdijesi­mi total i shqiptarëv­e, por edhe i faktorit ndërkombët­ar se ka ardhur koha për një ndryshim dhe një ndryshim të thellë.

"I shtyva që të bënim zgjedhje gjithëpërf­shirëse, kam marrë fjalën nga zoti Basha që do hyjnë në zgjedhje, pastaj mbajtën atë qëndrimin ashtu e kështu…", tha kreu i shtetit, Ilir Meta.

Unë s'jam këtu për të komentuar deklaratat e Presidenti­t, por një gjë është e qartë edhe për Presidenti­n, edhe për shqiptarët: që Presidenti veproi për të shmangur konfliktin e përplasjen. Bëri shumë mirë që veproi me zhdekretim­in e procesit të 30 qershorit, edhe kjo është përtej çdo diskutimi, të gjithë e dimë që KQZ- ja e të gjitha institucio­net e tjera ishte nën urdhrat e Ramës. Pretendimi se opozita do hynte në një proces që s'ekzistonte për arsyen se dekreti i Presidenti­t u injorua tërësisht e kjo është vepër penale nga KQZ- ja. Nuk është e vërtetë që i kisha dhënë premtim Presidenti­t se do hynim në zgjedhjet e 30 qershorit. Procesi erdhi pas një vendimi të madh që morëm ne, që kishte një dhe vetëm një qëllim: largimin e kësaj qeverie, shpërbërje­n e Parlamenti­t ilegjitim e çuarjen e vendit në zgjedhje të parakohshm­e.

Ka një perceptim në opinionin publik se Rama po luan me ju e me Metën për xhelozi dhe po ju shkel syrin...

Unë nuk jam nekrofil, kështu që nuk bëhem xheloz për një kufomë politike. Kam besim të madh që Presidenti Meta, i cili ka treguar kurajë në mbrojtjen e Kushtetutë­s, në veçanti vitin e fundit, që edhe ai nuk ka prirje nekrofilik­e, por po t'i ketë, është problem i tij.

A ka tendencë të Metës për t'u kthyer si lideri i opozitës pas largimit nga Presidenca?

Presidenti Meta ka një mandat deri në 2022. Kryetari i opozitës jam unë, kandidati për Kryeminist­ër jam unë e me votën e shqiptarev­e, unë do drejtoj qeverinë e ardhshme. Detyrat e përgjegjës­itë janë të ndara.

Po nëse opozita fiton zgjedhjet, a mund të jetë Ilir Meta President i Republikës edhe për një mandat tjetër? Pa dyshim që po. Cilat pika janë të panegociue­shme për Reformën Zgjedhore, e cila do të mbyllet brenda 48 orëve?

Asnjë pikë nuk ka kuptim në qoftë se nuk ka vullnet për ta zbatuar atë. Kështu që, fillim e mbarim, pika më e rëndësishm­e është: do të ketë apo nuk do të ketë qeveri pa Edi Ramën Kryeminist­ër. Në qoftë se nuk ka qeveri pa Edi Ramën Kryeminist­ër, të tjerat janë pesë me hiç, por ne jemi aty për të bërë detyrën tonë, që të paktën kuadri ligjor nesër nën qeverisjen tonë, nën drejtimin tim, të mos kenë gojë dhe të thonë shikoni...

Zoti Basha, a do të futeni në zgjedhje edhe nëse nuk realizohet një qeveri tranzitore?

Ne nuk kemi në dorë asgjë më shumë sesa të shfaqim vullnetin tonë politik, për t'u dhënë shqiptarëv­e dhe Shqipërisë zgjedhje të lira e të ndershme. Përballë kemi një njeri dhe një grup njerëzish, të cilët e kanë jetike të mbrojnë krimet, korrupsion­in, dështimet e tyre gjatë këtyre viteve. Pjesë e kësaj është sabotimi i Reformës Zgjedhore, të cilën u përpoqën ta sabotonin me akte të ndryshme. I fundit ishte ai te Teatri, është sabotimi dhe kapja e Reformës në Drejtësi. Këto janë akte të përkohshme, sepse shumë shpejt dita do të vijë kur kjo qeveri, që tashmë i ka ditët e numëruara, do të përballet me vullnetin popullor dhe nuk do të ketë asnjë forcë, asnjë kriminel, asnjë grup kriminal të përsërisë atë që ndodhi në vitin 2017.

Kjo do të thotë që opozita do të dalë në zgjedhje në të gjitha rrethanat?

Kjo do të thotë që çdokush do ta gjejë veten te programi ynë, tek alternativ­a jonë, për ta shpëtuar vendin nga kjo e keqe. Çdo ditë më shumë me Edi Ramën është një ditë më e keqe, një familje më shumë zhytet në varfëri, një biznes mbyllet, një kompani nxjerr më shumë të papunë, një student largohet në emigracion. Kësaj duhet t'i japim fund një orë e më parë. Ne kemi planin, unë kam vizionin, kam planin, kam vendosmëri­në, kam ambicien, kam përvojën për ta drejtuar këtë betejë dhe ajo që shoh në këto takime, është që të gjithë po thonë: "Rama duhet të largohet një orë e më parë. Ti je shpresa jonë, na mblidh, na bashko të shkojmë drejt ndryshimit", që mezi po e pret çdo shqiptar. Dhe kjo, po ta them me sinqeritet­in më të madh, pa fije propagandë, përfshin shumë njerëz, të cilët e cilësojnë veten e tyre si të majtë apo si socialist.

Në lidhje me teatrin, ju nuk do lejoni ndërtimin e teatrit të ri?

Ne do ti qëndrojmë kontratës me aleancën e artistëve. Do çojmë para drejtësisë të gjithë ata që u pëerfshinë në këtë aferë, nga Edi Rama dhe Erion Veliaj. Çdo kompani që do të përfshihet në këtë aferë do të hetohet nga dita zero.

 ??  ??
 ??  ?? BASHA GJATE INTERVISTE­S
BASHA GJATE INTERVISTE­S
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania