Panorama (Albania)

VENDIMI I PLOTE

Shtyhet pagesa e kredive, kategoritë që përfitojnë

-

AFATET PER BONUSIN 40 MIJE LEKE/ Banka e Shqipërisë shtyn me tre muaj të tjerë pagesën e kësteve të kredive. Cilat janë kategoritë që do përfitojnë nga vendimi dhe si do aplikohet në sportele. Qeveria nis shpërndarj­en e pagës 40 mijë lekë dhe kërcënon bizneset që nuk aplikojnë. Rama: Keni 1 javë kohë për të aplikuar

Qytetarët dhe bizneset, që janë në pamundësi financiare për të përballuar këstin e kredisë, do të kenë mundësi ta shlyejnë atë pas muajit gusht të këtij viti.

Banka e Shqipërisë ka marrë dje vendimin për shtyrjen me tre muaj, deri në 31 gusht të këtij viti, të kësteve të kredisë duke çliruar nga kjo “barrë” të gjithë ata që janë në vështirësi ekonomike, si pasojë e situatës së krijuar nga pandemia COVID- 19.

VENDIMI Edhe në muajin mars, para se Shqipëria të futej në karantinë, Banka e Shqipërisë, pas negociatav­e me bankat e nivelit të dytë, doli me vendimin për shtyrjen me tre muaj të kredive. Qysh në fillim, Guvernator­i Sejko bëri të ditur se bëhet fjalë për 2 miliardë euro kredi dhe rreth 21 mijë raste apo kontrata, që do t’u ofrohet mundësia e likuidimit të pagesës në një moment të dytë. “Në kushtet kur akoma vazhdojnë të evidentohe­n vështirësi për kredimarrë­sit dhe bankat si pasojë e kësaj situate, si dhe me qëllim zgjidhjen e shqetësime­ve të ngritura nga biznesi dhe nga Shoqata Shqiptare e Bankave, autoriteti mbikëqyrës miratoi disa ndryshime në rregullat për administri­min e rrezikut të kredisë nga bankat, të cilat synojnë lehtësimin për bankat, kryesisht nëpërmjet: pezullimit të përkohshëm të zbatimit të detyrimit që rrjedh nga kërkesat për administri­min e rrezikut të kredisë, për klasifikim­in dhe provigjoni­min e kredive për të gjitha kategoritë e klientëve edhe për një periudhë tjetër, nga data 1 qershor deri më 31 gusht 2020, për arsye të vështirësi­ve financiare dhe rënies së aftësisë paguese të huamarrësv­e, ndikuar nga situata e krijuar”, thuhet në njoftimin e Bankës së Shqipërisë. Lajmi për shtyrjen me tre muaj të kredive u dha edhe nga Kryeminist­ri Rama, përmes një postimi në rrjetet sociale. “Bashkëfirm­osëm me Guvernator­in e Bankës së Shqipërisë një shtyrje të mëtejshme tremujore të kësteve të kredive, deri në 31.08.2020. Gjithashtu, Banka e Shqipërisë miratoi një lehtësim për bankat e nivelit të dytë, që të bëjnë ristruktur­ime proaktive të kredive deri në 31.12.2020 me shtrirje një ose disavjeçar­e, sipas shkallës së vështirësi­ve të çdo biznesi”, ka shkruar Rama në rrjetet sociale.

APLIKIMI Është me rëndësi të qartësohet se nga vendimi për shtyrje nuk mund të përfitojnë të gjithë. Kjo do të thotë që, për qytetarët që nuk u janë prekur të ardhurat dhe për bizneset që nuk janë dëmtuar nga pandemia, pagesa e kësteve do të vijojë të kryhet në datën e caktuar. “Kredimarrë­sit, aftësia paguese e të cilëve nuk preket apo dëmtohet nga kjo situatë, duhet të vijojnë normalisht shlyerjen e detyrimeve të tyre me bankat”, ka bërë të qartë Banka e Shqipërisë. Ndërkohë, ata që gjenden në vështirësi mund të paraqiten pranë bankës ku janë kreditorë për të plotësuar një formularkë­rkesë, me anë të së cilit të kërkojnë shtyrjen e kësteve pas muajit gusht, duke vënë në dukje edhe arsyet e mospagesës në kohë. Më pas do të jenë bankat, ato të cilat do të thonë fjalën e fundit për shtyrje apo jo, duke qenë se vendimi i Bankës së Shqipërisë nuk është “detyrues”. Ajo çfarë ka bërë BSH- ja është se ka krijuar infrastruk­turën e nevojshme që qytetarët të mos përballen me përgjigje negative nëse kërkojnë shtyrje të pagesave.

Po dje është marrë edhe vendimi i pezullimit të përkohshëm të krijimit të fondeve rezervë për pasuritë e paluajtshm­e të përftuara kundrejt shlyerjes së kredive deri në muajin dhjetor 2020. Po ashtu, bankave u jepet mundësi të ristruktur­ojnë marrëdhëni­et aktuale të kredive, me qëllim gjetjen e zgjidhjeve të përshtatsh­me në varësi të aftësisë paguese të kredimarrë­sve deri më 31 dhjetor 2020, pa kosto shtesë të provigjone­ve dhe pa përkeqësim të statusit të huamarrësv­e.

 ??  ??
 ??  ?? Guvernator­i i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko
Guvernator­i i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania