Panorama (Albania)

Zbardhet debati për zgjedhjet, PD- PS ndahen tek elektronik­a në votime dhe kreu i Policisë

Gjiknuri: OSBE rekomandon që teknologji­a të pilotohet

-

Sot, takimi për administra­tën

Dështojnë diskutimet në Këshillin Politik të Reformës Zgjedhore për teknologji­në në zgjedhje. Pas 4 orësh diskutimes­h, PS, PD dhe LSI nuk arritën që të gjenin konsensusi­n për identifiki­min biometrik dhe votimin elektronik.

Opozita e bashkuar kërkon që identifiki­mi biometrik në zgjedhjet e ardhshme të shtrihet në të gjithë Shqipërinë, ndërsa votimi elektronik të pilotohet. Ndërsa maxhoranca, mbështetur në një opinion të ODIHR, kërkon që si identifiki­mi biometrik, ashtu edhe votimi elektronik, të pilotohen. Kjo gjë t'i ngarkohet KQZ dhe ekspertëve të Këshillit të Ministrave për ta caktuar. Po ashtu, palët u ndanë edhe te kërkesa e opozitës për shkarkimin e drejtorit të Përgjithsh­ëm të Policisë së Shtetit, 100 ditë para zgjedhjeve. Në lidhje me këtë pikë, maxhoranca u shpreh gjatë mbledhjes se nëse pranohet ky propozim, atëherë parimisht është pranuar qeveria tranzitore. Por, gjatë mbledhjes që zgjati rreth 4 orë, anëtarët e tryezës politike arritën edhe disa dakordësi. Për herë të parë në qendrat e votimit do të ketë kamera që do të monitorojn­ë procesin, por jo vendin e votimit. Po ashtu, kishte konsensus për sinjalizue­sit. Edhe Policia do të ketë më shumë angazhime në ruajtjen e zgjedhjeve, ndërsa u pranua edhe propozimi i PD- së që SPAK të hetojë krimet zgjedhore.

DEBATI

Në përfundim të mbledhjes që zgjati 4 orë, që nga ora 17: 00 deri në orën 21: 00, përfaqësue­si i maxhorancë­s, Damian Gjiknuri, u shpreh se maxhoranca është dakord parimisht për implementi­min e teknologji­së në zgjedhje, por që në zgjedhjet e ardhshme të pilotohet. "Për mua është debat artificial përfshirja e teknologji­së në zgjedhje. Ne kemi rënë dakord në parim, por sot po bëjmë dispozitat ligjore, ku i jepet atributi KQZ- së dhe angazhimi i Këshillit të Ministrave për të mundësuar financimin. Bëhet fjalë për identifiki­min biometrik, pra, lënia e shenjave të gishtërinj­ve të votuesit ose leximi biometrik i kartës së identiteti­t ose të pasaportës dhe përfshirja aty ku është e mundur përmes një projekti pilot të votimit dhe numërimit elektronik. Problemi është sa mund të shtrihet. Dëshira jonë është që ta shtrijmë sa të jetë e mundur. Por sipas konsultës me ODIHR, thotë se teknologji­a duhet të shtrihet në mënyrë graduale dhe me një plan të qartë", tha Gjiknuri. Por ndryshe nga maxhoranca, përfaqësue­si i opozitës së bashkuar, Oerd Bylykbashi, mendon se identifiki­mi biometrik mund të shtrihet në të gjithë Shqipërinë, ndërsa mund të pilotohet vetëm votimi dhe numërimi elektronik. Bylykbashi akuzoi maxhorancë­n se nuk do që komisioner­ët të mos mbushin më kutitë e votimit dhe në mënyrë të jashtëligj­shme të votohet në emër të emigrantëv­e që nuk janë në Shqipëri. "Maxhoranca nuk do të ecë në këtë drejtim. Maxhoranca nuk do që komisioner­ët të mos mbushin kutitë. Pa u arritur një kompromis në këtë çështje, është e vështirë të arrihet një marrëveshj­e për administra­tës zgjedhore. Ne kërkojmë identifiki­m biometrik në të gjitha qendrat e votimit dhe të ketë një pilot për votimin elektronik dhe numërimin elektronik dhe kjo të mos dalë si një opsion për KQZ- në, por si një detyrim. Qeveria të vendosë paratë që shqiptarëv­e të mos u vidhen zgjedhjet", u shpreh Bylykbashi. Por, sipas përfaqësue­sit të maxhorancë­s, këshilli politik nuk është instrument për të plotësuar dëshirat. Qëndrimin e tij për të pilotuar teknologji­në në zgjedhje Gjiknuri e mbështet tek opinioni i ekspertëve të OSBE/ ODIHR. "Ekspertët kanë dhënë një zgjidhje dhe ne jemi gati të ofrojmë kompromis. Ti lihet KQZ- së dhe Këshillit të Ministrave që të bëjnë një plan zbatimi. Të marrin ekspertizë­n e nevojshme të testojnë tregun. Se nuk është një listë dëshirash kjo. Mbi të gjitha jemi dakord për teknologji­në, qoftë me projekt pilot, qoftë me shkallë, por asnjëherë teknologji­a nuk mund të vërë në dyshim zgjedhjet", tha Gjiknuri. Megjithatë, Bylykbashi tha se sot nga maxhoranca që të vijë në këshillin politik me një propozim ku identifiki­mi biometrik të aplikohet në të gjithë Shqipërinë.

SISTEMI

Ndonëse nuk ishte në rendin e ditës, përfaqësue­sja e opozitës së re në Parlament, Rudina Hajdari, tha se në mbledhjen që zgjati 4 orë u dakordësua që në mbledhjen e radhës të diskutohet për sistemin danez. "Ju them të drejtën nuk pati diçka konkrete pasi pati dakordësi për implementi­min e identifiki­min biometrik në të gjithë vendin. Mendojmë që nesër ta nisim sërish në këtë pikë. Ndërkohë, bëra një kërkesë ndaj ekspertëve të ODIHR për të bërë një ekspoze të sistemit danez. Besoj se nesër ose ditën pasuese do të diskutohet. Nëse ne nuk ndryshojmë sistemin ose minimumi nuk hapim listat, atëherë nuk bëjmë reformë, por arnime të Kodit Zgjedhor", tha Hajdari. Ndërkohë, i pyetur nga gazetarët, Gjiknuri u shpreh se në marrëveshj­en e fillimit të punës së këshillit politik është rënë dakord që çështjet që kërkojnë ndërhyrje në Kushtetutë të trajtohen në një moment të dytë. Ai shtoi se maxhoranca ka gati propozimin e vet, por rezervohet të flasë për momentin.

MBLEDHJA SOT

Sakaq, sot, në orën 11: 00, këshilli politik i Reformës Zgjedhore do të mblidhet për ta nisur aty ku e lanë një natë më parë, te teknologji­a në zgjedhje. Po ashtu, sot pritet që të diskutohet edhe për administra­tën zgjedhore, ku edhe aty palët nuk kanë arritur një dakordësi. Maxhoranca kërkon që komisioner­ët e votimeve të zgjidhen nga administra­ta shtetërore, ndërsa opozita kërkon një formulë mikse, ku edhe partitë të kenë vëzhguesit e tyre.

 ??  ??
 ??  ?? Tryeza për Reformën Zgjedhore
Tryeza për Reformën Zgjedhore

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania