Panorama (Albania)

Babai rrëfen vrasjen e djalit: Shoku e pa autorin

Kristjan Breshanaj u ekzekutua orët e para të së dielës, pranë shtëpisë. Autori ishte i vetëm dhe pa makinë

-

Mjeku reanimator i njohur në qytetin e Vlorës, Edmond Breshanaj, ka pranuar të flasë për ngjarjen e rëndë të ndodhur pak ditë më parë, ku i vrarë mbeti djali i tij.

Pak pas mesnatës së të dielës, një person ende i paidentifi­kuar ka qëlluar për vdekje djalin e mjekut Breshanaj, Kristjan Breshanaj. Ky i fundit ishte duke u kthyer në shtëpi, teksa ka rënë pre e atentatit mafioz. Edmond Breshanaj i bën apel shtetit dhe Policisë të zbulojnë ngjarjen ku mbeti i vrarë djali i tij. I tronditur nga ngjarja, ai ka rrëfyer se djali i tij nuk ka pasur asnjë konflikt, ndërsa në Belgjikë ka punuar si barist, ku në pjesën më të madhe të kohës i dërgonte familja para. Sipas Breshanaj, ai nuk di që djali i tij të ketë bërë punë të jashtëligj­shme gjatë kohës që qëndroi në Belgjikë, si dhe djali i tij lëvizte lirshëm në qytetin e Vlorës, nuk ruhej nga askush. Ai ka thënë që Policia e Shtetit duhet të gjejë autorët dhe të mësojë se pse iu vra djali në derë të shtëpisë.

PRONONCIMI

Sipas Edmond Breshanaj, lajmin për vrasjen e të birit e ka marrë nga bashkëshor­tja e tij. Ka qenë kjo e fundit që ka dëgjuar krismat e armës jashtë banesës, ku më pas ka dalë dhe ka parë djalin të pajetë në rrugë. "U dëgjuan krisma pas shtëpisë sime. Më merr gruaja në telefon dhe më thotë që dëgjoi disa krisma armësh dhe se djali nuk kishte shkuar ende në shtëpi. Atëherë marrë në telefon djalin dhe nuk përgjigjej askush. I them nuses dil hap portën, mos ki frikë. Ajo gjen djalin të shtrirë në rrugë, të mbytur në gjak. Telefonoj Policinë dhe i them që më kanë vrarë djalin. Shkoj te shtëpia dhe e gjej djalin të mbuluar në gjak dhe nusen mbi fëmijë", është shprehur mjeku reanimator. Më tej, ai ka treguar se Kristjani nuk ka qenë vetëm momentin kur u qëllua për vdekje. "Ai ka qenë bashkë me shokun e tij. Autori e kishte qëlluar nga larg dhe pastaj nga afër. Shoku kishte reaguar, i kishte thënë "mos vëlla, çfarë bën"", është shprehur ai. Breshanaj tregon se djali i tij nuk ka pasur ndonjë problem. Në kohën kur ka qëndruar në Belgjikë Kristjani, thotë mjeku, ka punuar si barist dhe se shpeshherë e kishte mbështetur vetë me para. "Më ka ardhur si e papritur. Nuk di që djali të ketë pasur ndonjë problem. Ai nuk rrinte i armatosur. Nuk di të ketë marrëdhëni­e me ndonjë njeri që ta penalizojë. Në Belgjikë, ai ka punuar si barist, e kam mbështetur unë me lekë, ai erdhi me duar në xhepa nga Belgjika. Ka ardhur si e papritur, djali lëvizte lirshëm, pa asnjë problem në Vlorë, nuk fshihej, nuk ishte i armatosur. Djali im nuk ishte pjesë e grupeve. Në Belgjikë e kam ndihmuar unë me lekë, po të ishte marrë me gjë, do të kishte ardhur me lekë që andej, por erdhi me rrobat që kishte veshur", thotë më tej Edmond Breshanaj.

NGJARJA

Vrasja e 25- vjeçarit Kristjan Breshanaj është regjistrua­r rreth orës 01: 00 të mëngjesit të së dielës. Ndaj 25- vjeçarit është qëlluar me breshëri kallashnik­ovi, fillimisht nga një distancë e largët, më pas autori është afruar drejt viktimës dhe e ka qëlluar sërish për t'u siguruar për vdekjen e tij. Sipas informacio­neve të Policisë, Breshanaj ishte duke shkuar në banesën e tij, ndërsa autori i ka bërë pritë pak metra para se të futej në portë. Gjithçka, thanë burimet, ka qenë e mirëmendua­r. Autorët e kanë kryer "misionin" e tyre në një moment kur lëvizje në zonë thuajse nuk kishte fare. Pasi kanë qëlluar me breshëri ndaj të riut, personi ende i paidentifi­kuar është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes. Për të mos lënë gjurmë më tej, ka djegur makinën e krimit vetëm 1 kilometër nga vendi i ngjarjes, në lagjen "10 Korriku" të qytetit të Vlorës. Policia e ka gjetur automjetin tip "BMW" me targa greke, të paidentifi­kueshme dhe të paregjistr­uar, nën flakë. Brenda tij, Policia ka arritur të gjejë edhe armën me të cilën dyshohet se është qëlluar ndaj 25- vjeçarit, por automjeti dhe arma tip kallashnik­ov ishin të shkrumbuar­a thuajse plotësisht si pasojë e flakëve të zjarrit. Në vendin e ngjarjes ka mbërritur menjëherë Policia, e cila ka bërë rrethimin e vendit të ngjarjes, ndërsa ka nisur hetimet për kapjen e autorëve të atentatit ndaj 25- vjeçarit.

 ??  ?? Edmond Breshanaj, babai i viktimës
Edmond Breshanaj, babai i viktimës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania