Panorama (Albania)

Çfarë të bëjmë pas maturës

- MATEO SPAHO

Pas një periudhe të gjatë karantine dhe izolimi për të gjithë maturantët, dëshira e parë do të ishte që të gjithë të dilnin, të merrnin ajër lirshëm e të argëtohesh­in, por jo… Kjo nuk është e mundur. Nuk është e mundur, sepse koha nuk pret dhe bota e të rriturve ka nevojë për ata, për energjitë, freskinë dhe punën e tyre.

Kështu që menjëherë, dhe me vrap, duhet kaluar pengesa e madhe e provimeve të Maturës me të gjitha angazhimet, frikërat, shpresat dhe makthet që këto provime përmbajnë. Por një tjetër leksion që vjen nga bota e të rriturve është se provimet nuk mbarojnë kurrë. Pas Maturës shtrohet pyetja e famshme, çfarë dege të zgjedh në universite­t? Te cili universite­t? Brenda apo jashtë shtetit, në një kohë me Covid- 19?

Shumë pyetje, por nuk duhet të kalojmë në konfuzion dhe këtë zgjidhje nuk duhet t’ia lëmë rastit. Çdo gjë mund të organizohe­t me një arsyetim logjik të mirë dhe të ftohtë pa pasione dhe sidomos pa paragjykim­e.

Nga lajmet që ndjekim vazhdimish­t dhe nga paralajmër­imet e mjekëve të ndryshëm pritet që pas lehtësimit veror të virozës, me fillimin e vjeshtës, ka gjasa që Covid- 19 të rishfaqet, duke shkaktuar edhe një herë problemet e famshme në transport, shëndetësi etj... Kështu që, pavarësish­t nga mundësitë ekonomike të prindërve, një zgjidhje inteligjen­te do të ishte që fëmijët e tyre t’i regjistron­in në një universite­t shqiptar, së paku për vitin e parë, por me kushtin që fëmijët e tyre të ishin të mirëshërby­er në mësimdhëni­e dhe që provimet e dhëna të njihen edhe jashtë shtetit, si në vendet e BE- së dhe në Amerikën e Veriut. Njohja e provimeve do të nënkuptont­e edhe cilësinë e universite­tit në Shqipëri, i cili mund të vlerësohet, duke marre parasysh Certifikat­ën e Akreditimi­t.

Jo, nuk kanë të njëjtën vlerë diplomat e universite­teve shqiptare.

Gjatë vitit 2017, Agjencia Shqiptare e Akreditimi­t, ASCAL, në bashkëpuni­m me atë angleze “Q& A”, kanë vlerësuar 35 universite­tet dhe Akademitë e Shqipërisë dhe për secilën prej tyre kanë dhënë një notë. Universite­tet më të dobëta janë vlerësuar vetëm me 1 vit akreditim, më të mirat me 6 vite. Vetëm 4 universite­te u vlerësuan plot 6 vjet në akreditimi­n institucio­nal për shkak të cilësisë së programeve të tyre, përgatitje­s së stafit akademik dhe përshtatsh­mërisë së strukturav­e të mësimdhëni­es. Një nga këto universite­te është Universite­ti “LUARASI”. Diplomat dhe provimet e marra në universite­tin “LUARASI” njihen në të gjitha vendet e BE dhe të Amerikës së Veriut.

Një tjetër arsye mjaft e rëndësishm­e qëndron te fakti se një shkollë, sado e mirë të jetë, nuk i shërben studentit nëse nuk e lidh atë me praktiken e punës dhe me çfarë kërkon tregu. Universite­ti “Luarasi” është pjesë e një grupi ekonomik prej 18 kompanish të ndryshme, që veprojnë në botën e medias, prodhimit, edukimit dhe ndërtimit dhe të gjitha këto kompani kanë nevojë për burime njerëzore cilësore. Lidhjet që universite­ti ka me bankat, kompanitë e sigurimeve dhe institucio­net shtetërore bëjnë që studentët e universite­tit “Luarasi” të jenë në punë në profesioni­n e tyre, në 86% të rasteve, brenda 6 muajve pas diplomës Master. ( Kjo shifër mund të provohet emër për emër...).

Por, cilën degë duhet të përzgjedhë maturanti?

Në fakt, kjo është përgjigjja më e vështirë, sepse nga ajo degë do të varet jo vetëm 5- vjeçari i studimeve universita­re, por edhe 40 vitet e tjera që do të pasojnë këto studime, sepse karriera e ardhshme është e lidhur me degën e përzgjedhu­r. Pa dyshim, përzgjedhj­a varet nga prirja që studenti ka dhe vizioni i tij për të nesërmen.

Meqenëse jam i anshëm, pasi jam dekan i Fakultetit Ekonomik në universite­tin “Luarasi”, promovimin për fakultetin tim nuk po e bëj me fjalë, por po jap dy shifra. I referohem INSTAT- it, i cili ka publikuar mesataren e pagave për sektorët e ndryshëm të punësimit për vitin 2019. Mesatarja e pagës së deklaruar në Shqipëri është 52.380 lekë, ndërsa menaxherët dhe të punësuarit si ekonomistë, në kontabilit­et, banka, sigurime, firma private etj., kanë një pagë mesatare prej 97.461 lekësh. Kjo do të thotë që të diplomuari­t për Ekonomik në Administri­m Biznes dhe Financë kanë një pagë 86% më të lartë se pjesa tjetër e shqiptarëv­e.

Më kujtohet filmi “Karnavalet e Korçës” me batutën e famshme “Olimbi, jeta është aritmetikë”. E, në fakt, ashtu është, sepse në çdo sistem, pushtet, shtet, vend, qytet e fshat, aritmetika e parasë lëviz ekonominë dhe të jesh menaxhuesi i saj, i certifikua­r me anë të një diplome në universite­tin “Luarasi”, të jep një mundësi shtesë për një të ardhme më të suksesshme dhe më komode.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania