Panorama (Albania)

Veliaj kërkon 30 milionë euro për Teatrin, si ndryshuan kostot e ndërtimit

Rama: I kam mbaruar fjalët e mia për Teatrin. Po ju përcjell fjalët e protestues­ve të vërtetë, jo të aktorëve politikë që luajnë teatrin e tyre

-

Shembja e godinës historike të Teatrit Kombëtar mëngjesin e 17 majit ka qenë tema e debatit në seancën plenare të ditës së djeshme, mes Kryeminist­rit Rama dhe deputetes demokrate Rudina Hajdari.

Kjo e fundit bashkë me opozitarin tjetër, Ralf Gjoni, dhe me mbështetje­n e disa deputetëve të tjerë kishin kërkuar interpelan­cë me Kryeminist­rin për ngjarjen e atij 17 maji, ku godina e teatrit u rrafshua nga fadromat e INUV.

HAJDARI Në fjalën e saj, deputetja demokrate ishte shumë e ashpër, teksa e akuzoi Kryeminist­rin Rama se pas vendimit për shembjen e Teatrit ai fsheh interesa të mëdha ekonomike për të ndërtuar kulla dhe përfitime nga njerëz pranë qeverisë së tij. Madje, deputetja Hajdari shkoi edhe më tej, teksa e paralajmër­oi kreun e qeverisë se nëse vazhdon kështu, do të ketë të njëjtin fat si ishhomolog­u i tij në Maqedoninë e Veriut, Nikola Gruevski. “Pse ju duhen këto kulla, përveç faktit që doni të kënaqni shokët tuaj? Më vjen keq që ju, zoti Kryeminist­ër, vazhdoni dhe abuzoni me pushtetin tuaj. Jo vetëm kaq, ajo që më vjen çudi është fakti se deri ku shkoni ju për ta marrë atë truall. Si mund të na siguroni që ky teatër do të ndërtohet, ndërkohë që thoni që nuk keni para? Me e keqja ka qenë shkatërrim­i i Teatrit në 4 të mëngjesit. Në atë godinë ka pasur njerëz duke bërë një tentativë për vrasje. Nuk keni pyetur as për artistë, as për gjë. Pse e bëni këtë zoti Kryeminist­ër? Kush i jepte urdhëratë? Si i bëni ato akte barbare? Zoti Kryeminist­ër, do vini këtu dhe të ma shpjegoni. Pabarazia e shoqërisë është fakt. Rrafshimi është fakt. Jeni shndërruar në një Nikola Gruevski, që e rrafshoi qendrën e Shkupit dhe ndërtoi statuja të pakuptimta, sepse kishte një dëshirë për Shkupin. Sot ju jeni po ai njeri dhe do keni po të njëjtin fat”, tha Rudina Hajdari.

RAMA Diskursit të ashpër dhe të mbushur me akuza të Rudina Hajdarit, Kryeminist­ri Rama zgjodhi t’i përgjigjej me pak fjalë nga vetja e tij, por më shumë duke risjellë edhe një herë në vëmendje atë çka kishin thënë disa artistë të shquar për atë godinë. “Ndërkohë që unë i kam mbaruar fjalët e mia për Teatrin, nuk kam asgjë për të thënë dhe këtu thjesht do të shfrytëzoj këto 20 minuta për të lexuar fjalët e atyre që e kanë bërë Teatrin, e atyre që janë Teatri, e atyre që e nisën protestën për Teatrin dhe kur e nisën protestën për Teatrin, as ju, as ata të tjerët që tani janë kthyer në bij të lënduar të Shekspirit dhe të Molierit, jo vetëm nuk ishin aty, por dhe ju ishte thënë që mos guxoni të dukeni aty. Në atë protestë kanë qenë të gjithë anëtarët e familjes së komuniteti­t teatror dhe në krye të asaj proteste nuk ishin dy Budina, por ishte Robert Ndrenika dhe Arben Derhemi. Po vazhdoj t’i jap përgjigje zonjës Hajdari dhe të gjithë zonjave dhe zotërinjve të lënduar për çështjen e Teatrit Kombëtar, duke thjesht përcjellë besnikëris­ht, fjalët e protestues­ve të vërtetë, jo e aktorëve politikë që luajnë teatrin e tyre, pavarësish­t se është tek unaza e re, tek unaza e vjetër, apo aty ku bashkohen dy unazat”, u shpreh Rama në fjalën e tij para se të fillonte të lexonte ato çka artistët kishin thënë për godinë e vjetër të Teatrit.

BATUTAT Pas replikave dhe kundërrepl­ikave për shembjen e godinës historike, në fund, mes Kryeminist­rit Rama dhe deputetes Hajdari nuk munguan as batutat. Në momentin kur Rama ishte duke përmbyllur përgjigjen e tij për Hajdarin, i mbaroi koha në dispozicio­n për të folur dhe mikrofoni iu fik, edhe pse deputetja Hajdari u shpreh e gatshme që t’i jepte minuta nga koha e saj. Por Rama nuk e vazhdoi fjalën e tij, duke e përdorur këtë moment edhe si një përgjigje për deputetin tjetër të opozitës, Kostaq Papa, i cili në fillimin e seancës ishte ankuar për kohën e pakët që i jepet opozitës për të folur në Kuvend.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ?? Rudina Hajdari, dje në Kuvend
Rudina Hajdari, dje në Kuvend
 ??  ?? RAMA, DJE GJATE FJALES NE KUVEND
RAMA, DJE GJATE FJALES NE KUVEND

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania