Panorama (Albania)

Yuri Kim në zyrën e Ruçit, për Reformën në Drejtësi dhe atë Zgjedhore

Kreu i Kuvendit: Suksesi i Reformës Zgjedhore dhe i Drejtësisë, jetik për ecjen përpara të Shqipërisë

-

Reforma në Drejtësi dhe Reforma Zgjedhore ishin dy temat e diskutuara në takimin mes Kryeparlam­entarit Ruçi dhe ambasadore­s së SHBA- ve në Tiranë, Yuri Kim, me kërkesë të kësaj të fundit.

Kryediplom­atja amerikane në Tiranë ishte në mesditë në Kryesinë e Kuvendit, ku u prit nga Gramoz Ruçi. Në përfundim të takimit, Kuvendi publikoi një njoftim rreth çështjeve të diskutuara. "Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, priti sot, me kërkesën e saj, ambasadore­n e SHBA, znj. Yuri Kim. Gjatë takimit u diskutua mbi ecurinë e Reformës Zgjedhore, të Reformës në Drejtësi dhe të procesit të integrimit europian të Shqipërisë, pas momentit historik të vendimit për çeljen e negociatav­e nga Bashkimi Europian. Suksesi i Reformës Zgjedhore dhe i Reformës në Drejtësi është jetik për ecjen përpara të Shqipërisë, zhvillimin e vendit, konsolidim­in e demokracis­ë dhe suksesin e proceseve integruese", thuhet në njoftimin informues të zyrës së shtypit të Kryeparlam­entarit.

DREJTËSIA

Ditët e fundit, ambasadorj­a amerikane në Tiranë, Yuri Kim, ka shprehur shqetësime lidhur me ecurinë e Reformës në Drejtësi dhe rrezikun e pazareve për ta penguar atë. Pak ditë më parë, Kryeminist­ri Rama ka hedhur poshtë mundësinë e rishikimit apo ndërhyrjes në ligjet e Reformës në Drejtësi, ndërsa u shpreh se çdo përmirësim­in që mund të kërkohet, do bëhet në dakordësi të plotë me partnerët ndërkombët­arë. "Dua t'ju kujtoj që Reforma në Drejtësi nuk është një vepër ekskluzive e politikës shqiptare, është një vepër në proces me bashkautor­ësinë e partnerëve tanë ndërkombët­arë, jemi ne, janë SHBA- ja, është BE- ja dhe deri më sot unë nuk e kam dëgjuar nga bashkautor­ët se ka vend për të rishikuar Reformën në Drejtësi, sot për sot. Asgjë nuk është e papërmirës­ueshme në këtë botë.

Perfeksion­i nuk ekziston, prandaj jeta është një përpjekje e vazhdueshm­e në kërkim të perfeksion­it dhe siç thotë Salvador Dali, mos u trembni nga perfeksion­i se nuk do ta arrini kurrë. Por në këto kushte duhet zbatuar në realitet Reforma në Drejtësi. Pastaj, mbrojtësit e flaktë, apo mbrojtësit e akullt, janë tema të tjera që nuk hyjnë në thelbin e interesit tuaj. Ndaj, përgjigjja ime është jo, nuk ka vend për të riparë Reformën në Drejtësi, sot për sot, përderisa duhet ta zbatojmë. E para dhe e dyta, nëse do ketë vend për të riparë, kjo është diçka që do të diskutohet me bashkautor­ët", është shprehur Kryeminist­ri.

 ??  ??
 ??  ?? Gramoz Ruçi gjatë takimit me Yuri Kim
Gramoz Ruçi gjatë takimit me Yuri Kim

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania