Panorama (Albania)

Edhe një herë për Teatrin

- BALIN GJINI

Gjithnjë kam menduar se urrejtja e Ramës për kulturën dhe njerëzit e saj vjen nga paranojat dhe nga dështimet e tij. Ashtu siç shpjegon Shperi, arkitekti personal i Hitlerit, njeriu paranojak është qenia me natyrë të dyfishtë: ai kërkon armiq dhe admirues njëherazi. Armiqtë për të justifikua­t dështimet, admiruesit që t’i shtypë me putrën elefantëro­re, apo t’i mbysë si miza në ballgamin e pështymës së vet. Ai shkatërron dhe ndërton. Hitleri shpjegon se si Geringu do të digjte Londrën me bomba me gaz, se si flakët do të përpinin shtëpinë. Dhe e gjitha kjo e ngazëllent­e. Kujtoni se si Rama i hodhi në erë disa pallate me dinamit, teksa vetë rrinte diku më larg dhe i sodiste, duke mbajtur në sy dylbi, siç mbajnë spektatorë­t në një shfaqje teatrale.

Shperi shpjegon se Hitleri s’e shkatërroi Parisin, ngaqë donte ta kishte si model krahasimi. Shëtitorja “Champs Elysee” është dy kilometra e gjatë, Hitleri do të ndërtonte shëtitoren e tij në Berlin, pesë kilometra. Harku i Triumfit është pesëdhjetë metra i lartë, Hitleri do të ndërtonte një të tillë njëqind e njëzet metra të lartë. Statuja e Lirisë në Nuremberg do të ishte katërmbëdh­jetë metra më e lartë se Statuja e Lirisë në New- York. Rama do të ndërtojë një teatër që do të jetë nga më të mirët në Europë dhe që do të kushtojë rreth tridhjetë e pesë milionë euro. E thotë shkoqur këtë shifër, duke e ndierë kënaqësinë te çdo shkronjë e shqiptuar, sepse paranojaku, i prirur nga ndjenjat e tij nekrofile, sheh te shifrat diçka tejet më të bukur sesa vetë njerëzit. Veprat publike përbëjnë për njeriun e dështuar një lloj triumfi të zi, për ato gjëra që s’i ka bërë dot në jetë.

Paranojaku nuk ka opinione, por bindje absolute, fanatike. Ai lufton për to pa u zmbrapsur, me ngulm, me kryeneçësi gjer në dhimbje, në gjak. Hitleri do të priste gati njëzet e pesë vite për të realizuar planet arkitektur­ore, Rama njëzet e një vite për të prishur Teatrin Kombëtar. Për të realizuar ato që të dy kanë vepruar pa shpirt, pa dhembshuri. Me gjakftohtë­si katilësh. Në një natë të errët e vrau Hitleri mikun e tij më të ngushtë, në një natë po të errët e prishi Rama Teatrin. Kënaqësia e shkatërrim­it tek ata është e jashtëzako­nshme. Është kënaqësia t’u prishësh të tjerëve festën, të vrasësh nusen në ditën e dasmës. Që të dy ishin piktorë. Që të dy të dështuar.

Që të dy kanë gjuhën dhe simbolet e tyre, që lidhen me shkatërrim­in, por që shfaqet edhe si kult i përjetësis­ë dhe i rinimit të përjetshëm. Hitleri fliste për zgjidhjen përfundimt­are, Rama flet se ne s’kemi parë gjë akoma. E dimë se profeti Nembrod, para se Zoti të shembte kullën e Babalionit, mori një tufë papagajsh dhe u mësoi gjuhën e vjetër. Që të mos harrohej. E dimë se Hitleri dhe Rama, të shfaqur si profetë të rinj, kanë bërë të kundërtën: admiruesve ose papagajve të tyre nuk u kanë mësuar gjuhën e vjetër, por gjuhën e tyre të re. Kështu bëri Hitleri, kështu po bën edhe Rama. Ky i fundit është i rrethuar nga një shpurë prej erionvelia­jsh, taulantbal­lësh, elisaspiro­palësh, të cilët përsëritin papagajçe gjuhën e tij. Kjo e kënaq paranojaku­n, por edhe e mërzit. Ai mund t’i puthë në ballë admiruesit, t’i çojë në shtrat, por edhe mund t’i shajë me rrënjë e me degë, t’i qëllojë me shpulla në faqe dhe me shkelma bythëve.

Paranojaku është i kapluar nga guximi dhe nga frika njëherazi: Hitleri iu turr të gjithë botës dhe e mbushi me kryqe varresh. Por, kur erdhi puna te fundi, u struk i frikur si iriq te një tunel antiatomik. Rama i është turrur kujtdo: opozitës, mediave, gjykatave, parlamenti­t. Ama, është strukur së bashku me breshkat te shtëpia- tunel në Surrel.

Paranojaku dështak, i prirur nga deliri i madhështis­ë, i imagjinon veprat e veta të përjetshme. Hitleri i thotë gruas së Shperit se burri i saj po ndërton gjëra që s’janë ndërtuar qysh prej katërmijë vjetësh. Diçka të ngjashme tha edhe Rama për veprat e tij, që do të jenë të përjetshme. Por ne e dimë se një i dështuar është në thelb një impotent. Impotencën e tij mashkullor­e, ai e zëvendëson me kullat fallike...

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania