Panorama (Albania)

Situata ekonomike, Balla e Murrizi përplasen në Parlament

Balla: Nuk është gabim të falënderoh­et qeveria për përballimi­n e Covid- 19

-

Kryetari i Grupit të PS- së, Taulant Balla, dhe kryetari i Grupit Demokrat në Parlament janë përplasur në seancën e djeshme për menaxhimin e pandemisë së koronaviru­sit. Ishte Murrizi i pari, i cili lexoi një mesazh në Parlament që, sipas tij, i kishte ardhur nga një qytetar nga Librazhdi, i cili ankohej se më lehtë mori vizën amerikane sesa leje për të lëvizur nga e- Albania. “Balla, gjatë kohës që ju flisnit, më vjen një mesazh që thotë, ‘ jam një qytetar nga Librazhdi dhe banoj në Tiranë. Kam aplikuar në ambasadën amerikane për vizë dhe më ka dalë përgjigjja për 5 ditë, ndërsa e- Albania për në Librazhd ka 63 ditë dhe më del që është zonë e kuqe. E di, thotë, se i kuq jam edhe vetë, njëlloj si Taulanti. Pyete z. Balla, më thotë, se kur do marrë vizë për në Librazhd”, tha Murrizi. Por, sipas kreut të Grupit të PS- së, primare është ruajtja e jetës, ndaj, sipas tij, nuk është turp që qeveria të falënderoh­et edhe nga opozita për menaxhimin e Covid- 19. “Nuk është gabim t’i thuhet faleminder­it edhe qeverisë për përballimi­n e pandemisë. Ne duhet të jemi modeli se si duhet të vazhdojmë të ruajmë distancimi­n social. Për ne asgjë nuk është më e rëndësishm­e se jeta dhe shëndeti i shqiptarëv­e”, tha Balla. Por Murrizi nuk ndan të njëjtin mendim si kreu i Grupit të PS- së, se situata u përballua mirë. Sipas deputetit të Lushnjës, qytetarët nuk kanë përfituar ndihmat. “A e dini se 170 mijë vetëve që ju premtuat pagë, vetëm 88 mijë kanë marrë deri tani? 110 milionë euro i keni bërë rrush e kumbulla. Mashtroni! Di gjë ti, ministri i tërmetit, tigri i qametit? Keni shkuar deri në 10 mld euro borxhe. Nga 2 mijë euro borxh keni marrë për çdo shqiptar, nga ai që lind në djep e deri tek ai në prag vdekjeje. A keni bërë ndonjë plan për Thumanën, Mamimasin, Krujën a Fushë- Krujën? Zero. Ju i keni në çadra edhe ata të tërmetit të parë”, vijoi Murrizi. Ndërkohë, Balla i kujtoi Murrizit se qeveria aktuale mori 1.1 miliardë euro mbështetje nga BE për tërmetin.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania