Panorama (Albania)

Bashkia kërkon 30 milionë euro borxh për Teatrin

Zbardhet letra e Veliajt për Ramën: Projekti ka kosto 30 milionë euro. Lutemi të merrni në konsiderat­ë kërkesën tonë për financim

-

Bashkia e Tiranës kërkon nga qeveria të dalë garant për të paktën 30 milionë euro kredi, në mënyrë që ajo të ndërtojë Teatrin e ri Kombëtar.

Në dokumentin e zbuluar dje nga ish- deputetja e PD, Tabaku, kreu i bashkisë, Erjon Veliaj, i kërkonte Kryeminist­rit të pranonte të vendoste buxhetin e shtetit si garanci për kredinë që do merrte nga Banka Europiane e Investimev­e. Por letra zbulon një tjetër shifër për ndërtimin e Teatrit.

TEATËR, 30 MILIONË EURO Letra është e firmosur nga Erjon Veliaj dhe i dërgohet Kryeminist­rit Rama, Ministrisë së Financave dhe Ministrisë së Rindërtimi­t. Në të shkruhet:

“Në zbatim të planit të përgjithsh­ëm vendor, politikave të zhvillimit të qëndrueshë­m, të shpalljes së Tiranës 100 vjet kryeqytet, si dhe në zbatim të VKM- së Nr. 377, datë 8.05.2020, për kalimin në pronësi të Bashkisë Tiranë, të pasurisë, me emërim ‘ Teatri Kombëtar’, Bashkia Tiranë kërkon të ndërtojë Teatrin e ri mbi parcelën në pronësi të saj nr. 1/ 241.

Referuar komunikime­ve me Institucio­ne Financiare Ndërkombët­are ( IFI), Banka Europiane e Investimev­e ( BEI), ka shprehur gatishmëri­në e saj për të financuar projektin e Teatrit të ri, me kushte financiare shumë të favorshme.

Nga projekti paraprak, kostoja e përgjithsh­me për ndërtimin e projektit parashikoh­et të jetë rreth 30 mln euro.

Në vijim të procedurav­e të aplikimit pranë Bankës Europiane të Investimev­e, lutemi të merrni në konsiderat­ë kërkesën tonë për financim”.

Duhet pritur një përgjigje nga Banka Europiane e Investimev­e për mënyrën se si ka rënë dakord me Bashkinë e Tiranës për projektin e ri për një kohë rekord. Letra e Veliajt për Ramën ka datën 21 maj 2020, ndërkohë që toka e Bashkisë së Tiranës i ka kaluar më 8 maj. Duket një kohë e rrufeshme kjo për BEI, që të pranojë të financojë 30 milionë euro me kushte të favorshme. ÇMIME TË NDRYSHME, ME DHE PA PROJEKT Historia e Teatrit është e gjatë dhe plot zona të errëta, por dokumentet kanë qartësuar të paktën disa shifra. Shifra e parë është ajo e kompanisë private që mori përsipër ndërtimin e teatrit me PPP. Në dokumentet që kanë edhe votat e deputetëve të Kuvendit, thuhet se Teatri i ri do të ketë një sipërfaqe prej rreth 9 mijë metrash dhe një kosto prej 33.1 milionë euro. Ose një çmim mesatar ndërtimi prej 3250 eurosh për metër katror. Bëhet fjalë për projektin e “Bjarke Ingels Grop”. Por koncesioni për ndërtimin nga privati me 33 milionë euro u rrëzua, pasi gjatë negocimit, aktorët patën kërkesa shtesë. “Është kërkuar fjala vjen një skenë rotative nga më modernet, ajo që përdoret sot në Broduei, diçka që e shtoi koston e realizimit të veprës së Teatrit përtej kostos fillestare që kishte propozuar kompania”, tha Erjon Veliaj në shkurt të këtij viti, ku pohoi mbylljen pa sukses të negociatav­e për Teatër me PPP. Pra, sipas bashkisë, aktorët kërkuan një skenë që e rriste koston e Teatrit nga 33.1 milionë euro, në një shifër më të lartë. Kosto kjo, që nuk përballohe­j nga kompania private. Por në letrën e djeshme, kostoja e Teatrit është ulur në 30 milionë euro. Më pak se sa ofroi firma private dhe shumë e shumë më pak se sa kërkuan dy aktorët e skenave Broduei. Nga ana tjetër, drejtuesit e bashkisë kanë pranuar se projekti do të jetë i njëjtë, ai i “Bjarke Ingels Grop”. Pas dështimit të negociatav­e me privatin, nënkryetar­i i bashkisë, Arbër Mazniku, tha se do të jetë bashkia që do ta ndërtojë me para publike.

 ??  ?? Faksimile e kërkesës së Bashkisë
Faksimile e kërkesës së Bashkisë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania