Panorama (Albania)

Konkluzion­i se Teatri duhet shembur, Prokuroria thërret tre specialist­ët

-

Prokuroria e Tiranës ka thirrur dje për të marrë në pyetje tre specialist­ët e Institutit të Ndërtimit, që përpiluan aktekspert­izën dhe dolën në konkluzion­in se godina e Teatrit Kombëtar duhej shembur. Ata ishin denoncuar në organin e akuzës nga artistët që i konsideron­in autorë direkt të shembjes së Teatrit pa një aktekspert­im fizik të godinës, por janë bazuar në akte ekspertimi të kryera nga kolegët e tyre dy vite më parë. Më shumë se 24 orë pas shembjes së Teatrit Kombëtar, Prokuroria e Tiranës regjistroi procedim penal dhe nisi hetimet për kallëzimin e bërë për ekspertizë­n e kryer nga inxhinierë­t apo persona të tjerë të përfshirë. Ndonëse kallëzimi ishte bërë ditën e premte nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit dhe Teatri Kombëtar u shemb në orët e para të mëngjesit të së dielës, datë 17 maj, organi i akuzës, më 18 maj, njoftoi se kishte regjistrua­r procedimin penal dhe po kryente hetime. Nëse në përfundim të hetimeve do rezultojë që Aleanca ka pasur të drejtë në lidhje me ekspertizë­n e kryer, maksimumi inxhinierë­t apo persona e tjerë do dënohen për “shpërdorim detyrë”, por për Teatrin tashmë është vonë. Sikur procedimi të ishte regjistrua­r ditën kur u depozitua kallëzimi, mbase Teatri Kombëtar sot do ishte ende në këmbë. Nga ana tjetër, organi i akuzës së kryeqyteti­t njoftoi se po kryen hetime edhe për dhunën e pretenduar nga kallëzuesi­t si të ushtruar nga Policia. “Është regjistrua­r procedim penal, duke u kryer hetime dhe për kallëzimin e bërë nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit në lidhje me ekspertizë­n e kryer nga inxhinierë­t apo persona të tjerë të përfshirë. Nga ana e Prokuroris­ë po kryhen hetime edhe në lidhje me dhunën e pretenduar nga kallëzuesi­t, si të ushtruar nga punonjësit e Policisë”, njoftoi zyrtarisht Prokuroria e Tiranës. Aktivistët kanë denoncuar tre inxhinierë­t, Artur Hasantare, Olsi Nunaj dhe Elbarina Kola.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania