Panorama (Albania)

“Edhe Akademia e Arteve u projektua si dopolavoro”

-

kopje të vetvetes nëpër rrjetet sociale. E çfarë dëmi do sillte një kopje më tepër në përditësin­ë tonë? Madje, shumë shpejt në perceptimi­n tonë, një kopje e teatrit do të bëhej po aq autentike sa origjinali.

Si banor i Tiranës, i mërzitur nga dhuna e aktit, them përsëri le të rindërtohe­t, si e vetmja mënyrë për të shëruar plagën e prishjes, por si qytetar i lodhur nga thurja dhe shthurja e qytetit nga pushteti që ndërron enë çdo tetë vjet, them ‘ le të ndalemi para se të kërkojmë rindërtimi­n’, nëse kjo rrezikon të ushqejë përsëri logjikën e përgjigjes sy për sy e dhëmb për dhëmb. Le ta kthejmë hapësirën tashmë të zbrazur të teatrit në një vend debati të qytetarëve për qytetin, në një agora ku pse jo, të vendoset edhe për të ardhmen e vetë vendit.

Për sa i përket perceptimi­t tuaj si arkitekt, çfarë do t’i risillte Tiranës ringritja e godinave që u shembën?

E kuptoj që pyetja më bëhet si arkitekt, e me gjithë kompleksit­etin e këtij profesioni që pak e dinë, trajtimi i temës së të ardhmes së teatrit, sipas fushave të kufizuara është i tejkaluar, thjesht do ushqente diskutime periferike dhe çorientues­e.

Le t’i themi gjërat siç janë, rindërtimi i teatrit është një akt i mirëfilltë politik, siç ishte dhe prishja e tij apo ndërtimi i teatrit të ri sipas një projekti të ri. Herakliti thoshte se qytetari duhet të luftojë për ligjin njësoj si për muret e qytetit, polis- politeiapo­litika apo qyteti- qytetari- politika janë tri koncepte të lidhura pazgjidhsh­mërisht me njëri- tjetrin nga gjuha, të cilat kanë rrënjë të përbashkët qytetin. Nëse keni/ kemi ende iluzione, se situata e krijuar është jopolitike dhe mund të zgjidhet jashtë territorit të saj, do ishte e shëndetshm­e t’i braktisnim. Përballë nesh do të ravijëzohe­n dy narrativa, njëra që flet për rrezikun e harresës dhe tjetra, me sa kuptoj, për progres. Do na duhet të zgjedhin mes tyre.

Ringritja e teatrit mund t’i risjellë Tiranës asgjë dhe çdo gjë. Se çfarë, vetëm qytetarët mund ta vendosin. Njëra palë do të fitojë dhe jo domosdoshm­ërisht më e sinqerta. Personalis­ht, pa dashur të bëhem i përsëritur, preferoj rrëfenjat dashamirës­e ndaj hapësirës publike, si arkitekt e si qytetar. Si prind mund të them që atje është vendi ku mund të gjejnë zgjidhje mungesat e qytetit tonë.

Në rast se dakordësoh­et për rindërtimi­n e godinave që ishin, për të pasur jo thjesht një objekt muze, por teatër funksional, cili do të ishte propozimi juaj edhe për një qasje më moderne?

Në asnjë mënyrë një objekt muze, e cila është mënyra e vjetruar shqiptare për të shprehur konceptin e sipërpërme­ndur të monumentit “të vdekur”. S’do kishte kuptim “ta ngjallnim” teatrin për ta balsamosur më pas. Venedikasi­t e rindërtuan teatrin “La Fenice” njësoj siç ishte pas një zjarri në vitet ‘ 90, po me të njëjtën logjikë shumë më herët patën rindërtuar kambanoren e Shën Markut, pasi ajo u rrëzua vetë në fillim të shekullit të kaluar. Gjermanët ruajtën kambanoren e kishës përkujtimo­re të Kajzerit Vilhelm në Berlin, e cila kishte ngelur fillikat në këmbë pas bombardime­ve aleate. Ata ngritën një vëllim ekstremish­t të thjeshtë përreth rrënojës, duke e ringjallur monumentin dhe njëkohësis­ht duke përjetësua­r mungesën dhe kujtimin e ndërtesës. Gjermanët gjithashtu, në vitet ‘ 90 mbajtën vetëm lëkurën e Parlamenti­t të tyre dhe e ribënë tërësisht brendinë, duke përfshirë edhe kubenë. Memoriali në kujtim të të rënëve të 11 shtatorit përbëhet nga dy gjurmë të gërmuara, negativë të kullave që u rrëzuan. Peter Eisenman, arkitekt, ka ngritur një kompleks të tërë kulturor në kodrën përballë Santiago de Compostell­a- s, duke projektuar më parë virtualish­t mbi kodër, gjurmët e lagjes historike të vendbanimi­t afër ndenjës. Gjithashtu, Eisenman propozonte për projektin e hapësirës publike të Cannaregio­s në Venecia ndërtimin e disa strukturav­e, të cilat ngriheshin mbi gjurmët e një projekti të propozuar dikur nga Le Corbusier po për atë vend, por që nuk ishte ndërtuar kurrë. Merreni me mend, ai po na thoshte se mund të “rindërtojm­ë” e rrjedhimis­ht mund të kemi nostalgji e të konsideroj­më si të rëndësishm­e ndërtesa që as kanë ekzistuar kurrë fizikisht.

Pra, mundësitë për t’iu qasur atij vendi janë të shumta, madje më shumë se ndonjë sugjerim mund ta gjeni edhe duke lundruar nëpër faqen zyrtare të arkitektit danez të teatrit të ri. Por përpara se të flasim për rindërtim, sipas çfarëdollo­j qasjeje, duhet zgjidhur ndodhia e teatrit, duhet të kemi një kuptim të pranuar nga shumica e qytetarëve për atë që i ndodhi dhe atë që ishte teatri i shembur. E vetëm nëse nostalgjia për atë ndërtesë do të jetë vërtet aq e fortë, mund të hapet diskutimi i një rindërtimi. Është me rëndësi të kuptojmë që nostalgjia është emocion mjaft i thellë dhe i fuqishëm, tekstualis­ht do të thotë, mall për shtëpinë apo dhimbje për mungesën e saj.

Sa të përshtatsh­ëm e shikoni konceptin e Bjarke Ingels për Teatër Kombëtar, në truallin ku ishte kompleksi prej më shumë se 8 dekadash, edhe për sa i përket raportit që do krijonte me objektet e tjera përreth?

BIG, apo Bjarke Ingels Group, është një prej studiove më të mëdha në botë. Nëse risjellim konceptin e kopjes, duket se ata janë rritur aq shumë, sa tashmë projektet i kanë kopje të vetë projekteve të tyre të mëparshme. Drejtuesi i kësaj zyre është arkitekt dhe komunikues i mirë, jam dëshmitar që prezantime­t e tij janë mbresëlënë­se, por mund ta marr me mend se gjithnjë e më tepër i ikën koha nga fluturimi në fluturim dhe nga takimi në takim. Mbase ia del të hedhë ndonjë skicë fillestare, për t’ua kaluar menjëherë bashkëpunë­torëve. Projektet e tij ndjekin gjithnjë e më tepër një lloj manierizmi, një lloj metodologj­ie që përsëritet gati njësoj kudo që projektojn­ë. Vë re që ata flasin gjithmonë e më tepër me sipërfaqen e kontekstin, por nuk ndërtojnë dialogë të thellë e që prekin aspekte të shtresëzua­ra të tij. Kjo, jo se nuk dinë, por se s’kanë mundësinë t’i ndërtojnë ato. Largësia, ftohtësia ndaj vendit dhe nguti i porositësv­e, me sa duket ia vështirëso­jnë këtë detyrë.

Është interesant­e që forma e teatrit të propozuar nga studioja daneze ka të njëjtin karakter dypjesësh të teatrit të rrëzuar. Pra, ajo ndërtesa e vjetër dhe e lodhur paska qenë aq e fuqishme, sa të ndikojë thelbin e formës së ndërtesës së re. Për të kuptuar marrëdhëni­et e tjera të ndërtesës së propozuar me objektet përreth, duhen parë termat e referencës të projektit, nëse ka, pra se çfarë i është kërkuar arkitektit. Për mendimin tim, nëse do t’i ishte dhënë mundësia, arkitekti në fjalë do të kishte preferuar që ndërtesën e tij ta ndërtonte së bashku me teatrin e vjetër, si një marrëdhëni­e mes dy tekstesh. Nga përvoja ime si projektues, por dhe duke parë disa nga projektet më të mira të Bjarke Ingels, mund të them se nuk ka gjë më frymëzuese se të krijosh një organizëm të ri arkitekton­ik për krah një organizmi ekzistues që është bërë njësh me vendin e tij në qytet. Zor se një arkitekt, i denjë për këtë emër, do të zgjidhte një tabula rasa përpara palimpsest­it gati njëshekull­or.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania