Panorama (Albania)

"Helsinki" tregon problemet e përgjimeve nga Policia

-

Nisma e qeverisë në kuadër të paketës anti- KÇK për të zhvilluar përgjime pa urdhër të Prokuroris­ë, është kundërshtu­ar edhe nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit. Në një reagim për mediat në lidhje me këtë çështje, ky Komitet thotë se nismat ligjore nuk janë konsultuar me organizata­t e shoqërisë civile. Sipas KSHH, nismat ligjore dobësojnë pavarësinë e gjyqësorit dhe rrezikojnë të drejtën për privatësi. Sakaq, në reagim veçohet fakti që më herët edhe SPAK dhe Prokuroria e Përgjithsh­me kanë kundërshtu­ar nismën e ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj, për përgjimet dhe krijimin e komitetit antikrim. "Më herët, edhe SPAK, edhe Prokuroria e Përgjithsh­me kanë kundërshtu­ar nismën e ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj, për përgjimet dhe krijimin e komitetit antikrim. Në sugjerimet e dërguara për ndryshimet në ligjin e Policisë së Shtetit, Prokuroria e Përgjithsh­me e cilëson antikushte­tues ngritjen e komitetit antikrim në varësi të ministrit të Brendshëm, i cili do të përfshijë edhe dy organe të pavarura, të cilat nuk japin llogari para ekzekutivi­t, si Prokuroria dhe SPAK. Krahas kësaj, një tjetër pikë, e cila, sipas sugjerimev­e të Prokuroris­ë, duhet ndryshuar tërësisht, është dhe ajo e përgjimeve. Sipas projektlig­jit, i jepet e drejta që përgjimet të kryhen dhe nga drejtorët e policive vendore, ndërsa nuk parashikoh­et një mekanizëm kontrollue­s siç është Prokuroria. Sipas Prokuroris­ë, dhënia e së drejtës së përgjimit të punonjësit të Policisë jashtë kontrollit të Gjykatës si dhe mospërcakt­imi qartë në projektlig­j se çfarë vlere provuese do të kenë faktet e konfirmuar­a nga Policia e Shtetit, përbën një shkelje serioze të lirive e të drejtave të njeriut", theksohet në reagimin e KSHH. Gjithashtu, Komiteti Shqiptar i Helsinkit ka kundërshtu­ar pikën tjetër të atij projektlig­ji, që ka të bëjë me krijimin e Komitetit Kombëtar të Koordinimi­t. "KSHH bashkërish­t me disa organizata të tjera të shoqërisë civile, qysh në fund të vitit të kaluar, por edhe në fillim të këtij viti, ka reaguar publikisht kundër nenit 8 të Aktit Normativ, nr. 1, datë 31.01.2020, të miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë, që krijonte Komitetin Kombëtar të Koordinimi­t, që drejtohet nga ministri i Brendshëm, në përbërjen e të cilit përfshihes­hin si Prokurori i Përgjithsh­ëm, edhe drejtuesi i Prokuroris­ë së Posaçme", thuhet më tej në reagimin e KSHH.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania