Panorama (Albania)

Ish- i dënuari kapet me pistoleta e "Shotgun"

U arrestua te "Fresku", në çantë i gjendet edhe kokainë

-

Një 45- vjeçar me precedentë të mëparshëm penal është arrestuar të mërkurën në zonën e "Freskut", në Tiranë, gjatë një operacioni që të organizuar nga "Shqiponjat" dhe oficerët e Antidrogës. Operacioni u zhvillua pas informacio­neve të marra në rrugë operative, se ky person lëvizte i armatosur dhe mbante edhe lëndë narkotike. Policia tha dhe se është finalizuar operacioni i koduar "Fresku", gjatë të cilit janë sekuestrua­r dy pistoleta, një "Shotgun", disa fishekë, si dhe një sasi lënde narkotike, e llojit kokainë. Ndërsa është vënë në pranga Adnand Gaxherri, 45 vjeç. "Në vijim të punës për rritjen e parametrav­e të sigurisë, si rezultat i kontrollev­e të shtuara për kapjen e personave në kërkim dhe atyre që qarkullojn­ë me armë zjarri me vete, Forcat e Posaçme ' Shqiponjat', në bashkëpuni­m me

Seksionin për Hetimin e Narkotikëv­e në DVP Tiranë kanë marrë informacio­n në rrugë operative se një shtetas në zonën e Freskut qarkullont­e në orët e pasdites, duke mbajtur me vete armë zjarri dhe lëndë narkotike. Bazuar në këto informacio­ne është organizuar, zhvilluar dhe finalizuar operacioni policor i koduar ' Fresku', si rezultat i të cilit u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit Adnand Gaxherri, 45 vjeç, banues në Tiranë", tha Policia. Ndërsa shtoi se gjatë operacioni­t, nga kontrolli fizik në çantën e dorës, këtij shtetasi iu gjet një armë zjarri pistoletë dhe një sasi e vogël lëndë narkotike e dyshuar kokainë. Gjatë kontrollit në banesë, këtij shtetasi iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një tjetër armë zjarri pistoletë me fishekë në fole gati për qitje, një armë gjahu "Shotgun" dhe një sasi fishekësh luftarak.

 ??  ?? Provat e sekuestrua­ra gjatë operacioni­t
Provat e sekuestrua­ra gjatë operacioni­t

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania