Panorama (Albania)

OFL rikthehet te grupi "Bajri", letër Ilir Rustemit

Vëllai i Safet Bajrit, i dënuar në Itali me 5.6 vjet për drogë

- TIRANE Ilir Rustemi

Pas Enver Barjrit dhe Emrah Plakut që OFL u dërgoi letër pak ditë më parë, tashmë radhën për të deklaruar pasurinë e ka një tjetër pjesëtar i grupit "Bajri'.

Bëhet fjalë për Ilir Rustemin ( Bajrin), vëllain e Safet Bajrit, i cili rezulton i dënuar në Itali me 5.6 vjet burg për trafik droge. "Ilir Rustemi, banues në Shkodër, person nën hetim, për të cilin Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda ka caktuar masën e sigurimit personal ' Arrest në burg', për veprat penale ' Shtrëngim me anë të kanosjes për dhënien e pasurisë, e kryer në bashkëpuni­m, në kuadër të grupit të strukturua­r kriminal' dhe ' Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi i strukturua­r kriminal'", thuhet në njoftimin zyrtar të Policisë së Shtetit. Megjithatë, pak ditë më parë, një nga dosjet që u konsiderua si ndër më të rëndësishm­et, ajo e grupit "Bajri", u shfry ashtu sikurse kishin përsëritur vazhdimish­t avokatët e të arrestuarv­e. Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër vendosi që të lirojë disa prej personave të dyshuar në çështjen "Bajri", ndërsa është liruar nga akuzat për dy vrasje shtetasi Behar Bajri. Kështu, Gjykata e Shkodrës ka vendosur që të heqë masën e sigurisë "Arrest me burg" për shtetasin Safet Bajri, lidhur me akuzën që kishte nga Prokuroria shqiptare "shtrëngim me anë të kanosjes për dhënie pasurie" e njohur ndryshe si gjobvënie. Ndërkohë, Safet Bajri do të vijojë të qëndrojë në burg për të vuajtur dënimin e formës së prerë të dhënë nga Gjykata e Belgjikës me 9 vite burg në total, një vendim ky i drejtësisë belge për trafik droge dhe prostituci­on. Megjithatë, duket se në kushtet kur nuk u provuan dot akuzat e ngritura ndaj tyre, tashmë u kërkohet pasuria.

FORCA E LIGJIT

Përveç Ilir Rustemit, OFL u ka dërguar letër për të deklaruar burimin e pasurisë edhe 3 personave nga Tirana, të dënuar për vjedhje me dhunë e me armë. "Vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuar­a në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020. Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklar­imin e burimeve të pasurisë, shtetasve: Olisi Ibraliu, banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale ' Vjedhja me dhunë'; Kreshnik Allaraj, banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale ' Vjedhja me armë'; Erjon Kola, banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale ' Vjedhja me armë, e kryer në bashkëpuni­m'; Ilir Rustemi, banues në Shkodër, person nën hetim, për të cilin Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda ka caktuar masën e sigurimit personal ' Arrest në burg', për veprat penale ' Shtrëngim me anë të kanosjes për dhënien e pasurisë, e kryer në bashkëpuni­m, në kuadër të grupit të strukturua­r kriminal' etj.", tha dje Policia. Ndërsa sqaroi se këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t'u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të

OFL- së dhe më pas, përgjigjet e marra do t'i dërgohen SPAK- ut për veprime të mëtejshme. "OFL është në veprim të pandërprer­ë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrov­e emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëv­e të vetëdeklar­imit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special. OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedural­e dhe operacione­t ekzekutive që do të kryejë", thuhet në njoftimin e Policisë.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania