Panorama (Albania)

Kërcënonte dhe grabiste qytetarët në Durrës, arrestohet 29- vjeçari

-

Një 29- vjeçar është arrestuar nga Policia e Durrësit nën akuzën e se vidhte me dhunë këmbësorët që kalonin në zonën e plazhit. Sipas Policisë, në pranga ka përfunduar shtetasi E. H., 29 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë për veprën penale "Vjedhja". Ai ishte kthyer në makthin e qytetarëve, sidomos këmbësorëv­e që përshkonin rrugën "Pavarësia" dhe atyre që shëtisnin përgjatë bregut të detit. Burime nga Policia bëjnë të ditur se 29- vjeçari sulmonte kryesisht qytetarë të moshës së tretë dhe ata që lëviznin vetëm. Nën kërcënimin e thikës dhe gjysmë i maskuar duke mbajtur në kokë kapele të zezë, ai i kërcënonte me vrasje duke u marrë të gjitha paratë që kishin me vete, si dhe varëset, orët, telefonat dhe byzylykët grave. I riu ishte kthyer në problem në zonën e Plazhit. Nuk kishte ndonjë strategji, por sulmonte në çdo orë të ditës, mjaftonte që pranë mos të kishte patrulla Policie. Pavarësish­t se pranë objektivit ndodheshin edhe persona të tjerë, atij nuk i bënte fare përshtypje, i grabiste herë me dhunë e herë nën kërcënimin e thikës dhe largohej me vrap duke humbur gjurmët në rrugët e lagjes Nr. 13, e njohur si zona e Plazhit. Kohët e fundit, aktiviteti­n e kishte shtrirë edhe në lagje të tjera të qytetit bregdetar. Qytetarë që kishin rënë pre e grabitjes nga 29- vjeçari kishin denoncuar në Polici, duke dhënë një përshkrim të agresorit. Policia nisi menjëherë hetimet dhe për fat të mirë jo vetëm që ra në gjurmët e agresorit, por edhe e vuri në pranga. "Finalizohe­t me sukses operacioni i koduar ' Përsëritës­i', në Durrës. Vihet në pranga 29- vjeçari, i cili vidhte me dhunë nëpërmjet kanosjes me thikë, këmbësorët që kalonin për në zonën e plazhit. Zbardhen dhe dokumentoh­en 4 vjedhje me dhunë, të ndodhura muajt e fundit. Si rezultat i një pune të mirorganiz­uar, në kuadër të operacioni­t policor ' Përsëritës­i', u arrestua shtetasin: E. H., 29 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë për veprën penale ' Vjedhja'. Ky shtetas dyshohet se muajt e fundit ka kryer disa vjedhje me dhunë ndaj këmbësorëv­e, nëpërmjet kanosjes me thikë", deklaroi Policia. Ndërkohë, blutë arritën të dokumenton­in katër vjedhje të tij. Konkretish­t: Më datë 10.05.2020, në lagjen nr. 14, tek Ura e Dajlanit, i ka vjedhur me dhunë, 30.000 lekë, shtetasit R. Xh., 62 vjeç, banues në Arapaj, Durrës. Më datë 26.05.2020, në lagjen nr. 4, Durrës, dyshohet se i ka vjedhur shtetasit E. I., një aparat celular dhe shumën prej 6000 lekësh. Më datë 28.04.2020, në lagjen nr. 17/ 1, Durrës, dyshohet se i ka vjedhur shtetasit A. M., një aparat celular. Më datë 07.05.2020, në lagjen nr. 14, Durrës, dyshohet se nën kërcënimin e thikës, i ka vjedhur shtetasit G . S., shumën prej 22.000 lekësh.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania