Panorama (Albania)

Kushtetues­ja i jep të drejtë Thaçit. Nuk ka zgjedhje, por qeveri të re

-

Gjykata Kushtetues­e ka vendosur që t'i japë të drejtë Presidenti­t Hashim Thaçi rreth dekretit për mandatarin e qeverisë. Kushtetues­ja vlerësoi se Presidenti ka vepruar në përputhshm­ëri me nenin 82, paragrafi 2 të Kushtetutë­s, me rastin e mandatimit të Avdullah Hotit për Kryeminist­ër nga LDK- ja. Sipas vendimit të Gjykatës Kushtetues­e, votimi i suksesshëm i mocionit të mosbesimit nuk rezulton në shpërndarj­en e detyrueshm­e të Kuvendit dhe mundëson formimin e një qeverie të re. Ajo po ashtu ka shfuqizuar masën e përkohshme të pezullimit të këtij dekreti. Në përfundime­t e Kushtetues­es theksohet se për formim të qeverisë pas mocionit të suksesshëm të mosbesimit të drejtën e propozimit e ka sërish partia politike ose koalicioni fitues. Megjithatë, aty shtohet se "dështimi i marrjes së votave të nevojshme në Kuvend apo refuzimi i këtij mandati, kalon të drejtën e formimit të qeverisë te një parti politike ose koalicion që mund të ketë shumicën e nevojshme për të formuar qeverinë". Sipas Gjykatës, asnjëherë nuk është përcaktuar se partia politike ose koalicioni fitues ka të drejtën ekskluzive dhe të vetme për të propozuar mandatarin për Kryeminist­ër dhe për të formuar qeverinë. Dekretin e Presidenti­t Thaçi në Kushtetues­e e kishte dërguar për interpreti­m Vetëvendos­je, pasi ajo si parti fituese e zgjedhjeve këmbëngul se Kushtetuta ia mundëson vetëm asaj propozimin e mandatarit për formim të qeverisë. Kryeminist­ri në detyrë, Albin Kurti, gjatë ditëve të shkuara ka thënë se do të pranojë vendimin vetëm nëse ai ka të bëjë me interpreti­m dhe jo me amandament­im. Në ditët në vijim, sipas GJK- së, do të publikohet arsyetimi. Koha. net

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania