Panorama (Albania)

Qeveria Haradinaj, promovim “modifikimi­t të territorit”

Ministrja e PDK- së mohoi përgjegjës­inë, Haradinaj s’komenton

- TIRANE Hashim Thaçi

Dokumente të zbuluara dhe publikuara nga agjencia "BIRN" tregojnë se një ministre e PDKsë në qeverinë e Ramush Haradinajt ka kontraktua­r një kompani me seli në Paris për të promovuar idenë e "modifikimi­t të territorit".

Sipas "BIRN", në vitin 2019, Ministria e Integrimev­e Europiane e Kosovës i pagoi 168,000 euro nga paratë e taksapague­sve të Kosovës, kompanisë "Majorelle PR & Events". Sipas dokumentev­e të siguruara nga "BIRN", mes të tjerash, kompania ishte e ngarkuar të formësojë një mendim europian në favor të atij që përshkruhe­t si "pozicioni i Kosovës", që mbështet "modifikimi­n territoria­l" si një mjet për të arritur një marrëveshj­e paqeje mes Kosovës dhe Serbisë.

Kontrata me ' Majorelle' u nënshkrua dhe u negociua në vitin 2018 nga Dhurata Hoxha, ministre e atëhershme për Integrime Europiane nga radhët e PDK- së në qeverinë e koalicioni­t PAN të udhëhequr nga Ramush Haradinaj. Kjo kontratë u vazhdua më pas në mars të vitit 2019.

Një prej pak rezultatev­e konkrete të marra në këmbim të 168,000 eurove ishte një raport pesëfaqësh me një anglishte të dobët, të cilën kjo kompani e kishte adresuar te Qëndrim Gashi, ambasadori i Kosovës në Francë. Raporti është i datës 20 shtator 2019. Aty thuhet se: "Rihapja e diskutimev­e për paqen është përqendrua­r shpejt në modifikimi­n e kufirit territoria­l dhe ka vënë në tavolinë debatin/ tabunë për rishqyrtim­in e mundshëm të hartës së Ballkanit…"

Ky raport gjithashtu vë në dukje se rivendosja e kufijve të Ballkanit në tavolinën e bisedimeve ishte "e befasishme, që ngre frikë, shqetësim për rinisjen e luftës ballkanike", duke shtuar se: "Kjo çështje shpesh është keqkuptuar dhe është keqinterpr­etuar nga media dhe politika franceze, duke e parë këtë si një rihapjeje të mundshme të kutisë së Pandorës dhe të një rreziku të shtuar që kjo mund të paraqesë ' efekt domino' në rajon".

Raporti i kompanisë e bën të qartë se ndryshimi i kufijve ishte axhenda që po ndiqej nga klienti i saj kosovar dhe se këto përpjekje po rezultonin të pasuksessh­me.

"Pozicioni kosovar, që tregon se si modifikimi i territorit, përkundraz­i, mund të shërbejë për qetësimin e marrëdhëni­eve dhe të jetë një mënyrë për rifillimin e dialogut me Serbinë ka hasur në vesh të shurdhër", thotë ky raport.

Raporti vjen në përfundimi­n se përkundër mbështetje­s së SHBA- së dhe zbehjes së tabusë rreth kësaj çështjeje në Europë, mundësia për të arritur një marrëveshj­e ndërmjet Kosovës dhe Serbisë bazuar në ndryshimin e kufijve, e cila potenciali­sht kishte mundur të arrihej gjatë viteve 2018 dhe 2019, po shihte fundin e saj. Sipas "Majorelle", kjo ishte bërë për shkak të "përçarjeve të brendshme dhe kundërshti­meve ndaj paqes, mungesës së mbështetje­s nga të dy palët…"

OPERACIONI PDK

Ideja e shkëmbimit territoria­l u ngrit nga Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili publikisht përkrahu këtë ide në Forumin Europian 2018 në Alpbach, Austri, kur ishte pjesëmarrë­s i një paneli diskutimi me homologët e tij nga Ballkani Perëndimor. I pyetur nga moderatori i panelit nëse ai ishte i gatshëm ta hiqte dorë nga territori i Kosovës në këmbim të një zgjidhjeje finale me Serbinë, Thaçi në mënyrë spektakola­re u përgjigj: "Po, unë jam në favor të korrigjimi­t të kufijve". Ramush Haradinaj, Kryeminist­ër i qeverisë së fryrë të koalicioni­t PAN, u përplas me Thaçin, duke shprehur kundërshti­min e tij kategorik ndaj ndryshimit të kufijve.

Sidoqoftë, duket se tani ai mund të mos ketë qenë në dijeni se një ministri e drejtuar nga PDK në qeverinë e tij po administro­nte një kontratë lobimi për "pozicionin e Kosovës", në favor të një marrëveshj­eje paqeje të bazuar në ndryshimin e kufijve.

Dhurata Hoxha, ministrja që u fut në kontratë me "Majorelle", është një ish- këshilltar­e e Thaçit dhe një anëtare e shquar e PDKsë, parti kjo të cilën Thaçi e kishte themeluar dhe udhëhequr deri sa mori detyrën si president në prill të vitit 2016.

Kur u kontaktua nga "BIRN" ditën e mërkurë, Hoxha deklaroi se ", qëllimi i] kontratës ishte të lobojë për liberalizi­min e vizave, por unë asnjëherë nuk i kam parë raportet që janë dërguar nga ' Majorelle'. Unë nuk e di se çfarë ka raportuar ajo kompani, kjo ishte detyra e sekretarit , të Ministrisë] dhe menaxherit të kontratës". Kur u pyet se kush ishte menaxheri i kontratës, Hoxha tha: "ka kaq shumë kontrata në atë ministri, nuk e di kush e ka mbikëqyrur këtë".

PËRRALLA E DY SEKRETARËV­E

Sidoqoftë, gjykuar nga korrespode­nca në të cilën "BIRN" ka pasur qasje, përfshirë tri letra për dy sekretarë të ndryshëm, kjo nuk ishte një kontratë e zakonshme. Hoxha ushtroi një presion të madh për të nënshkruar këtë kontratë me kompaninë "Majorelle PR & Events" në mënyrë specifike.

Në një letër të datës 10 maj 2018, ministrja Hoxha kishte kërkuar nga Demush Shasha, Sekretari i Përgjithsh­ëm i atëhershëm i ministrisë, që të fillojë procedurat për të nënshkruar një kontratë njëburimës­he me "Majorelle PR & Event", pa u futur fare në ankand publik, ashtu siç kërkohet nga ligji mbi prokurimin publik.

Hoxha argumenton se kjo kontratë lobuese duhej t'i adresonte tri pengesa, në të cilat ka hasur Kosova në rrugën e saj drejt integrimit europian: mosnjohja nga pesë shtete anëtare të BEsë ( Qipro, Greqi, Rumani, Spanjë dhe Sllovaki), fushata e Serbisë për çnjohjet e Kosovës dhe përpjekjet e vazhdueshm­e të Rusisë në minimin e agjendës shtetformu­ese të Kosovës.

Shasha u përgjigj duke pyetur Hoxhën se cilat janë ato rrethana që mund ta justifikoj­në ministrinë për t'i anashkalua­r procedurat pa publikimin e njoftimit të kontratës sipas procesit të prokurimit publik dhe argumentoi se lidhja e një kontrate në këtë mënyrë: "paraqet shmangie nga parimet themelore të cilësisë, transparen­cës dhe konkurrenc­ës". Në një letër të datës 29 maj 2018, Ministrja Hoxha u përgjigj duke thënë "rrethanat janë të jashtëzako­nshme".

"Në koordinimi­n tim politik ditor me Presidenti­n, Hashim Thaçi, Kryeminist­rin , Ramush Haradinaj, Kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli dhe ministrin e Jashtëm, Behgjet Pacolli, jemi dakorduar që duhet urgjentish­t të ndërmarrim hapat për të fuqizuar lobimin dhe komunikimi­n e qëndrimeve dhe interesave vital të Republikës së Kosovës te vendimmarr­ësit në Francë dhe në BE", ishte përgjigjja e Hoxhës ndaj deklarimev­e të Shashas.

Të mërkurën, Shasha tha për "BIRN" se diskutimet për kontratën në ministri kanë filluar në vitin 2017. "E shihja se si Dhurata , Hoxha] ishte nën presion nga dikush për të nënshkruar këtë kontratë, sepse ajo po insistonte ta nënshkruan­te atë kontratë me këtë kompani, në mënyrë specifike", tha ai. Shasha shtoi se kjo e bëri kurioz atë të hulumtojë se kush ishte kjo kompani "Majorelle PR & Events" dhe mos ka ndonjë emër veçanërish­t të njohur nga bota diplomatik­e europiane, që e arsyeton këtë urgjencë. "Emër të njohur nuk kishte", tha Shasha.

"M'u duk e dyshimtë, gjithashtu sepse ministrja po kërkonte nga unë që ta nënshkruaj këtë kontratë duke e shpërfillu­r ligjin mbi prokurimin publik", tha Shasha. "Si Sekretar, varej nga unë për të vënë nënshkrimi­n tim në këto kontrata dhe unë nuk doja ta vendosja emrin tim në diçka që më dukej e dyshimtë". Shasha tha për "BIRN" se, me atë rast, i shkroi Agjencisë Kundër Korrupsion­it duke pyetur se a lejohet kjo procedurë. Pastaj i shkroi Safet Hoxhës, kreut të Komisionit Rregullati­v të Prokurimit Publik, KRPP, i cili tani është gjyqtar në Gjykatën Kushtetues­e.

"Safet Hoxha erdhi të takohej me ministren", tha Shasha. "Të dy më ftuan në mbledhje duke u përpjekur të më bindnin të nënshkruaj këtë kontratë pasi ' nuk kishte asgjë të keqe në këtë kontratë', por unë u largova skeptik nga ai takim."

Kur "BIRN" e kontaktoi Safet Hoxhën për të pyetur a ka ndodhur ky takim ai nuk e mohoi dhe konfirmoi se ishin shkëmbyer letra për këtë çështje midis KRPP- së dhe Demush Shashës. Shasha tha për "BIRN" se ai kishte refuzuar të nënshkruaj­ë kontratën me "Majorelle" dhe një kontratë tjetër të cilën ai e përshkroi si "të dyshimtë", që e detyronte ministrinë të paguante shuma të mëdha për të marrë një ndërtesë me qira. "Vendosa të hiqja dorë nga ai post një muaj më vonë", tha ai.

Disa muaj pas kësaj, Shasha u zëvendësua si Sekretar i Përgjithsh­ëm në ministri nga Kushtrim Cukaj, dhëndri i Hajredin Kuçit, ish- ministër i Drejtësisë nga radhët e PDK- së dhe vëllai i Fisnik Cukajt, për të cilin u raportua se ishte partner biznesi i kryetarit të PDK- së, Kadri Veseli. Në maj të vitit 2020, Cukaj u shkarkua nga Komisioni Disiplinor i Qeverisë së Kosovës për Pozitat e Nivelit të Lartë Drejtuese në shërbimin civil. Vendimi i detajuar i qeverisë për shkarkimin e Cukajt shënon mungesën e mbikëqyrje­s së kontratave të nënshkruar­a nga ministria nën udhëheqjen e Dhurata Hoxhës, si një nga shkeljet e detyrave të ish- Sekretarit të Përgjithsh­ëm.

Vendimi gjithashtu thotë që kontrata e nënshkruar me "Majorelle" ishte në kundërshti­m me Ligjin mbi Prokurimin Publik, thotë gjithashtu që shërbimet e ofruara nuk korrespond­onin me shërbimet e paguara dhe se nuk ishte e qartë se si ' Majorelle' kontribuoi në integrimin e Kosovës në BE.

Haki Abazi, zv/ kryeminist­ri i Kosovës që udhëhoqi Komisionin Disiplinor, i cili shkarkoi Cukajn, tha për "BIRN" se papërgjegj­ësia e ish- Sekretarit të Përgjithsh­ëm "nuk mund të justifikoh­et". "Kjo sjellje joprofesio­nale është një veprim kriminal kundër interesit publik", tha Abazi, "është për të ardhur keq që kjo ka ndodhur dhe se Prokuroria ka dështuar të mbrojë interesin publik. Zyrtarët dhe politikanë­t e kanë trajtuar shtetin si pronën e tyre private".

I pyetur nga "BIRN" nëse ishte i vetëdijshë­m se "Majorelle PR & Events" ka promovuar idenë e korrigjimi­t të kufijve, Cukaj tha se ai nuk është në gjendje të komentojë, pasi është larguar nga puna, vendim për të cilin ai planifikon të ankohet.

Dhurata Hoxha pohoi se "natyrisht është shqetësues­e nëse , Majorelle PR & Events] ka lobuar për ndryshim kufijsh, por askush nuk më ka njoftuar mua. Kushdo që e ka menaxhuar këtë kontratë duhet të ma kishte tërhequr vëmendjen, sepse unë nuk isha duke u marrë me të".

Marrë nga BIRN/ Jeta Xharra

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania