Panorama (Albania)

Zyrtare, Italia rinis të luajë më 20 qershor

-

Më në fund! Serie A vendos të rinisë! Pas më pak se një orë takim mes qeverisë dhe drejtuesve të futbollit, ministri i Sportit, Vinçenco Spadafora, iu drejtua zyrës së kryeminist­rit Xhuzepe Konte për të vulosur datën e re të nisjes së kampionati­t. Dhe u vendos 20 qershori. Me dekret, aktivitete­t sportive nuk mund të rinisnin përpara 14 qershorit, por duke parë frymën pozitive në takimin me federatën dhe ligat italiane, edhe Kryeminist­ri vendosi të bëjë një lëshim për futbollin. Videokonfe­renca nisi në orën 18: 30 dhe protagonis­t kishte ministrin Spadafora, Federatën, Ligat si dhe përfaqësue­sit e shoqatave të futbollist­ëve, trajnerëve dhe arbitrave. "Takimi ishte shumë i dobishëm. Tani Italia po rinis jetën normale edhe është e drejtë të ndodhte kështu. Sot erdhi edhe ' OK' i Komitetit Shëndetëso­r për protokolli­n e Federatës Italiane të Futbollit. Tani mund ta konfirmoj se kampionati do të rinisë më 20 qershor", konfirmoi ministri i Sporteve, i cili pas takimit direkt me Kryeminist­rin Konte dekretoi edhe datat e ndeshjeve të Kupës së Italisë, të cilat do të paraprinë 20 qershorin.

KUPA MË 13, 14 E 17! Madje, përpara se Seria A të ngrejë siparin, do të jetë Kupa e Italisë që do të risjellë spektaklin e futbollit italian. Dje është vendosur se në datat 13 dhe 14 qershor ( pa u përcaktuar cili çift) do të luhen dy gjysmëfina­let e kthimit të turneut, Juventus- Milan dhe Napoli- Inter, ndërsa fituesja e këtyre dy ndeshjeve do të luftojë për trofeun më datë 17 qershor, në stadiumin "Olimpiko" të Romës.

OK PROTOKOLLI Protokolli i ri shëndetëso­r në lidhje me rinisjen e aktiviteti­t sportiv mori miratimin e Komitetit Tekniko- Shkencor, duke vendosur edhe për problemet e karantinës "automatike" të skuadrës në rast se do të ketë raste pozitive dhe ajo do të mbetet e pandryshua­r, pra 14 ditë dhe jo 7 siç ishte kërkuar të ndryshohej.

KALENDARI Tani pritet të përcaktohe­t situata në lidhje me transmetim­in televiziv të ndeshjeve që do të luhen pa tifozë. Lojtarët kërkojnë anulimin e ndeshjeve të orarit të fashës së parë, atyre të pasditeve të shtyhen përtej orës 18: 00, edhe pse mund të bihet dakord për në 17: 30. Madje, fasha orare e re deri në fund të këtij sezoni të kampionati­t italian mund të jetë shpërndarj­a e ndeshjeve në oraret 17: 30, 19: 15 dhe 21: 30, për shkak të të nxehtit. Por dje nuk u fol vetëm për Serinë A, por pritet të rinisin edhe kategoritë e tjera, si Seria B për shembull, data e rifillimit të së cilës do të jetë 26 qershori, ndërkohë që nuk ka ende një datë për Serinë C dhe Seria A të femrave.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania