Panorama (Albania)

Premier Liga vendos, do të rinisë më 17 qershor

-

Premier Liga pritet të rikthehet të mërkurën më 17 qershor. Mançester Siti do të presë Arsenalin, ndërsa Aston Vila do të luajë me Shefilld Junajtidin, duke qenë këto dy ndeshjet e para të kampionati­t anglez pas pushimit. Plani ishte për të rinisur sezonin të premten më 19 qershor, por "The Telegraph" ka zbuluar se një datë e tillë nuk është më si opsion. Tani këto dy ndeshje të prapambetu­ra do të luhen të mërkurën, për të barazuar kështu të gjitha skuadrat me 29 javë të luajtura. Një takim është planifikua­r që të luhet ditën e premte, përpara se në fundjavë të luhet java normale. Në takimin e fundit, shefat e Premier Ligës kanë vendosur si objektiv përfundimi­n e 92 ndeshjeve të mbetura në fundjavën e 1 dhe 2 gushtit. Bisedimet mes 20 klubeve që u mbajtën ditën e djeshme, përfshinë edhe mënyrën më të mirë për ta mbyllur sezonin pas krizës së Koronaviru­sit. Data e parë e propozuar për projektin "Rinisje" ishte e premtja e 12 qershorit. Por një datë e tillë, u shty për shkak se futbollist­ët kërkojnë më shumë kohë për të kapur gjendjen optimale fizike, pasi vetëm dy ditë më parë votuan rikthimin në stërvitje me kontakt fizik. Klubet votuan të mërkurën në mënyrë unanime për të rinisur stërvitjen në grupe deri në 12 lojtarë dhe me dyluftime, duke bërë një tjetër hap drejt rinisjes së sezonit. Çdo futbollist dhe pjesëtar i stafit do të vazhdojë të testohet për "COVID19" dy herë në javë. Në katër raundet e para të analizave, kanë rezultuar pozitivë 12 persona. Ndeshja e fundit me tifozë është luajtur më datë 9 mars dhe që prej fitores së Lestërit ndaj Aston Vilës, kampionati anglez është ndërprerë prej pandemisë së koronaviru­sit. Por tani që kampionati do të rinisë pa tifozë, plani është që të 10- ta ndeshjet e dhjetë javëve të mbetura të transmetoh­en në TV dhe sipas "Mirror"- it, pesë do të transmetoh­en ditën e shtunë dhe pesë të tjerat ditën e diel. Premier Liga ka diskutuar edhe oraret e mundshme të tyre. Ato do të nisin prej orës 13: 00 dhe do të vijojnë në orën 15: 00, 16: 00, 19: 00 dhe 21: 00. Shumica e javëve të mbetura do të luhen në fundjavë, por ka një presion nga transmetue­sit televizivë për t'i luajtur disa takime në mesjavë. Kjo do të bënte që të kishim një format të ngjashëm kalendari me Ligën e Kampioneve, me ndeshje në orën 19: 00 dhe 21: 00. "Sky Sport" dhe "BT Sport" kanë të drejtën e transmetim­it të 47 ndeshjeve, ndërsa 45 të tjerat do të ndahen. "Sky Sport" pritet të marrë 32, "BT Sport" 8 dhe 5 të tjerat do të transmetoh­en mes "Amazon" dhe "BBC".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania