Panorama (Albania)

Jorida Tabaku: Qytetarët në varfëri, qeveria do të marrë 30 milionë euro

-

Jorida Tabaku, ish- deputetja e PD, ishte ajo që zbuloi dje letrën e Veliajt për Ramën. Në komentin e saj në “Facebook”, Tabaku akuzon fort qeverinë se po merr borxhe në kohë pandemie. “Si hajdutë e prishën Teatrin në kohë pandemie, si pushtues të lirive përdorën dhunën karshi qytetarëve dhe tani duan të marrin borxhe, ndërsa vendi është në krizën e thellë ekonomike. Pafytyrësi­a e një regjimi që pasi na la pa një godinë historike, do marrë 30 mln euro borxh nga institucio­ne ndërkombët­are për të kënaqur Ramën dhe Veliajn dhe ëndrrat e tyre për pushtet dhe para në kurrizin e shqiptarëv­e. Veliaj, njeriu që duhet të largohet një orë e më parë nga posti i kryebashki­aku për t’u hetuar nga Prokuroria për shkeljet ligjore, sot kërkon të fusë në borxh gjithë Shqipërinë. Ky është modeli i tyre i zhvillimit, kjo është ajo që dinë të bëjnë: Prishin çdo memorie historike, pastaj rrisin taksat dhe ato taksa i vjedhin, varfërojnë shqiptarët dhe i zhysin në borxhe që do t’i paguajnë po ato. Nuk është për t’u habitur se hajnitë kështu veprojnë. Duan të marrin 30 mln euro borxh, ndërsa shqiptarët nuk kanë marrë asnjë mbështetje dhe akoma më keq po zhyten në varfëri. Rrisin borxhin publik, ndërsa rritet papunësia dhe kjo vetëm që Rama të kënaqë egon e tij dhe ‘ Fusha’ të ndërtojë kullat e radhës. Pa leje, pa rregulla, në shkelje të Kushtetutë­s, në kundërshti­m me çdo normë e parim demokratik, pa fonde me sy e mendje të errësuar si e si për të pasur miliona euro dhe kullat në qendër janë të gatshëm për të vepruar me çdo mënyrë. Qytetarët e Tiranës dhe Shqipërisë nuk e duan këtë borxh. Ne nuk mund t’ua lëmë këtë turp si barrë fëmijëve tanë. Ne do ta luftojmë atë me çdo mjet ligjor dhe politik.”

 ??  ?? Jorida Tabaku
Jorida Tabaku

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania