Panorama (Albania)

“Nëse s’dorëzojnë kërkesë brenda afatit, do ndëshkohen”

-

Janë me dhjetëra qytetarë që s’kanë marrë bonusin prej 40 mijë lekësh të akorduar nga qeveria. Kryeminist­ri Rama ka paralajmër­uar dje bizneset se kanë afat deri në 5 qershor për të dorëzuar kërkesë në Drejtorinë e Tatimeve, në të kundërt do të përballen me penalitete. “Administra­ta Tatimore ka kryer të gjitha verifikime­t për dhjetëra mijëra punonjës, më shumë sesa 109 mijë e 664 punonjësit e shpërblyer deri tani me paketën e zgjeruar, të cilëve u takon mbështetja e qeverisë shqiptare prej 40.000 lekësh. Ata ende nuk e marrin dot këtë shpërblim, sepse ju nuk keni kryer detyrimin tuaj ligjor e moral për ta, duke mos aplikuar në faqen zyrtare të Tatimeve për shpërblimi­n e tyre. Kjo është e turpshme, përveçse e dënueshme me ligjin në fuqi. Keni 1 javë kohë, deri në 5 qershor, të plotësoni online formularin me të dhënat e individëve përfitues në sipërmarrj­et tuaja, në të kundërt penalizimi për mosaplikim për cenimin e hapur të së drejtës së punonjësve tuaj, do të jetë i pashmangsh­ëm”, ka shkruar Rama, i cili ka bërë të qartë po ashtu, se në rast se tatimpague­si nuk do të aplikojë brenda datës 5 qershor, pagesa për ndihmën financiare do të kryhet menjëherë në llogarinë e punonjësve në mënyrë automatike dhe punëdhënës­i përkatës do të ndëshkohet. Ndërkohë, sipas ministrit për Rindërtimi­n, Arben Ahmetaj, Shqipëria ka ndjekur një qasje ku ka mbështetur të papunët dhe ka dy paketa të rëndësishm­e që injektojnë ndihmë financiare drejtpërsë­drejti te qytetarët. Në një intervistë dhënë për “News 24”, Ahmetaj tha se janë 179 mijë qytetarë që përfitojnë nga paketa e dytë. “Të gjitha ankesat e qytetarëve u analizuan me kujdes dhe qeveria vendosi zgjerimin e fashës kohore dhe kemi edhe evidentimi­n e dytë. Tani nuk kemi më nevojë për aplikimin e administra­torëve, por ia kalojmë në mënyrë të drejtpërdr­ejtë ndihmën në bazë të dhënave në Drejtorinë e Tatimeve dhe nga kjo fitojnë 50 mijë qytetarë. 179 mijë perona përfitojnë me paketën e dytë. Qeveria u dha pagë të gjithë qytetarëve që humbën punën për shkak të pandemisë, duke zgjeruar fashën kohore dhe duke mos pritur që administra­torët të aplikojnë për ta apo vetë qytetarët. Nëpërmjet të dhënave që ka Drejtoria e Tatimeve, do të shkojë 40 mijë lekëshi në llogarinë e secilit”, tha Ahmetaj.

 ??  ?? Arben Ahmetaj
Arben Ahmetaj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania