Panorama (Albania)

Rihapja e turizmit, Klosi: Si të përfitoni nga lehtësirat fiskale

“Qeveria ka ulur TVSH- në për hotelet dhe ka reduktuar paketën fiskale për agroturizm­in, transformo­ni strukturat.”

-

Vetëm pak ditë larg ripahjes së sezonit turistik, Ministri i Turizmit e Mjedisit, Blendi Klosi, ka zhvilluar një takim me shoqatën e restorante­ve turistikë për t’i njohur me lehtësirat fiskale dhe mënyrën se si mund të përfitojnë prej tyre.

Sipas kreut të Turizmit, ka ardhur koha të vendosen rregulla dhe norma të reja, sipas kushteve të diktuara nga pandemia. “Kemi pasur një lloj presioni pozitiv nga komuniteti që të hapemi sa më shpejt dhe data 1 qershor do të shënojë hapjen e plotë të sektorit duke qenë të parët në rajon që hapim kufijtë tokësorë po përpiqemi që atë pjesë të biznesit tuaj që vjen nga një grup shumë i madh klientësh të sektorit që janë shqiptarët e Maqedonisë, Kosovës, Malit të zi e kudo në botë, ne ta përfitojmë që këtë sezon”.

LEHTËSITË FISKALE

Në kuadër të lehtësirav­e për sektorin e turizmit është ulur TVSH- ja për bizneset turistike dhe veçanërish­t është reduktuar barra fiskale për agroturizm­in. Duke folur me përfaqësue­sit e këtij sektori, Klosi u bëri thirrje restorante­ve turistike të përshtaten, me qëllim që të jenë pjesë e listës së përfituesv­e. “Qeveria shqiptare ka ulur TVSH- në për hotelet dhe kjo besoj i ka dhënë një spunto shumë të madhe këtij biznesi.

Por duhet theksuar reduktimi i paketës fiskale për agroturizm­in. Duke njohur shumicën tuaj, ju i plotësoni kushtet për të krijuar një strukturë agroturist­ike, për të përfituar nga lehtësirat fiskale. Kjo është një kërkesë për të gjithë juve për të parë mundësinë e transformi­mit të strukturës, vetëm nga restorant apo hotel në një strukturë agroturist­ike. Nuk është një politikë në letër, por është aktive”, vuri në dukje Klosi, duke premtuar nga ana tjetër heqjen e kufizimeve orare pas nisjes së sezonit turistik. Veç kësaj, sivjet do të ristruktur­ohet edhe menaxhimi i stacioneve të plazhit, duke u dhënë përparësi strukturav­e të qëndrueshm­e turistike, si hotelet apo restorante­t. “Do të fillojmë ndarjet e stacioneve të plazhit, të cilat kësaj radhe do t’i dedikohen vetëm këtij biznesi në zonat e plazhit dhe nuk do të lejohen individë që uzurponin hapësirat publike dhe i shisnin pastaj te komuniteti juaj. Stacionet e plazhit, do të funksionoj­në në sezonin e 2020- ës”.

PAKETAT EKONOMIKE

Paketat mbështetës­e të qeverisë për bizneset e prekura drejtpërdr­ejt nga pandemia, sipas Klosit, kanë qenë eficiente veçanërish­t për sektorin e Turizmit. “Situata e pandemisë ishte fatkeqësi natyrore që s’varet nga një person. Por, duhet të jemi realistë. Nëse ka pasur një sektor që mori mbështetje në dy paketat është turizmi; për sa i përket mbështetje­s si biznes i vogël dhe gjithë sektori hotelier dhe i turizmit, duke marrë pagën e luftës”, deklaroi ministri, duke shtuar se problemeti­kat e tjera të cash- it apo likuiditet­it gjejnë zgjidhje në paketën e tretë të mbështetje­s përmes kreditimit.

 ??  ?? Ministri, dje gjatë takimit me shoqatën e restorante­ve turistikë
Ministri, dje gjatë takimit me shoqatën e restorante­ve turistikë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania