Panorama (Albania)

Kuvendi miraton shtyrjen e pagesës së tatimit mbi fitimin

Denaj: Bizneset deri në 14 milionë lekë nuk do ta paguajnë

-

Me 84 vota pro, 16 kundër dhe 5 abstenim, Kuvendi ka miratuar dje aktin normativ për ndryshimin e ligjit për tatimin mbi të ardhurat për shtyrjen e pagesës së kësteve të tatimit mbi fitimin për një kategori biznesesh, aktiviteti i të cilëve është dëmtuar nga masat e ndërmarra për COVID- 19. Sipas Ministres së Financave Anila Denaj, për bizneset e vogla, këstet e tatimit mbi fitimin për këtë vit do të amnistohen. Ndërsa për bizneset e mëdha, do të zhvendosen vitin tjetër. “Për bizneset me qarkullim deri në 14 milionë lekë, këstet e tatimit mbi fitimin për vitin 2020 nuk do të paguhen. Për bizneset me qarkullim mbi 14 milionë lekë, këstet e tatimit mbi fitimin për tremujorin e dytë dhe të tretë do të shtyhen për të njëjtën periudhë të vitit të ardhshëm. Këstet e tatimit mbi fitimin për periudhën prill- dhjetor 2020, që ushtrojnë veprimtari në fushën e turizmit, fasonerisë dhe Call Center nuk do të paguajnë për 2020, por për të njëjtën periudhë në vitin 2021”, u shpreh Denaj. Nga këto shtyrje janë përjashtua­r bankat, kompanitë e telekomuni­kacionit, farmacitë dhe bizneset ushqimore, aktiviteti i të cilëve ka vijuar normalisht edhe gjatë kohës së pandemisë. Dje ka kaluar për miratim edhe akti normativ për ndryshimin e ligjit për taksat vendore, ku përjashtoh­en nga pagimi i taksës së ndikimit në infrastruk­turë, kompanitë që do të merren me rindërtimi­n pas dëmit të shkaktuar nga tërmeti i 26 nëntorit. “Subjektet me xhiro nga 5 deri në 8 milionë lekë, për vitin 2020, nuk do të paguajnë, tatimin e thjeshtuar mbi fitimin. Përjashtoh­en nga pagesës e taksës së ndikimit në infrastruk­turë, investimet në funksion të programeve të rindërtimi­t, sipas ligjit, me qëllim uljen e kostove për rehabiliti­min e komunitete­ve të prekura si pasojë e fatkeqësis­ë”, vuri në dukje Ministrja e Financave Anila Denaj.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania