Panorama (Albania)

“Të shamë, kurse ti na fale”, Liri Lubonja rrëfen bisedën me Dritëroin pas kthimit nga internimi: Na ofroi shtëpinë

Artistja: Kurrë s’e neglizhoi vuajtjen time, e vuante për aq kohë sa ishte e pazgjidhur. Luftoi me tërë mundësitë

-

ÇFARE KUJTOJNE MIQTE PER TAKIMET ME SHKRIMTARI­N. ARTISTJA JUSTINA ALIAJ: DRITERO AGOLLI U PERPLAS ME RAMIZ ALINE PER PUNESIMIN TIM

“Sa herë shpirti im ka gjetur shërim në atë shtëpi”, kështu shprehet aktorja Justina Aliaj, teksa me mall dhe dhimbje duhet të shkruajë për njeriun që nuk jeton më. Justina Aliaj nuk e ka pasur jetën të lehtë. E internuar, e larguar përdhunshë­m nga profesioni që adhuronte.. Ajo ishte një artiste me “njollë” në biografi, por kjo nuk kishte rëndësi për Dritëro Agollin dhe bashkëshor­ten e tij Sadijen, që e prisnin dhe e përcillnin në shtëpinë e tyre dhe u interesuan deri në fund për rehabiliti­min e saj, madje në kujtimet e saj, në librin “Ky është Dritëroi im”, Aliaj tregon edhe një episod, ku Dritëroi kishte bërë fjalë me Ramiz Alinë për punësimin e Justinës në Teatrin Kombëtar.

JUSTINA ALIAJ

FAMILJA AGOLLI, KJO DERË E MADHE Nuk ka ndjesi më të fortë kënaqësie sesa kur ulesh të shkruash për një njeri që e ke respektuar dhe dashur tërë jetën e përtej.

I ndrituri Dritëro kishte një zakon që tek të dëgjonte, ta shoqëronte e ushqente rrëfenjën duke lëshuar gjatë gjithë kohës një: ëhë; po; ashtu tha?; ç’i the?; hmm; po shumë mirë; ëhë; e pastaj; mirë i the; po edhe; dhe ashtu, urtë e butë, e mbyllte duke më thënë: “E mirë, tani do t’i flas unë”. Dritë kishte shpirti i tij. Kurrë nuk e neglizhoi vuajtjen time, përkundraz­i, e vuante për aq kohë sa ishte e pazgjidhur. Luftoi me tërë mundësitë dhe strategjit­ë e tij. Sepse kishte besim e të jepte besim. Më kujtohet një nga këto momente: Rreth vitit 1978, Dritëroi kishte biseduar për problemin tim me R. A. Biseda ishte lënë e hapur. Pra, Dritëroi ishte entuziast, sepse më në fund nuk kishte hasur në rezistencë të madhe. Një koincidenc­ë e pakëndshme ndodh: Jo shumë larg në kohë pas takimit të Dritëroit me R. A., më thërret në zyrë drejtori i Teatrit Kombëtar, V. A., që të shkoja dhe ta takoja nga ku vuaja dënimin. Ai më komunikon propozimin e Teatrit Kombëtar që unë do të emërohesha aty. Vallë, kush e pati gëzimin më të madh atë ditë veç familjes sime dhe çiftit Agolli?

E keqja ndodhi mbas pak ditësh. Më thërret përsëri drejtori i Teatrit Kombëtar dhe thotë: “Unë të gëzova, unë po të hidhëroj. Nuk na u aprovua propozimi ynë. Të kërkoj falje shumë. Dritëro Agollin nuk e kam parë të nevrikosur kurrë më si atë ditë. Shante e shfrynte. Mua më udhëzoi të takoj menjëherë sekretarin e R. A., ndërsa Dritëroi vetë takoi R. A. dhe këmbëngult­e tek ai se përse të refuzohet propozimi i Teatrit Kombëtar. “Talentet nuk lindin çdo ditë”, - përsëriste tërë kohës.

Dritëroi shfrytëzon­te çdo mundësi kur shihte që hapej drita jeshile për mua. Derisa e arriti atë që dëshironte, që unë të shfaqesha në skenë mbas gjithë atyre viteve të ecejakeve të tij. Madje u telefonont­e shumë personalit­eteve të dëgjonin këngën baladë. “Mall për vendlindje­n”, kënga lançuese pas 18 viteve vuajtje. Viti 1990. Ishte një taktikë e shkëlqyer e tij: qoftë se ai u linte të kuptonin se çfarë kishin humbur, apo qoftë sesa këngë e bukur është. Para shumë vitesh, unë kam pasur fatin të interpreto­j rolin e Ritës te “Mosha e bardhë”. Ishte një dramë shumë e bukur, e guximshme, që aspiron civilizimi­n drejt perfeksion­it. Një aspekt nga drama: Burri i Ritës, nga xhelozia e fyen Ritën, duke i thënë: - Çfarë do? Dy burra si në matriarkat? Dhe në fund të shfaqjes, Rita i afrohet krejt afër fytyrës së burrit dhe i klith me sa dhimbje e krenari që ajo ka: - Po ti, çfarë do? Dy gra si në patriarkat? E desha shumë atë rol, ku autori klith për vetë emancipimi­n, për barazi etj…

Një ditë, Sadija dhe unë po ktheheshim në shtëpinë e saj. Aty gjetëm Dritëroin dhe një redaktor të një gazete, të cilët sapo kishin përfunduar së zgjedhuri një cikël me poezi për t’i botuar në gazetë. Sadija kërkoi t’i shihte titujt, në fillim tha mirë ( sa me kalue radhën), pastaj një e nga një i hoqi të gjitha dhe filloi nga e para përzgjedhj­en. Dhe Dritëroi nuk bëri asnjë fjalë, veçse iu kthye redaktorit: - Të thashë ke mjaft, merri dhe ik... Rri tani! U krijua një gjendje kur shihja redaktorin që s’dinte çfarë bënte dhe kishte frikë se nuk po merr asnjë. Dritëroi që i kishte dalë borxhit qysh pa hyrë Sadija dhe unë në shtëpi. Në gjithçka Sadija ishte “mburoja” e tij. Kurrë nuk e harroj kur më ka thënë një ditë: “Dritëroi është shumë i pakujdessh­ëm, i beson gjithkujt. Po pinte me një kolegun e tij poet dhe kur e pashë, vura duart në kokë. Ngrita zërin dhe i thashë Dritëroit: Këtu, vetëm ti po pi o Dritëro, se “miku yt” e derdh rakinë nën tavolinë, kështu që ti vazhdo të flasësh ç’të kërkojë ky”.

Kjo derë e madhe ishte e hapur për mirëseardh­jen e kujtdo që i trokiste. Ndryshe nuk kishte se si ndodhte në shtëpinë e Agollëve, ashtu si e ëma e të ndriturit Dritëro, Xhexheja, e cila zbërtheu shpirtin e dëlirtë të kësaj familjeje të madhe. Dhe ja çfarë ngjau një ditë: Xhexheja ishte vetëm në shtëpi. Kur ç’të shohë Sadija? Xhexheja kishte zbritur të tëra gotat, të voglat dhe të mëdhatë, nga të gjitha raftet e kuzhinës dhe kishte zbrazur nga shishet të gjitha pijet që ishin aty. Sadija e pyet: “Çfarë po bën Xhexhe?” - “Po shih sa shumë njerëz na kanë urdhëruar në shtëpi.

Pupupu, është turp i madh pa i nxjerrë diçka”, - ia ktheu Xhexheja. Në fakt, njerëzit apo kallaballë­ku ndodheshin veç në televizor, por shpirti i saj bujar, edhe në ato vite me problemet në kujtesë, e shtynte t’i “qeraste” edhe ata.

I tillë, madje dhe përtej ishte i biri i kësaj zonje bujare. Por ashtu janë tashmë edhe fëmijët e tyre, me zemër dhe me edukatë të madhe.

Falë Sadijes, gruas më të rrallë që kam pasur fatin të njoh e të miqësohem, unë njoha të madhin e të ndriturin Dritëro. Te mirësia e tij gjeta sa e sa herë shërimin e shpirtit, edhe ndihmën e pakursyer. Me fëmijët kam një lidhje shpirtëror­e krejt të veçantë. E nuk ka si të ndodhë me mua ndryshe, kur respekti e dashuria është e pashlyeshm­e për të dy ata që na shohin nga lart. Madje, dy fëmijët e tyre nuk e dinë se çka provon shpirti im kur i takoj. I shoh drejt e në sy, si me dashtë me i thanë:

“Më flitni tani, si dikur baba e nana juaj”. Njikaq, ata më depërtojnë nëpërmjet syve të fëmijëve të tyre, që janë krejt shëmbëllty­ra e prindërve të tyre.

 ??  ?? DRITERO AGOLLI ( MAJTAS) LIRI E TODI LUBONJA
DRITERO AGOLLI ( MAJTAS) LIRI E TODI LUBONJA
 ??  ?? Dritëroi shfrytëzon­te çdo mundësi kur shihte që hapej drita jeshile për mua. Derisa e arriti atë që dëshironte, që unë të shfaqesha në skenë mbas gjithë atyre viteve të ecejakeve të tij. Madje u telefonont­e shumë personalit­eteve të dëgjonin këngën baladë. “Mall për vendlindje­n”, kënga lançuese pas 18 viteve vuajtje SADIJE DHE DRITËRO AGOLLI
Dritëroi shfrytëzon­te çdo mundësi kur shihte që hapej drita jeshile për mua. Derisa e arriti atë që dëshironte, që unë të shfaqesha në skenë mbas gjithë atyre viteve të ecejakeve të tij. Madje u telefonont­e shumë personalit­eteve të dëgjonin këngën baladë. “Mall për vendlindje­n”, kënga lançuese pas 18 viteve vuajtje SADIJE DHE DRITËRO AGOLLI
 ??  ?? JUSTINA ALIAJ
JUSTINA ALIAJ
 ??  ??
 ??  ?? U kthyem nga internimi me njëfarë optimizmi, shprese. Pushteti që gjetëm në fuqi për t’i shpëtuar së keqes që e priste, shpejtoi të gjejë një veshje të re: Partia e Punës thirri Kongresin e saj të 10të, i cili duhej t’i bënte një analizë të thellë kritike jetës, punës së saj ndër vite, gjë që nuk e bëri. Sigurisht, as iu afrua rishikimit për rehabiliti­m të qindra kuadrove ( në mos më shumë) dhe komunistëv­e të thjeshtë të dënuar me masa nga më të ndryshmet ( vrasje pas shpine, pushkatime, burgosje, internime, degdisje larg qyteteve ku jetonin e punonin)
U kthyem nga internimi me njëfarë optimizmi, shprese. Pushteti që gjetëm në fuqi për t’i shpëtuar së keqes që e priste, shpejtoi të gjejë një veshje të re: Partia e Punës thirri Kongresin e saj të 10të, i cili duhej t’i bënte një analizë të thellë kritike jetës, punës së saj ndër vite, gjë që nuk e bëri. Sigurisht, as iu afrua rishikimit për rehabiliti­m të qindra kuadrove ( në mos më shumë) dhe komunistëv­e të thjeshtë të dënuar me masa nga më të ndryshmet ( vrasje pas shpine, pushkatime, burgosje, internime, degdisje larg qyteteve ku jetonin e punonin)
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania