Panorama (Albania)

Zbatimi i Reformës në Drejtësi duhet të vazhdojë me më shumë vendosmëri se kurrë

- GENOVEVA RUIZ CALAVERA

Arritjet e qarta dhe konkrete në zbatimin e Reformës në Drejtësi duhet të vazhdojnë tani me më shumë vendosmëri dhe angazhim se kurrë. Këto janë periudha vendimtare për çuarjen përpara të aspiratave europiane të Shqipërisë dhe qytetarëve të saj. BE- ja është e përkushtua­r fort për ta mbështetur këtë proces, në mënyrë që shqiptarët të përfitojnë nga reforma dhe të krenohen me arritjet e saj, ndërsa vendi përparon në rrugën e tij të integrimit europian

Pas vitesh pune të palodhur për ndërtimin e themeleve të forta për një gjyqësor të pavarur, të përgjegjsh­ëm dhe vërtet të paanshëm në Shqipëri, ekziston vetëm një mënyrë për të siguruar zbatimin e plotë të Reformës në Drejtësi në Shqipëri: ecja përpara, në të mirë të qytetarëve shqiptarë!

Kjo reformë u miratua nga Parlamenti shqiptar me një votë unanime të të gjitha forcave politike. Ishte e qartë që në fillim se kjo ishte një reformë e vështirë, e cila do të ndikonte në interesat personalë dhe se, për shkak të kompleksit­etit të saj, do të kërkojë kohë para se të japë rezultate. Megjithatë, të gjithë e kuptuan se kjo reformë ishte shumë e nevojshme, dhe gjithashtu e dinin se ajo ishte themelore për të ardhmen e Shqipërisë.

Në fazën aktuale, vendimtare për përparimin e vendit në udhën e integrimit europian, kjo reformë nuk duhet të minohet nga sulme të ndryshme. Kjo nuk është koha për ta shmangur reformën dhe arritjet e saj të shumta deri më tani, siç është krijimi i të gjitha institucio­neve të reja gjyqësore, të cilat funksionoj­në mirë tashmë prej kohësh. Procesi i vetingut ka vazhduar gjithashtu të përparojë në mënyrë të qëndrueshm­e, edhe përkundër ndikimit të pandemisë COVID- 19 në seancat shqyrtuese. Emërimi së fundi i tre anëtarëve të rinj në Gjykatën e Lartë i ka mundësuar Gjykatës të arrijë kuorumin e nevojshëm për të rifilluar funksionet e saj kryesore. Organet e reja të specializu­ara në fushën e antikorrup­sionit dhe krimit të organizuar kanë nisur të funksionoj­në. Këshilli i Lartë i Prokuroris­ë ka zgjedhur këtë muaj edhe tre prokurorë të tjerë të Zyrës së Prokuroris­ë Speciale, duke plotësuar 12 nga 15 pozicionet ekzistuese. Këto rezultate të rëndësishm­e duhet të pranohen, të ruhen dhe të zhvillohen.

Hetimi aktual në rastin e njërit prej anëtarëve të Kolegjit të Apelimit dhe pezullimi i mëpasshëm nga detyra, nuk duhet të jetë një justifikim për të sulmuar Reformën Gjyqësore, përkundraz­i, duhet të shihet si prova më konkrete që sistemi ka filluar të funksionoj­ë në mënyrë efektive.

Lidhur me këtë rast, vëzhguesit ndërkombët­arë në kuadër të Operacioni­t Ndërkombët­ar të Monitorimi­t e kanë mbikëqyrur në mënyrë të plotë përzgjedhj­en e anëtarëve të organeve të vetingut, duke respektuar plotësisht detyrimet e tyre kushtetues­e dhe ligjore, bazuar në informacio­net e vëna në dispozicio­n të tyre brenda afateve të parashikua­ra me ligj. Operacioni Ndërkombët­ar i Monitorimi­t u tregoi personave që paraqesin akuza që mund të kishin natyrë penale, se ato duhet t’u drejtohen autoritete­ve gjyqësore kompetente në Shqipëri. Dhe kjo është pikërisht ajo që ka ndodhur në këtë rast.

Pa paragjykua­r rezultatin përfundimt­ar të këtij hetimi dhe përcjellje­n në Gjykatë, është pikërisht në këto raste të vështira që një sistem i pavarur drejtësie vihet në provë për të treguar se askush nuk është mbi ligjin, madje as anëtarët e organeve të vetingut. Kjo është merita e vërtetë dhe vlera e shtuar e një gjyqësori që funksionon në një shoqëri demokratik­e të bazuar në sundimin e ligjit, çka konfirmon se qytetarët tashmë kanë strukturat e duhura në mënyrë që pretendime­t për korrupsion ose sjellje të pahijshme të mund të hetohen siç duhet.

Muajt e ardhshëm do të jenë thelbësorë në kontekstin e hapjes së negociatav­e të anëtarësim­it në BE dhe zbatimi i vazhdueshë­m i Reformës Gjyqësore do të jetë kyç. Dhe kjo nuk ka të bëjë vetëm me kryerjen e punës teknike, por ka të bëjë edhe me angazhimin politik. Kjo është arsyeja pse të gjithë aktorët në Shqipëri duhet të vazhdojnë të garantojnë kushtet e nevojshme politike, që reforma të shpaloset pa probleme. Nuk ka asnjë arsye për të vënë në pikëpyetje bazat e procesit të Reformës, sado e vështirë të jetë dhe, po, në disa raste edhe sfiduese.

Arritjet e qarta dhe konkrete në zbatimin e Reformës në Drejtësi duhet të vazhdojnë tani me më shumë vendosmëri dhe angazhim se kurrë. Këto janë periudha vendimtare për çuarjen përpara të aspiratave europiane të Shqipërisë dhe qytetarëve të saj. BE- ja është e përkushtua­r fort për ta mbështetur këtë proces, në mënyrë që shqiptarët të përfitojnë nga reforma dhe të krenohen me arritjet e saj, ndërsa vendi përparon në rrugën e tij të integrimit europian.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania