Panorama (Albania)

Rikthimi i dhunës për “biografi të keqe”

- AGRON GJEKMARKAJ

Policianuk interpreto­n moralin dhe nuk merret me biografi, pos në diktaturë. Ajo nuk vepron kundër vesit në emër të virtytit, pos në regjime Ajotollahë­sh. Drejtori i Policisë nuk e justifikon dhunën e efektivëve të tij ndaj fëmijëve me sjelljet publike të prindërve. Interpreti­mi i moralit nuk është tagri, por...

abuzimi i saj. Detyra e Policisë është të garantojë rendin publik dhe të luftojë krimin në përputhje me ligjin. Prej kohësh, segmente të Policisë së Shtetit tonë, me fizionomi bozhibozuk­e, po shfaqen si skuadristë dhe si rrahës publikë. Gjuha e urrejtjes e ministrit të Brendshëm po materializ­ohet në dhunë ndaj qytetarëve dhe ndaj protestues­ve apo kundërshta­rëve të qeverisë. Tronditëse ishte rrahja e 15- vjeçarit nga një grup policësh te Kodrat e Liqenit, pak ditë më parë, si prelud i dhunës në ditën kur shembej Teatri Kombëtar. Pat reaguar plot dhimbje e pezëm nëna e adoleshent­it. Nuk u mbështet nga gratë në politikë apo në shoqëri, nga shoqatat jo e jo!

Nuk e di si do të ndihej ministri i Brendshëm dhe Drejtori i Përgjithsh­ëm i Policisë nëse Policia do t’i trajtonte ashtu fëmijët e tyre. Ngjarjet e këqija në vendin tonë mbulojnë njëra- tjetrën, kështu që efekti ndaj djaloshit të keqtrajtua­r erdhi duke rënë, deri dje që Ardi Veliu na la pa tekst. Numri një i Policisë u shfaq para Komisionit të Sigurisë në Parlament me një video ku gjykonte familjen e fëmijës dhe nënën e tij. Një gjest i papranuesh­ëm, një agresion i papreceden­t i etikës publike, një tejkalim i çdo sinori ligjor, një fyerje e madhe pas dhunës për djaloshin dhe familjen e tij. Kryepolici kishte gërmuar në biografi për të justifikua­r postum dhunën. Askush nga të “tredhurit” nuk i tha një fjalë. Më vonë u mor vesh se nëna e djalit ishte aktore dhe se pamja ishte sekuencë e një filmi.

Po, edhe sikur kështu të mos ishte, ky është komprometi­m flagrant i funksionit të postit publik. Filmin po e realizon Policia. Ardi Veliu na tha dje, praktikish­t me atë demonstrim, që Policia rreh ata që i gjykon të këqij, fëmijët me biografi të keqe, me familje të mbrapshta. Nesër, të tjerët që trazojnë pushtetin apo mbrojnë votat.

Prej shumë muajsh, Kryeminist­ri dhe shpura e tij po flasin për ligjin KÇK ( kap ça të kapësh), ku tentohet që Policia të përgjojë si t’i teket e kë t’i teket, me vullnet e përzgjedhj­e të Ardi Veliut e vartësve të tij. Sot e kemi të gjithë të qartë parimin si vepron Kryepolici dhe Policia që udhëheq ai, mënyrën dhe kriteret dhe si përdoret gënjeshtra, ky mjet që justifikon qëllimin për dhunë e terror si funksion politik. Në Shqipëri, pa rënë në moralizim, mund të themi se turpi e ligji kanë vdekur njëkohësis­ht. Po të ishim një vend demokratik e sadopak normal, tanimë Kryeminist­ri do ta kishte shkarkuar

Kryepolici­n dhe së bashku me ministrin e tij, që na darovit me kërcënime e dhunë publike, duhej t’i kishin kërkuar falje djaloshit, nënës së tij dhe opinionit publik. Por jo, këta janë hundëderra, nuk kërkojnë falje se gazetarët i shajnë se nëna i ka paditur në Gjykatë! Mërzitet kjo frotë e skotë!

Shikoni ç’po ndodh në Minesota pas vdekjes në polici të një afro- amerikani, qyteti është në flakë e trazira. Presidenti Trump i shkruan letër familjes dhe kërkon falje në emër të shtetit e kombit amerikan!

Pikërisht ai President, që u thirr turpi i civilizimi­t nga Kryeminist­ri ynë, që me gjasë nuk e njeh as cilivizimi­n, as turpin! Në Shqipëri, dorëheqja nuk jepet, ajo imponohet. Kur zyrtarët e shtetit sillen si banditë, qytetarët duhet të sillen si të tillë ( si qytetarë, të mbrohen)! Të gjithë, herët a vonë, jemi të rrezikuar nga banditët. Ata na gjykojnë ne dhe familjet tona në jemi të moralshëm apo jo! Policia politike po bën dhunë politike e verbale, me predikime morale të rreme. Kur i pari i rendit publik gënjen dhe manipulon kaq bujshëm me një film, çfarë duhet të mendojmë për kanabisin, trafikun e qindra ngjarje të tjera që ndodhin çdo ditë!

Gënjeshtra e dhuna janë dy faqet e kësaj qeverie që na bën tërbiet me të tillë zaptije! Edi Rama na zhgënje një herë të vetme për arsye poetike. Le të besojmë se monstra e pushtetit nuk e ka shndërruar njeriun në mostër, aq sa të përligjë e pranojë çdo gjë si kjo e djeshmja.

Këtë ditë të majit mësuam se linçimi publik është më i tmerrshëm se ai fizik.

Gënjeshtra e dhuna janë dy faqet e kësaj qeverie që na bën tërbiet me të tillë zaptije! Edi Rama na zhgënje një herë të vetme për arsye poetike. Le të besojmë se monstra e pushtetit nuk e ka shndërruar njeriun në mostër, aq sa të përligjë e pranojë çdo gjë si kjo e djeshmja. Këtë ditë të majit mësuam se linçimi publik është më i tmerrshëm se ai fizik

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania