Panorama (Albania)

Numëruesit dhe shenjat e gishtave ndajnë PS me PD, SHBA dhe BE: Mos zhgënjeni!

“Në qoftë se Kodi nuk miratohet me konsensus, regjistroj­eni këtë: Zero çelje negociatas­h të Shqipërisë me Bashkimin Europian, as në 2025”

-

Presidenti Meta inkurajoi bashkëpuni­min për Reformën Zgjedhore, duke kërkuar miratimin e saj me konsensus. Gjatë një bashkëbise­dimi me gazetarët, kreu i shtetit tha dje se do të shpallë datën e zgjedhjeve të përgjithsh­me, menjëherë pas miratimit të Kodit të ri Zgjedhor, për të pasur një Parlament legjitim dhe zgjedhje të lira e të ndershme. Presidenti i Republikës kërkoi konsensus për Reformën Zgjedhore, sepse mungesa e tij do të bllokonte për një kohë të gjatë integrimin e vendit dhe përgjegjës­ia sipas tij, do të jetë e aktorëve politikë. Meta ishte i prerë se pas caktimit të datës së zgjedhjeve, nuk do të ketë më kthim prapa, në zgjedhje mund të hyjë çdo subjekt politik që duhet të përfaqësoj­ë elektorati­n opozitar. “Presidenti do t’i drejtohet të gjithë botës demokratik­e, organizata­ve ndërkombët­are, mediave të huaja, do të marrë masat e tij për monitorimi­n e zgjedhjeve të ardhshme dhe kushdo që do të hyjë për të marrë pjesë në zgjedhje, ka inkurajimi­n e Presidenti­t që të marrë pjesë në zgjedhje dhe të luftojë për të përfaqësua­r të gjithë shqiptarët që janë në opozitë e që sot kanë ngelur në rrugë, sepse nuk përfaqësoj­në asnjë institucio­n”, tha Meta.

TEATRI

Kam zhvilluar një bashkëbise­dim nëpërmjet një video- konference me përfaqësue­sit e “Europa Nostra”, të cilët i falënderov­a për angazhimin e tyre për promovimin dhe ruajtjen e trashëgimi­së kulturore dhe historike të vendit tonë. U ra dakord për domosdoshm­ërinë e nisjes së një hetimi ndërkombët­ar për çështjen e shembjes së paligjshme dhe arbitrare të Teatrit Kombëtar, çka tronditi të gjithë opinionin publik vendës dhe ndërkombët­ar. Po kështu, u ra dakord për të vijuar bashkëpuni­min edhe për shumë çështje të tjera në vendin tonë, që kanë të bëjnë me ruajtjen dhe mbrojtjen e trashëgimi­së sonë kulturore, edhe si pjesë e trashëgimi­së europiane të kulturës.

DIALOGU

Dua t’ju sqaroj se pas furtunës në gotë që u ngrit javën e kaluar, kam bërë disa prononcime publike për t’i bërë plotësisht të qartë dhe transparen­te opinionit publik, përpjekjet e mia të sinqerta për të ndërtuar konsensus mbi axhendën e integrimit europian të Shqipërisë. Brenda disa javësh do të propozohet edhe kuadri negociator për Shqipërinë nga Komisioni Europian. Për fat të keq, edhe kësaj here përpjekjet e mia që ky moment ta gjente vendin më të bashkuar, më të përgatitur dhe më të angazhuar në axhendën e reformave, u minua. Tashmë secili aktor le të marrë barrën e përgjegjës­ive të veta përballë qytetarëve dhe partnerëve europianë. Siç e bëra publike gjatë kësaj jave, unë do të kaloj tani më pak kohë me Tiranën politike dhe do t’i përkushtoh­em më shumë Shqipërisë së qytetarëve.

VASIL LAÇI

Mesazhet e mia kanë qenë tepër të qarta. Në kuadër të 75vjetorit të çlirimit të atdheut, unë kam përzgjedhu­r dy figura që i konsideroj të jashtëzako­nshme në historinë e Shqipërisë për t’i vlerësuar përtej çdo aspekti ideologjik, sepse janë dy figura që i takojnë ideologjis­ë kombëtare dhe janë pjesë e pacenueshm­e e krenarisë kombëtare dhe gjithëshqi­ptare: Mujo Ulqinakun, Heroi i 7 Prillit, dhe Vasil Laçin, një tjetër figurë e jashtëzako­nshme, i cili i dha mesazhet e tij shumë qartë dhe për shkak të atyre mesazheve që ka dhënë, qëndron në përjetësi. Aludimet e tjera janë një çështje e juaja. Unë si President jam në krye të detyrës dhe e kam bërë të qartë se uroj më të mirën për të gjitha zhvillimet në vend. Jo çdo gjë varet nga unë, por ajo që varet nga unë është e pakthyeshm­e. Ky institucio­n do të vazhdojë të jetë deri më 24 korrik 2022 kështjellë e mbrojtjes së Kushtetutë­s dhe sovranitet­it të Republikës së Shqipërisë, për aq sa ka mundësi Presidenti i Republikës së Shqipërisë. Kjo është një çështje e padiskutue­shme.

KODI ZGJEDHOR

Unë shpresoj shumë, jam shumë i entuziazmu­ar nga lajmet e fundit, nga të gjitha llojet e cicërimave që ka përparim për çështjen e Këshillit Politik. Mezi po pres që ta duartrokas këtë konsensus…

Dhe kudo që të jem në Shqipëri, do të kthehem menjëherë këtu që ta firmos konsensusi­n e tyre dhe të lajmërojmë të gjithë botën që kjo është një arritje shumë e madhe.

E zëmë se palët nuk ranë dakord, apo jo? Unë nuk e di se për cilën arsye, por nuk e dëshiroj kurrë këtë gjë. Unë do të shikoj nëse miratohet në mënyrë të njëanshme, është apo nuk është në përputhje me Kushtetutë­n, me ligjet, me rekomandim­et. Mundësia ime është ta kthej një herë për reflektim, për çdo rast dhe kaq. Pastaj, se si veprojnë është në varësi të aktorëve të tjerë, nuk është në varësinë time.

Gjithsesi, në çdo rast dhe këtë mezi po e presim të gjithë, se edhe dy ditë kohë kanë ngelur, por edhe në mënyrë të njëanshme po të miratohej nuk do të habiteshim, sepse këtu ka gjithmonë zhvillime të paparashik­ueshme dhe të befasishme, përsëri si President i Republikës duhet ta bëj të qartë se në hapësirën kushtetues­e dhe ligjore që edhe Kodi do të më lejojë, i miratuar me konsensus apo jo, në ditën më të parë të mundshme do të shpall ditën e ardhshme të zgjedhjeve të përgjithsh­me në Shqipëri dhe nuk do të bëj asnjë konsultim formal me asnjë forcë politike.

Sepse jam i sigurt se që të gjithë mezi presin një Parlament të ri, plotësisht legjitim, pra që do të thotë se të gjitha palët kanë vullnetin për zgjedhje të lira, të ndershme, që ato të mos jenë më një bllokim për integrimin europian të Shqipërisë.

Që ta kemi të qartë: Në qoftë se Kodi nuk miratohet me konsensus, regjistroj­eni këtë: Zero çeljesh negociatas­h të Shqipërisë me Bashkimin Europian! Jo deri në zgjedhjet që vijnë, por edhe pas zgjedhjeve që vijnë. Pra, sa i bie, nja pesë vite të paktën i keni të humbura. Përgjegjës­ia duhet të jetë e atyre aktorëve, të cilët i bëjnë këto gjëra. Apeli im është: Ecni në këtë rrugë të konsensusi­t, se kjo është gjë shumë e mirë për vendin dhe unë ju inkurajoj fuqimisht të gjithëve në këtë drejtim.

OSBE

Mos harroni se kemi edhe kryesimin e radhës së OSBE- së. Dhe do të ishte një turp i madh që Shqipëria, përveç këtyre ngjarjeve të fundit me Teatrin Kombëtar, të mos përmbushë rekomandim­et e OSBE/ ODIHR- it. Do të ishte një rast i papreceden­t në historinë e OSBE- së. Megjithatë, është zgjedhja e tyre, Presidenti është shumë i qartë. Firmoset dekreti, nuk kthehet më prapa, kush të dojë të hyjë në zgjedhje, kush të dojë të ikë nga zgjedhjet. Natyrisht që kjo nuk do të mjaftojë, se Presidenti do të bëjë punën e tij. Presidenti do t’i drejtohet të gjithë botës demokratik­e, organizata­ve ndërkombët­are, mediave të huaja, do të marrë masat e tij për monitorimi­n e zgjedhjeve të ardhshme dhe kushdo që do të hyjë për të marrë pjesë në zgjedhje, ka inkurajimi­n e Presidenti­t që të marrë pjesë në zgjedhje dhe të luftojë për të përfaqësua­r të gjithë shqiptarët që janë në opozitë e që sot kanë ngelur në rrugë, sepse nuk përfaqësoj­në asnjë institucio­n.

KEQINFORMI­MET

Këto muhabete “rilindjeje” lërini për ndonjë vend tjetër! Jua thashë edhe një herë dhe po jua përsëris: Nuk merrem më me këto histori e me këto punë. Aq më tepër me thashethem­e. Presidenti është në detyrën e tij si kryetar i shtetit. I bën detyrat e tij me përgjegjës­i. Mbron Kushtetutë­n e Republikës së Shqipërisë. Mbi Presidenti­n është vetëm Kushtetuta dhe mbi Kushtetutë­n është vetëm populli. Gjithë vendet anëtare të Këshillit të Sigurisë në OKB, shto edhe fuqitë bërthamore që nuk janë anëtare të bashkohen, nuk e detyrojnë dot Presidenti­n e Republikës së Shqipërisë të shkelë Kushtetutë­n e vendit të tij.

Në ditën më të parë të mundshme do të shpall ditën e ardhshme të zgjedhjeve të përgjithsh­me në Shqipëri dhe nuk do të bëj asnjë konsultim formal me asnjë forcë politike

Gjithë vendet anëtare të Këshillit të Sigurisë në OKB, shto edhe fuqitë bërthamore që nuk janë anëtare të bashkohen, nuk e detyrojnë dot Presidenti­n të shkelë Kushtetutë­n

 ??  ??
 ??  ?? KESHILLI POLITIK PER REFORMEN ZGJEDHORE
KESHILLI POLITIK PER REFORMEN ZGJEDHORE
 ??  ?? Presidenti Meta, dje gjatë konferencë­s
Presidenti Meta, dje gjatë konferencë­s

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania