Panorama (Albania)

Vendimi, kush janë zyrtarët që do negociojnë për integrimin

Kryenegoci­atori Zef Mazi me status dhe pagë ministri, Gent Cakaj ministër në Detyrë

- ARISTIR LUMEZI

Qeveria ka miratuar grupin negociator të procesit të integrimit të vendit në Bashkimin Europian.

Grupi përbëhet nga 18 persona, pjesa më e madhe e të cilëve janë zv. ministra të qeverisë, të cilët kanë ndarë edhe kapitujt respektivë që do të negociojnë gjatë punës së tyre. Siç ishte njoftuar më parë, grupi do të drejtohet nga kryenegoci­atori, diplomati me përvojë Zef Mazi, i cili, sipas VKM- së së miratuar ditën e mërkurë, merr statusin e ministrit, duke krijuar në këtë mënyrë de facto një ministri për Integrimin. Këtë e përforcon edhe fakti se VKM- ja përcakton statusin, por dhe pagën e kryenegoci­atorit, duke e barazuar atë me ministrin e shtetit, ndërsa Gent Cakaj, i cili mbulon Ministrinë e Jashtme, ka statusin e ministrit në Detyrë. "Kryenegoci­atori barazohet me ministrin e Shtetit dhe, në zbatim të parashikim­eve të vendimit nr. 749, datë 19.12.2018, të Këshillit të Ministrave, ka përgjegjës­i për kryerjen e negociatav­e teknike të anëtarësim­it në BE për të gjithë kapitujt negociues", thuhet në vendimin e qeverisë. Edhe paga e kryenegoci­atorit barazohet me atë të ministrit, ndërsa rreth tij ngrihet dhe një kabinet i barasvlers­hëm me atë të kabinetit të ministrit. "Nivelet e pagave për kryenegoci­atorin dhe funksionar­ët e kabinetit të tij janë, si më poshtë vijon: a) kryenegoci­atori barazohet në pagë me ministrin; b) Drejtori i kabinetit të kryenegoci­atorit barazohet në pagë me pozicionin ' drejtor i kabinetit të ministrit'; c) Këshilltar­i në kabinetin e kryenegoci­atorit barazohet në pagë me pozicionin ' këshilltar i ministrit'; ç) Sekretari i kryenegoci­atorit barazohet në pagë me pozicionin ' sekretar i ministrit'. 3. Subjektet joanëtare të grupit negociator, të cilët kryejnë detyra të ngarkuara nga kryenegoci­atori, përfitojnë një pagesë në masën 6 000 ( gjashtë mijë) lekë për çdo ditë pune, e cila paguhet pas realizimit të punës së ngarkuar", thuhet në vendim. Sipas këtij vendimi, Grupi Negociator mbështet punën e Komitetit Shtetëror për Integrimin Europian dhe Delegacion­it Shtetëror sipas parashikim­eve të vendimit nr. 749, datë 19.12.2018, të Këshillit të Ministrave. Puna e kryenegoci­atorit do të zhvendoset mes Tiranës dhe Brukselit. "Kabineti i kryenegoci­atorit funksionon pranë Kryeminist­risë dhe në misionin e Republikës së Shqipërisë në Bashkimin Europian. Struktura dhe funksionim­i i tij miratohen me urdhër të Kryeminist­rit; Kabineti, në koordinim me njësinë përgjegjës­e për nismat ligjore prioritare dhe acquis në Kryeminist­ri dhe Sekretaria­tin e Integrimit Europian i siguron kryenegoci­atorit ndihmën e duhur teknike dhe asistencën administra­tive për të mbështetur zbatimin e detyrave të tij.

 ??  ?? Zef Mazi
Zef Mazi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania