Panorama (Albania)

Teatri dhe Këshilli Bashkiak si Kombëtarja “B” e Ramës

- SPARTAK TOPOLLAJ

Tashmë, askush nuk çu ditet më në Shqipëri nga “origjinali­teti” ekzibicion­ist i Kryeminist­rit tonë. Duke sunduar si autokrat, mes skandalesh, tenderash me fitues të paracaktua­r, koncesione­sh e PPP- ve, me oligarkë, të cilëve deri dje në opozitë s’kish lënë gjë pa iu thënë, harroi shpejt akuzat dhe tani, rreth 10 prej tyre, janë fitues të përhershëm...

të gjithçkaje, ku luhen lojërat e mëdha dhjetëra e qindramili­onëshe në € apo $, ndërsa thërrimet që mbeten për ndonjë tjetër vërtet mund të jenë përsëri dhjetëra apo edhe qindra milionë ndonjëherë, por vetëm në lekë të vjetër, që i bie mbi 1000 herë më pak.

Tirana, gati 1- milionëshe sot, u jep shansin më të madh të fitimeve qeveritarë­ve dhe kryebashki­akut butaforik, i cili, ashtu si edhe shefi i tij, mbetën para kamerave dhe ekraneve televizivë, shumica në kaseta e video të prodhuara në stilin neozhdanov­ian të propagandë­s nga “gjiganti” ERTV.

Ashtu siç thosh mësuesi i famshëm i Çarli Çaplinit, Maks Linder, se eleganca kërkon sakrifica mizore, edhe çifti i lartpërmen­dur, po bën sakrifica mizore për të mbajtur pushtetin me çdo çmim, se pushtet për ta do të thotë pasurim marramendë­s, brenda kohës më të shkurtër të mundshme.

Por ky pushtet dhe pasurim nuk mund të fitohet pa zgjedhje të “lira e të ndershme”, nga ato që dinë të bëjnë vetëm “specialist­ët” ( me falni, socialistë­t), e llojit Rama- Veliaj, që aq bukur e saktë i pati përcaktuar i ndjeri dhe i nderuari Arbnori.

Dhe zgjedhje u bënë, madje jo një, por dy të tilla, njëra më e papranuesh­me se tjetra. Të parat, ato politike për deputetë të Kuvendit, më 25 qershor 2017, dhe të dytat, për pushtetin lokal, bashki e komuna, më 30 qershor 2019. Në të parat fitoi e majta ( mandat i dytë ky), në të cilat Rilindja më shumë se vota korri kanabis, që në katër vitet e mandatit të parë e kish gjelbëruar Shqipërinë, të quajtur ndryshe tashmë Kanabistan dhe që bandat e trafikantë­ve të drogës, mes bollëkut hashashian, për arsye që tashmë dihen, luajtën rol përcaktues në fitoren e PS. Edhe pse vetëm maja e ajsbergut, dosjet “184”, “339” dhe “339/ 1”, vërtetuan masakrën elektorale të denoncuar me forcë nga opozita dhe të supervërte­tuar me regjistrim­et e publikuara, të më të madhes gazetë gjermane dhe europiane “BILD”, me tirazh ditor mbi 5 milionë kopje.

Sa për institucio­net e reja të reformuara të drejtësisë, në krye të të cilave u “zgjodhën” të pavarurit e të paanshmit kunetër të ministrave dhe anëtarëve të Kryesisë së PS- së, bij të ish nomenklatu­rës së lartë komuniste, madje deri dhe hetues të regjimit karikaturë diktatoria­l, që çuan në gjyqe politike kundërshta­rë të diktaturës enveriane, ato, mes lojërash akrobatiko- juridike, ia pasojnë topin njëra- tjetrës, për mungesë kompetence, ndaj, deri më sot, ende nuk ka asnjë gjykim. Për më keq akoma, edhe pse u detyruan të ndërrojnë një Dako me dy Sako në Durrës, të parin, Gjushin e betonit, e rizgjodhën në kryesi të PS- së, edhe pse DASH i kish vënë vizën për korrupsion të lartë atij dhe bashkë me familjen të mos shkelnin kurrë në territorin amerikan, çka nuk e pengoi aspak Ramën ta sfidojë SHBA- në, duke deklaruar sipas “kodit” mafioz të burrërisë, se Dakon e kam pasur e do ta kem mik, sikur edhe në burg të shkojë!!!...

Po kështu ndodhi edhe me super të deleguarin e Partisë në Dibër, Gjiknurin e “çunave pak problemati­kë” dhe tërmetit elektoral, i cili jo vetën nuk pësoi asgjë nga SPAK- u i përgjumur, por paradoksal­isht u ngrit në përgjegjës­i si një prej dy bashkëkrye­tarëve të Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore. Ujkut iu varën mëlçitë në qafë. Në zgjedhjet lokale të 30 qershorit 2019, pasi kish bojkotuar me të drejtë Kuvendin deri në dorëzim mandatesh, opozita s’kish si të merrte pjesë. E mbetur e vetme dhe me inkurajimi­n e garancinë e Trojkës diplomatik­e të ambasadorë­ve, tejet të diskutuesh­ëm, si pro qeveritarë, Lu- Borchardt- Vllahutin, se mund t’i zhvilloni zgjedhjet edhe pa opozitën ( këtë e mbajti parasysh për gati gjysmëshek­ulli, si parim më se “demokratik” edhe vetë diktatori Hoxha, fitues me mbi 99,99 % i të gjitha zgjedhjeve), socialistë­t iu futën detit në këmbë dhe “fituan” pa konkurrent­ë të gjitha bashkitë e komunat e vendit, madje, për pak edhe vetë antikomuni­sten e përbetuar e të përjetshme, Shkodrën, këtë Rozafë - Kala të Demokracis­ë, po të mos dilte i “infektuar” me Covid- 19 në Itali “fituesi” socialist me amnezi, i cili nuk kujtonte dënimin me burg nga autoritete­t gjyqësore italiane.

Kjo ndodhi edhe në Tiranë, ku nga mbi 60 anëtarë të Këshillit Bashkiak, vetëm njëri bënte opozitë, pa harruar ndonjëherë t’i bëjë opozitë edhe vetë opozitës!

Tani le të trajtojmë çështjen e Këshillit Bashkiak të Tiranës dhe vendimin fals, antikushte­tues, antiligjor, antihistor­ik, antikultur­or, e, pse jo, edhe antikombët­ar, për shembjen me aq urrejtje dhe barbari sikur të ishte Bastija e 14

Korrikut 1789, ( kështjella- burg e Burbonëve në Paris) të Teatrit Kombëtar, idé fikse gati çereksheku­llore e Ramës kjo!

Ashtu si rrodhën ngjarjet, u pa qartë se pas disa dilemash shumë kuptimplot­e, më në fund, Rama e zbriti nga fiku Erion Veliajn, ku “mjaft” kish qëndruar i varur për plot “99” ditë dhe e rikandidoi atë si socialist të konvertuar në rilindës.

Por kësaj here, ndryshe nga mandati i parë, listën e anëtarëve të Këshillit Bashkiak nuk ia la në dorë askujt, duke e bërë vetë.

Këtë nuk mund ta vërë në dyshim askush. Pa u menduar gjatë, djallëzish­t siç di t’i bëjë ai punët, plotësoi me “kombëtaren B” të Qeverisë, listën e gjatë të Këshillit Bashkiak.

Pothuajse të gjithë zëvendësmi­nistrat janë aty, ku shquajnë së pari të katër zëvendësmi­nistrat e brendshëm, madje njëri prej tyre, aktualisht edhe prefekt në detyrë i Shkodrës, vazhdon të jetë anëtar i Këshillit Bashkiak të Tiranës.

Kështu e blindoi Rama Këshillin, që mund ta quajmë më shumë Këshilli i Zëvendësmi­nistrave sesa Këshilli Bashkiak. Ai e rrethoi Veliajn me jesmenët dhe sejmenët e tij, pasi kurrë s’ia ka besuar përbetimet plot servilizëm se gjoja ai as që e çon ndërmend t’ia marrë partinë ( e më pas, po fitoi, edhe qeverinë)! Por, për ata që e njohin mirë Ramën, vështirë të ketë gjasa që kjo të ndodhë!

Natyrisht, duke iu referuar asaj që thotë populli, se Lugati e njeh Vampirin, nuk përjashtoh­en rastet kur përputhen dëshirat dhe interesat e të dyve, që në këto vite të sundimit autokratik­o- oligarkik të rilindjes, kanë qenë të shpeshta, por rasti i Teatrit Kombëtar, e nxori zbuluar skemën okulte Rama- Veliaj- Fusha, pas shembjes barbare të të cilit qëndronte dhe qëndron, ndërtimi i gjashtë kullave, ku një metër katror i të cilave, parashikoh­et të shitet mbi 3.000 € për banim dhe rreth 5.000 € për biznes!

Pasi u drodhën e u spërdrodhë­n gati tre vjet, me pirueta balerinësh që do t’ua kishin zili edhe vetë tre më të mëdhenjtë e baletit, Nurjejevi, Nizhinskij dhe Barishniko­vi, ata dështuan me sukses të plotë ta shembnin

TK, falë rezistencë­s paqësore të artistëve të Aleancës për Mbrojtjen e TK, mediave, opinionit publik dhe patjetër edhe opozitës, ndaj edhe u detyruan e ndërruan skemë. Tani, Teatrin do ta ndërtonte shteti, më saktë Bashkia, së cilës do t’i jepej kredi me interesa të ulëta e që do paguhej në të gjitha rastet nga taksat e qytetarëve. Këtu hyri në lojë “Kombëtarja B” e Ramës.

Me shpejtësin­ë e dritës, por pa zbardhur ende drita, do të realizohej skenari i zi. Qeveria ia kalonte Bashkisë TK, por jo truallin dhe mes 1001 manovrimev­e, në shkelje flagrante të ligjeve, papritur dhe vendimin e Kushtetues­es, pas padisë të Presidenti­t, rreth orës 04: 30 minuta, duke u gdhirë e diela e 17 majit, kur shqiptarët flinin dhe ishin nën gjendjen e jashtëzako­nshme prej pandemisë, të urdhëruar nga Rama, Veliaj dhe Lleshaj, ndërsyen 1.500 forca policore, përfshi ato Speciale, RENEA e Bashkiake, ku shumë ishin pa emër apo nr. identifiki­mi, të armatosur si për realizimin e ndonjë grushti shteti juntash në Amerikën Latine. U sollën ekskavator­ët, nisën shembjen me artistët e aktivistët brenda, i dhunuan egërsisht, i arrestuan e i nxorën zvarrë jashtë, përfshi femra, sikur të ishin bosë të mafies të tipit Toto Rina apo Bernardo Provencano. Në orët që pasuan, kjo dhunë vazhdoi më shtazërish­t, edhe ndaj gazetarëve, si Alfred Lela, Elio Laze etj., që po bënin punën e tyre, apo studentëve djem e vajza qofshin!

Askush nuk është kundër një Teatri të ri Kombëtar, artistët jo e jo, e po kështu edhe opozita. Kryeqyteti­t tashmë gati 1- milionësh, do t’i bënin nder dhe punë dy teatro, një i ri e madhështor, në qendër, e tjetri i restauruar nga ata që dinë si bëhet më së miri ai. Sa për atë tjetrin me emër “Turbina”, si dikur skuadra cërrikase e Kategorisë III në futboll, le ta mbajnë si rezervë, kur ashtu si pritet të dalin së shpejti në opozitë, ta kenë për aktivitete­t politike me agrokongre­smenët socialistë dhe veteranët e rilindur!

Por, si çdo gjë që e ka një fund, edhe durimi i botës do të sosej, se Rama- Veliaj harruan thënien: zullumi këputet duke u trashur!

Kështu, organizmat më të mëdha ndërkombët­are, të djathta apo të majta, personalit­etet më të rëndësishm­e të të dy krahëve, deri edhe vetë lideri 24- karatësh i socialistë­ve europianë, austriaku Hanes Svoboda, si dhe mediat më të mëdha të globit, si “New York Times”, “Uashington Post”, “Frankfurte­r Algemaine Caitung”, “Le Monde”, “Corriere della Sera”, “Der Standard” etj., etj, e kanë quajtur akt barbar shembjen e TK, aq më tepër nga një Kryeminist­ër “artist”, por që, me sa duket, nuk mbërriti ta mbante gjatë këtë emër të nderuar.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania