Panorama (Albania)

Dhuna ndaj 15- vjeçarit, kreu i Policisë përdor videon e nënës me pistoletë në film

"Fadromat nisën ta shembinn Teatrin kur kishte njerëz brenda”

- Sandër Lleshaj Erion Veliaj

Artistët i kërkuan dje SPAK- ut, arrestimin e ministrit të Brendshëm, drejtorit të Përgjithsh­ëm të Policisë dhe kryetarit të Bashkisë së Tiranës, duke i akuzuar për "Vrasje të mbetur në tentativë" dhe "Shpërdorim detyre".

Ata depozituan një tjetër kallëzim penal në ngarkim të Sandër Lleshajt, Ardi Veliut dhe Erion Veliajt, në Prokurorin­ë e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsion­it. Sipas Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, në momentin kur fadromat nisnin të shembnin Teatrin Kombëtar, brenda tij ndodheshin ende njerëz. Për pasojë, është rrezikuar seriozisht jeta e tyre dhe për këtë arsye artistët e konsideroj­në si vrasje në tentativë atë që ndodhi në orët e para të datës 17 maj. "Pamjet filmike tregojnë qartazi dhunën e ushtruar gjatë shoqërimit të protestues­ve, por edhe se si një numër i madh i forcave të Policisë ishin prezentë aty me armë dhe pa numër identifiki­mi, i cili në bazë të ligjit për Policinë e Shtetit dhe akteve të tjera të dala në zbatim të tij, është detyrim dhe jo dëshirë e punonjësve të Policisë apo eprorëve të tyre", thuhet në kallëzimin e depozituar në SPAK. Ndërsa theksohet se ky fakt, që do e vërtetojnë me pamje filmike, e kanë konstatuar edhe te një numër i madh i forcave të Policisë Bashkiake të pranishëm në shembjen dhe në veprimet e dhunshme. "Gjatë këtij aksioni policor, bie në sy prania e një numri të konsiderue­shëm të forcave RENEA ( mbi 50 policë), të cilët me veprime konkludent­e dhune i kanë drejtuar armë të tipit automatik artistëve të ndryshëm dhe po në mënyrë të dhunshme, i kanë nxjerrë jashtë dhe i kanë shoqëruar në komisariat­e të ndryshme", rendisin artistët në kallëzimin e tyre të depozituar në Prokurorin­ë e Posaçme.

 ??  ??
 ??  ?? ARDI VELIU NE KOMISIONIN E SIGURISE
ARDI VELIU NE KOMISIONIN E SIGURISE
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania