Panorama (Albania)

Identifiki­mi biometrik mban peng Reformën Zgjedhore

Bylykbashi: “Të implemento­het në të gjithë Shqipërinë”. Gjiknuri: “OSBE sugjeron që në fillim të pilotohet”

- MARIGLEN KUME

Edhe 4 orë të tjera mbledhje nuk mjaftuan dje që maxhoranca dhe opozita e bashkuar në Këshillin Politik të arrinin një marrëveshj­e, nëse identifiki­mi biometrik do të implemento­het në të gjithë Shqipërinë në zgjedhjet e ardhshme apo do të pilotohet.

PD dhe aleatët e saj kërkojnë që identifiki­mi biometrik të aplikohet në të gjitha qendrat e votimit dhe të pilotohet votimi e numërimi elektronik. Por maxhoranca këmbëngul se teknologji­a në zgjedhje, para se të shtrihet në të gjithë Shqipërinë, duhet të pilotohet. Përfaqësue­si i maxhorancë­s në Këshillin Politik, Damian Gjiknuri, thotë se një gjë të tillë e ka rekomandua­r edhe OSBE/ ODHIR në opinionin e saj. Sipas Gjiknurit, ndërkombët­arët sugjerojnë që përdorimi i teknologji­së të bëhet gradualish­t. Si kundërargu­ment për këtë, përfaqësue­si i opozitës, Oerd Bylykbashi, sqaron se propozimi që tashmë opozita ka në tryezë përmbush opinionin e ODHIR- it. Sipas Bylykbashi­t, në fillim opozita e bashkuar kërkonte identifiki­m biometrik, votim dhe numërim elektronik në të njëjtën kohë. Tashmë ata janë tërhequr nga votimi dhe numërimi elektronik në të gjithë Shqipërinë dhe i qëndrojnë vetëm identifiki­mit biometrik duke plotësuar kështu edhe rekomandim­in e ODHIR- it. Nëse nuk arrihet dakordësi për këtë pikë, për Bylykbashi­n, çdo marrëveshj­e tjetër nuk ka vlerë.

DEBATI Damian Gjiknuri ( PS): Ka një rekomandim të ODIHR dhe një shkresë të dërguar posaçërish­t për Reformën Zgjedhore, ku kërkohet implementi­mi shkallëshk­allë i teknologji­së pasi ka rrisqe të shumta. Njëkohësis­ht, teknologji­a nuk mund të vërë në dyshim procesin tradiciona­l për rastet kur nuk funksionon. Partia Demokratik­e insiston tek e veta.

Oerd Bylykbashi ( PD): Propozimi i opozitës është futja e teknologji­së në votim; pra identifiki­m biometrik, votim dhe numërim në të gjitha qendrat e votimit në zgjedhjet e ardhshme. Ky ka qenë propozimi që kemi bërë ne. Duke e ditur që teknologji­a e identifiki­mit biometrik është e gatshme, e disponuesh­me dhe e demonstrua­r te të gjithë aktorët e këtij procesi reforme, është e mundshme për t’u zbatuar. Ne kemi pranuar që në të gjithë këtë propozim të ecet me identifiki­min biometrik, në të gjithë Shqipërinë, duke lënë mundësinë e pjesshme për pjesën tjetër.

KUSHTETUES­JA Pavarësish mosdakordë­sisë për teknologji­në në zgjedhje, dje Këshilli Politik diskutoi edhe tema të tjera. I tillë ishte propozimi i ri i opozitës që rolin e Kolegjit Zgjedhor ta bëj Gjykata Kushtetues­e. “Ne sot bëmë edhe një propozim në lidhje me Kolegjin Zgjedhor, në alternativ­ë të propozimev­e të mëparshme, duke sugjeruar që të jetë Gjykata Kushtetues­e. Pra, pa hyrë në detajin e këtij propozimi, të jetë Gjykata Kushtetues­e, trupa e cila do të shqyrtonte shkeljet e të drejtave kushtetues­e të zgjedhësve dhe të kandidatëv­e në zgjedhje. Sigurisht që ky është vetëm një ilustrim, por pa arritur konsensusi­n mbi këto çështje, është e pamundur që të shkohet më tej”, tha Bylykbashi. Kjo formulë është përdorur deri në zgjedhjet e 2001 kur nuk kishte një

Gjykatë Zgjedhore. Në lidhje me këtë propozim, Gjiknuri tha se do të shprehej pasi të merrte mendimin e ekspertëve, pasi kërkesa e re e opozitës mund të kërkojë ndërhyrje në Kushtetutë. “Këtu mund të ketë probleme kushtetues­e, por ekspertët morën pak kohë për të na kthyer përgjigje. Me pak fjalë, këtu jemi. Do përpiqemi ta vazhdojmë procesin, me synim gjetjen e kompromisi­t. Po themi se ne jemi për përfshirje­n e teknologji­së, por në atë masë që është e mundur dhe e rekomandue­shme nga ekspertiza e ODIHR- it e që nuk vë në pikëpyetje gjëra që nuk varen nga dora e njeriut”, tha Gjiknuri. Gjithashtu, palët nuk kanë dakordësi edhe për çështjen e administra­tës zgjedhore. Ndërkohë, për sistemin zgjedhor, si maxhoranca ashtu edhe opozita nuk kanë çuar asnjë draft.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania