Panorama (Albania)

Bashkim partish brenda koalicioni­t, Mediu: Propozimi është në tryezë

-

Propozimi i aleatëve të vegjël për të krijuar grup partish brenda koalicioni­t do diskutohet në Këshillin Politik të Reformës Zgjedhore. Pas një takimi ditën e djeshëm me Fatmir Mediun, Nard Ndokën, Dashamir Shehin e Agron Dukën, kreu i PD- së, Lulzim Basha, u garantoi atyre se propozimi i tyre do diskutohet në Këshillin Politik. Ky lajm u konfirmua edhe nga kryetari i Partisë Republikan­e, Fatmir Mediu, i cili është edhe ideatori i këtij propozimi. “Kemi rënë dakord në parim edhe me zotin Basha, do të shtrohet në tryezën e Reformës Zgjedhore. Nuk ka të bëjë me interes specifik të partive të vogla të koalicioni­t, por me interes që ka të bëjë me ndarjen e mandateve sipas votave që japin qytetarëve shqiptarë dhe krijimin e një marrëdhëni­eje edhe më të drejtë”, tha Mediu. Ndërkohë, sipas burimeve nga brenda takimit mësohet se kreu i PD- së u ka thënë aleatëve se PD është e gatshme të pranojnë një sistem zgjedhor me lista të hapura. Por kujtojmë që maxhoranca është shprehur më herët se ndryshimi i sistemit do të lihet për në një moment të dytë. Për ndryshimin e sistemit, Fatmir Mediu tha se është Partia Socialistë që nuk do ta ndryshojë. “Basha dhe përfaqësue­sit e tjerë të opozitës janë për ndryshimin e sistemit. Për fat të keq, kemi një reagim negativ nga ana e PS, që do të ruajë jo vetëm sistemin, por dhe këtë situatë të papranuesh­me, ku nuk i jepet mundësia shqiptarëv­e që të votojnë si qytetarë, të cilët kanë të drejtë për të votuar dhe të vendosin se kush është e ardhmja e tyre”, deklaroi Mediu.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania