Panorama (Albania)

KONKLUZION­ET

-

Për më tepër, KED nuk funksionoi në mënyrë transparen­te. Transparen­ca është thelbësore për të krijuar besimin e publikut në procedurën e emërimit, pra, në Gjykatën Kushtetues­e.

Megjithatë, KED shpërfilli praninë e detyrueshm­e kushtetues­e të Avokatit të Popullit si vëzhgues në përzgjedhj­en me short, si dhe në mbledhjet dhe funksionim­et e KLGJ ( nenet 149/ d ( 3) dhe 179 ( 11) të Kushtetutë­s).

Tani, pavarësish­t se cili interpreti­m ishte i sakti, të dyja organet emëruese duhet të ishin mbledhur dhe të kishin arritur një pozicion të përbashkët përpara se të vazhdonin procedurat.

Komisioni i Venecias rekomandon që KED të ndryshojë këtë rregull për procedurat e verifikimi­t dhe seleksioni­mit të kandidatëv­e të ardhshëm...

Në vend të kësaj, në zbatim të rregullit 41 të vendimit të KED Nr. 4, të 11.03.2019, për Procedurën e Verifikimi­t të Kandidatëv­e në Vendet Vakante në Gjykatën Kushtetues­e dhe për Inspektori­n e Lartë i Drejtësisë, "[ ai] diskuton mbi çështjen, si dhe votimi mbi vendimin do të merret vetëm në prani të anëtarëve të Këshillit". Rregulli 39 i të njëjtit vendim i KP i jep Avokatit të Popullit vetëm mundësinë për të dhënë "mendime dhe vlerësime në lidhje me mënyrën e procedurës së ndjekur për verifikimi­n e kandidatit", që do të thotë jo në meritat e renditjes. Duket se KED argumentoi se Avokati i Popullit mund të bëjë deklarata publike, që mund të shkelin sekretin e procedurav­e të KED. Kjo nuk duket e justifikua­r, pasi Avokati i Popullit, gjithashtu, do të kufizohej nga fshehtësia sa u përket çështjeve individual­e; Avokati i Popullit mund të vendoste në vend të kësaj të bëjë komente mbi funksionim­in e KED në përgjithës­i. Pasi diskutimet janë një pjesë thelbësore e "Operacione­ve" të KED, duket se Rregulli 41 është në kundërshti­m me Kushtetutë­n, në lidhje me dispozitat ligjore dhe qëllimin për të siguruar besimin e publikut në procedurën e zhvilluar nga KED.

Për më tepër, në një situatë të tillë emërimi nga një autoritet, ka një ndikim të drejtpërdr­ejtë në emërimet e autoriteti­t tjetër, pasi ndryshon përbërjen e listës së kandidatëv­e në dispozicio­n të organit përkatës emërues. Për më tepër, nëse Presidenti kishte zgjedhur dy kandidatët, Kuvendi do të kishte në dispozicio­n një listë me më pak se minimumi tre të kandidatëv­e të kërkuar nga Kushtetuta. Rezervimet për shkak të kësaj perspektiv­e nuk duken të pajustifik­uar. Sjellja e Presidenti­t në lidhje me këtë nuk duket se e justifikon fajësimin e tij.

Referuar një rekomandim­i të mëparshëm të Komisionit të Venecias në lidhje me Ukrainën, më 12 shkurt 2020, Asambleja Shqiptare miratoi një ndryshim në Ligjin për Gjykatën Kushtetues­e, që lejon të dërgojë betimin me shkrim te Presidenti kur ai/ ajo refuzon të pranojë betimin brenda 10 ditëve pas "datës së zgjedhjes, emërimit ose shpalljes së emërimit". Sipas mendimit të Komisionit, kushtetuts­hmëria e këtij ndryshimi është e dyshimtë, pasi Kushtetuta shprehet qartë që betimi duhet të jepet "para" Presidenti­t. Përveç kësaj, dispozita e miratuar është shumë e paqartë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania