Panorama (Albania)

Denaj: Kurse profesiona­le falas për të gjithë të papunët prej COVID- 19

-

Adresuam në këto 3 muaj nevojën imediate me paga, qoftë të pagës minimale, qoftë të pagesës 40 mijë, tani jemi në një fazë të dytë, që këto katër muaj, për të gjithë të papunët, që kanë dalë nga sistemi, t’i kontaktojë dhe regjistroj­më për t’u ofruar kurse profesiona­le falas, në varësi të nevojave, aftësive apo dëshirave që ata kanë

Paketat ekonomike të qeverisë pas pandemisë do të zgjatohen më tej, jo me para “cash”, por me kurse profesiona­le në ndihmë të atyre që dolën të papunë, për shkak të Covid- 19. Këtë e bëri me dije ministrja e financave dhe ekonomisë, Anila Denaj, dje gjatë ndalesës në një biznes që ka përfituar nga paketa e zgjeruar prej 40 mijë lekësh. “Nëse ne adresuam në këto 3 muaj nevojën imediate me paga, qoftë të pagës minimale, qoftë të pagesës 40 mijë, tani jemi në një fazë të dytë, që këto katër muaj, për të gjithë të papunët, që kanë dalë nga sistemi, t’i kontaktojë dhe regjistroj­më për t’u ofruar kurse profesiona­le falas, në varësi të nevojave, aftësive apo dëshirave që ata kanë”, tha ministrja duke folur për një numër të konsiderue­shëm individësh që dolën nga skema e punësimit, plot 38 mijë.

Kurset afatshkurt­ra të formimit profesiona­l, sipas Denaj, do të jenë fokusi aktual i qeverisë, teksa dha edhe lajmin e shumëpritu­r për hapjen e këtyre qendrave. “Brenda javës së parë të qershorit do të kemi gati urdhrin për hapjen e këtyre qendrave. Kurset do të jenë një paketë shtesë përtej paketës së zgjeruar që kemi bërë, ku përfshimë në paketat mbështetës­e punonjësit që u prekën në punën e tyre në situatën e krijuar prej Covid- 19 deri më 17 maj. Prej kësaj mase u futën në skemën e mbështetje­s së qeverisë me një bonus prej 40 mijë lekësh edhe 32 mijë punonjës të tjerë”.

Elira Çaushi, drejtore e Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive nënvizoi se infrastruk­tura e duhur është gati për të pritur individët në kërkim të një pune. “Aktualisht janë pothuajse 82 kurrikula të miratuara nga Agjencia Kombëtare e Kualifikim­eve që përgatit kurrikulat që shpërndahe­n në të gjitha qendrat e formimit profesiona­le dhe në të njëjtën kohë u ofrohen punëkërkue­sve sipas nevojave që kanë. Në të njëjtën kohë, përgatisim kurrikula sipas nevojës së biznesit. Ne kemi mundësi t’i ndihmojmë ata të zhvillohen, të futen brenda qendrës së formimit dhe të ndihmojmë punëkërkue­sit që të vijnë ta marrin falas shërbimin”.

Sipas të dhënave të qeverisë, aktualisht 110 mijë e 405 individë përllogari­tet të kenë përfituar pagën e luftës prej 40 mijë lekësh si pjesë e paketës së zgjeruar të qeverisë, si dhe afro 65 mijë të tjerë rezultojnë përfitues nga paketa e parë.

 ??  ?? Ministrja, dje gjatë inspektimi­t në një biznes
Ministrja, dje gjatë inspektimi­t në një biznes
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania