Panorama (Albania)

COVID- 19, raste të reja në Mat dhe Lushnjë

-

Janë rikthyer rastet në Lushnjë, Durrës dhe Mat. Dje janë konfirmuar 23 raste të reja, nga të cilat 12 në Tiranë, 6 në Mat, 4 në Lushnjë dhe 1 në Durrës. Shtimi i rasteve ka ardhur jo vetëm si pasojë e heqjes së kufizimeve, por edhe të rritjes së gjurmueshm­ërisë. Ministria e Shëndetësi­së ka bërë me dije se po testohen të gjithë personat e mundshëm që kanë pasur kontakt me personin e infektuar, gjë e cila ka sjellë edhe rritje të kurbës, veçanërish­t përgjatë javës së fundit. “Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 276 qytetarë si të dyshuar të prekur me Covid- 19 dhe janë konfirmuar 23 raste të konfirmuar­a pozitive, 12 prej të cilave në Tiranë. 8 janë kontakte të rasteve të mëparshme pozitive dhe 4 janë raste të reja në proces hetimi. Nga hetimi i thelluar epidemiolo­gjik në QSUT, ku janë testuar 57 personel shëndetëso­r dhe pacientë, dhe të gjithë kanë rezultuar negativë. Po ashtu, janë konfirmuar 6 raste në Mat, kontakte të një pacienteje në QSUT dhe 4 raste në Lushnjë, kontakte të rasteve pozitive, të konfirmuar më herët në Tiranë dhe 1 rast i ri në Durrës”, tha Eugena Tomini. Sa i takon situatës në spital, nuk ka pasur rritje të shtrimeve. Ajo që mund të thuhet është se është rritur numri i personave në terapi intensive. “Në Spitalin

Infektiv, aktualisht, po trajtohen 23 pacientë, nga të cilët 5 janë në terapi intensive. Në 24 orët e fundit janë të shëruar 28 qytetarë, duke e çuar në 851 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë. Po ashtu, që nga fillimi i epidemisë janë kryer mbi 15,500 testime molekulare dhe serologjik­e, ndërsa numri i rasteve të konfirmuar­a pozitivë në të gjithë vendin është 1099.

Prej tyre, mbi 77% janë të shëruar. Në vendin tonë, aktualisht, janë 215 persona aktivë me COVID- 19, kryesisht ne Tiranë”, shtoi Tomini. Me heqjen e kufizimeve, Ministria e Shëndetësi­së u ka bërë apel qytetarëve që të tregohen kujdesshëm. “Ruani distancimi­n fizik mbi 1.5 metër. Kur nuk arrihet distancimi fizik, përdorimi i maskës është i domosdoshë­m”.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania